Dhuro magji – 8 libra per femijen tuaj me 1 qershor

Fushata-per-femije_maj_fb_ad

Bukinist.al dhe Leximtari rekomandojnë libra të kategorive dhe zhanreve të ndryshme, pako dhe sete të cilat mund t’ua bëni më të bukur vogëlushëve ditën e tyre. Ato janë në ofertë përgjatë periudhës 18 maj  deri më 1 qershor

Fushata-per-femije_maj_fb_ad

Festa e 1 qershorit bëhet më magjike për familjen tuaj nëse u dhuroni libra fëmijëve në një ditë të tillë. Një dhuratë e tillë ka vlera të shumëfishta pasi libri zhvillon kreativitetin, përmirëson përqendrimin, ul ndjeshëm stresin, pasuron gjuhën dhe fjalorin, nxit reflektimin, e kupton më mirë tjetrin, jep dije dhe njohuri, dhe shumë e shumë vlera të tjera. Nuk ka mjet apo forcë tjetër që të prodhojë vlera kaq të mëdha sa libri.

Prandaj, Bukinist.al ka lançuar një fushatë ku i fton të gjithë prindërit për të dhuruar libra në Ditën Botërore të Fëmijëve. Ne kemi përgatitur një listë rekomandimesh, ku jemi bazuar mbi shijet dhe vlerësimet e lexuesve të vegjël, ku kemi gërshtetuar të gjitha zhanret dhe kategoritë e librave për fëmijë, si dhe kemi vlerësuar autorët klasikë shqiptarë dhe të huaj dhe ata bashkëkohorë.

Po ashtu, kemi marrë në konsideratë edhe grup-moshat nga 2 deri 15 vjeç. Për t’ia shtuar magjinë, ne kemi rekomanduar libra përgjithësisht cilësorë në aspektin e botimit dhe shtypshkrimit, me kapakë të trashë, ku janë përfshirë edhe sete librash dhe pako, të cilat janë dhurata që do të mbesin të pashlyera në kujtesën e fëmijës tuaj. Pra, përmes këtyre librave, ne i zbavisim fëmijët, ua shtojmë fantazinë, iu rrisim njohuritë dhe i bëjmë qytetarë më të mirë dhe më të ditur në një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Më poshtë, gjeni listën me 8 rekomandime që ka përgatitur Bukinist.al dhe Leximtari.al më 1 qershor:

1.“Tregime te mocme shqiptare” nga Mitrush Kuteli

tregime-te-mocme-shqiptare

Ky është një botim special, me kopertinë të trashë, ku arti i rrëfimit kutelian, shoqërohet me pikturat fantastike të Gazmend Lekës. Ky botim i shkruar mjeshtrisht nga Mitrush Kuteli është i ngjashëm me botimin e para viteve ’90, por që vjen cilësisht më i arrirë në përgatitjen e tij në shtypshkrim dhe cilësinë e materialeve për prodhimin e librit. Ky libër është ndër më të lexuarit në letërsinë shqipe për fëmijë dhe duhet të jetë patjetër në bibliotekën e fëmijës tuaj!

Ky libër është për lexues të moshës 5 vjeç dhe lart.

2.“Përralla shqiptare 100+1 nate” nga Virgjil Muçi

perralla-shqiptare-1001-nate

Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që vjen nga gurra popullore, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe, rrëfimtarit dhe përkthyesit të njohur Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këtë set me dy vëllime “Përralla shqiptare 100+1”, duke i magjepsur lexuesit e çdo moshe. Ne e rekomandojmë fort që fantazia e çdo fëmije të nisë me këto dy libra që duhet të jenë pjesë e bibliotekës së tij.

Ky set me dy libra është për lexues të moshës 3 vjeç dhe lart.

3.“Përrallat e Andersenit” nga Hans Christian Andersen

perrallat-e-andersenit

Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi. Në këtë botim special që ka përgatitur Albas, ne e kemi rekomanduar për ta bërë dhuratë për fëmijën tuaj pasi janë rreth 100 përralla të Andersenit, këtij përralltari të shquar të të gjitha kohërave. Me këtë botim ju keni futur në shtëpinë dhe mendjen e fëmijës tuaj magjinë më të spikatur të të gjithë botës. Ky botim është për lexues të moshës 5 vjeç dhe lart. Mos harroni: Vlerat e tij spikasin nëse ju, të dashur prindër do t’ua lexoni këto përralla fëmijëve tuaj para se të flenë!

  1. Kështjella e Përrallave

keshtjella-e-perrallave

Mirë se vini në këtë këshjellë magjike, për të zbuluar aventurat fantastike të princit Tristan. Brenda këtij libri gjenden shumë libërtha të tjerë. Prandaj, ne ju ftojmë të ndiqni udhëtimin brenda kësaj pakoje të madhe dhe të zbuloni përmes të papriturash personazhe magjike: katallan të këqinj, shtriga ziliqare, princesha të bukura, buratin të pabindur e shumë të tjerë. Do të mundet vallë Tristani ta shpëtojë të dashurën e zemrës Marjana? Nëse je trim e hyn në kështjellë, atëherë do ta zbulosh edhe ti…

Kjo pako është për lexues të moshës 3 vjeç dhe lart….

  1. Kolana me 8 vëllime e Harry Potter-it

set-8-libra-harry-potter-i-pashmangshem

Harry Potter  është një personazh që tashmë ka pushtuar mendjet dhe zemrat e të gjithë lexuesve në mbarë globin, sidomos fëmijët dhe të rinjë, duke u kthyer në librin më të shitur. Ky set i librave të J. K. Rwoling është ndërtuar enkas për tu njohur me personazhin e pashmangshëm, i cili duhet të jenë të bibliotekën e çdo familje: Nga libri i parë deri në fund, në serinë me tetë libra do të gjeni një realitet të papërsërtshëm me aventura, thrill, fantazi dhe me imagjinatë të pakundgjindshme…. Shtatë prej librave janë sjellë në shqip nga përkthimi mjeshtror i Amik Kasoruhos.

Ky set librash është për lexues të moshës 11 vjeç dhe lart.

  1. “Aventurat e Hakëlberi Finit” nga Mark Twain

aventurat-e-hakelber-finit

Ky botim është listuar mes 10 librave më me vlerë që është shkruar ndonjëherë për lexuesit e vegjël. Aventurat e Hakut, shkruar mjeshtrit nga Mark Twain do të nxisin fantazinë e fëmijës tuaj dhe do të shërbejnë për të mbajtur gjallë kujtesën e fëmijërisë, – e cila rrok një botë të papërsëritshme.

Ky libër është për lexues të moshës 8 vjeç e lart.

  1. Enciklopedia e Gjeniut

enciklopedia-e-gjeniut

Ky botim special, i hedhur në qarkullim nga Aeditions, është libri që kanë pritur gjenitë e vegjël: I hartuar me ekspertizën më të fundit botërorë në fushën e pedagogjisë, me informacionet më të fundit, ky libër njëherësh shërben edhe si një test për fëmijët inteligjentë. Gjatë dy dekadave të fundit janë botuar shumë enciklopedi, por kjo konsiderohet padyshim më e mira, prandaj, ne e kemi listuar mes botimeve të veçanta për ta bërë dhuratë për fëmijën tuaj.

Ky libër është për lexues të moshës 7 vjeç dhe lart.

  1. “Sapiens – Lindja e njerezimit” nga Yuval Noah Harari

sapiens-lindja-e-njerezimit

Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e njerëzimit” shkruar nga Yuval Noah Harari na rrëfen se si majmuni i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Ky libër vjen i përshtatur për fëmijë pas suksesit absolut që pati në të gjithë botën libri “Sapiens”. Prandaj, ky libër do të hapë horizonte të reja për fëmijën tuaj, do të nxisë reflektimin për të shkuarën e qenies njerëzore dhe do të shërbejë për të qenë më të aftë për të kuptuar të tashmën tonë. Ilustrimet fantastike e bëjnë lehtësisht të kuptueshëm gjithë historinë e qenies njerëzore.

Ky libër është për lexues të moshës 10 vjeç dhe lart.

Përgatiti materialin Albert Gjoka

Fushata-per-femije_maj_fb_post

Të gjithë librat i gjeni në ofertë tek platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, BUKINIST.A.L

Ju mund të na kontaktoni edhe përmes:

E-mail: info@bukinist.al

Tel: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *