Përshtyje rreth librit “Parime” të Ray Dalio: Nga maja e fondeve mbrojtëse (hedge fund), shprehitë e zgjuara dhe të argumentuarit për transparencë thelbësore dhe të menduarit e vetes si një makineri
Daniel Akst
Askush nuk mund ta quajë Ray Dalio-n si një person jo parimor. Në fakt, themeluesi i Bridgewater Associates, i cili e ndërtoi atë nga fillimi, duke e kthyer në fondin më të madh mbrojtës në botë, mund të jetë i njohur për krijimin e një sërë parimesh kontraversale që synojnë sistemimin e mënyrës se si firmat marrin vendimet dhe kodifikimin e vlerave të këtyre vendimeve. Në vitin 2010, ai i publikoi ato në internet, duke marrë më shumë se tre milionë shkarkime.
Dalio ka sjellë tashmë botimin e katërt të librit, titulluar “Parime”, në të cilin ai ka zgjeruar perceptimet dhe “aksiomat” e tij në shpjegimin e mënyrës sesi ai i ka përdorur ato për të krijuar “një ide meritokratike e cila shtrihet për të shpërndarë punë dhe marrëdhënie domethënëse nëpërmjet të vërtetës dhe transparencës radikale” (citim i autorit). Metafora e thelbit të mendimit të Dalios është “makineria”, një term që shfaqet vazhdimisht. “Mendoje veten tënde si një makineri”, – shkruan ai, duke theksuar pikëpamjen, “opero me një makineri”.
Parimi i parë, – tejet i arsyetueshëm, – është: “Mendo të zgjedhësh: 1) çfarë do; 2) cila është e vërteta; 3) çfarë duhet të bësh për të arritur #1 në bazë të #2.” Nga këtu, libri ofron dy struktura të mbivendosjes së perceptimeve; një për jetën dhe një për punën, – të dyja të projektuar për të bashkëjetuar me vështirësitë e vazhdueshme që njerëzit hasin gjatë gjetjes së kuptimit të jetës.
Autori vazhdon të theksojë pikat e fshehura, që na ndikojnë të gjithëve dhe nevojën e përplasjes në fytyrë të turpit se sa pak dimë. “Asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt për asgjë”, – shkruan Dalio, duke jehuar urdhërimin e parë të dekalogut klasik të Bertrand Russell-it “Mos u ndje asnjëherë i sigurtë për asgjë” dhe duke e vënë veten tërësisht në një traditë të virtytshme që shtrihet deri tek Sokrati.
Përveç këtyre fillimeve premtuese, në fund të fundit, parimet e Dalio-s janë një përzierje zhgënjyese e kokëfortësisë dhe syve të shndritshëm, mendjemprehtësisë dhe jo-qëndrueshmërisë, ndjeshmërisë dhe të panjohurës. Mbi të gjitha, parimet janë të dukshme. Ai thekson përqafimin e ndryshimit, të qenurit mendjehapur dhe ta përballësh realitetin, – të gjitha këto nocione të shëndosha që do të befasonin një të rritur që nuk mendon thellë. Copëzat e dobishme përfshijnë parimin e punës 10.6c, i cili sugjeron që vartësit të kalojnë disa minuta duke shkruar një raport ditor për ato punë që bënë atë ditë – dhe; me të vërtetë, a nuk mund të përfitonim të gjithë nga mbajtja e një ditari? Por, ne gjithashtu marrim paralajmërime të tilla si “Kujdes nga kontrollet “, “Përdorni një listë për të shënuar detyrat dhe ato që keni përfunduar” dhe “Merrni kohë për pushim”! Parimi i jetës 4.1a, me të gjithë seriozitetin thotë: “Ne kemi lindur me aftësi që munden edhe të na dëmtojnë, por edhe të na lëndojnë, në varësi sesi i përdorim”.
Disa nga idetë e Dalios janë më alarmante se barnat qetësuese: T’i shohësh sistemet komplekse njerëzore si makineri duket një mënyrë e rrezikshme dhe është naive “transparenca radikale ”. Grackat e saj ishin me dhimbje të dukshme për Winston Smith tek romani “1984” dhe duhet të jetë e qartë për ne të tjerët deri tani falë një revolucioni dixhital që ka shfrytëzuar informacionin tonë, atë më privat dhe e ka ekspozuar aq shumë tek hakerat. E vërteta radikale, gjykuar nga media e Bridgewater, mesa duket do të thotë kritikë e vazhdueshme dhe e shpeshtë në publik, e cila vështirë të jetë e pëlqyeshme për njerëzit me mendje të hapur.
Lexuesit skeptikë do të gjejnë nevojën për të kundërshtuar sadopak Dalio, duke qenë se ai është shumë i mirë në punën që ka bërë në këtë libër. Ai lartëson përulësinë dhe thjeshtësinë, duke ofruar në të njëjtën kohë një motor të madh e të gjerë parimesh – një libër me gati 600 faqe; i pari nga dy vëllimet e planifikuara, për të përcjellë vetëm disa prej këtyre parimeve. Ai këmbëngul që vendimmarrja duhet bërë bazuar në prova dhe, në të njëjtën kohë, kategorizon një pjesë të njerëzve në sistemin e dyshimtë të shtypjes psikologjike sipas Myers-Briggs. Një herë ai advokon duke u përqëndruar edhe tek problemet më të vogla dhe më pas citon atributet që ngjallin dyshim për Churchill dhe Einstein. Por, sërish na siguron se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duke na nxitur se të “jemi të pasaktë”, na ndihmon të mendojmë në mënyrë konceptuale.
Dalio thotë se stafi i tij është si “familja ime e madhe”, megjithatë thekson heqjen qafe të njerëzve që nuk mund t’i matësh dot ose që i rezistojnë kulturës së pazakontë të Bridgewater, me shumë gjasa duke ushtruar takt. Dhe ndërsa ai nxit vëmendjen për mënyrën sesi njerëzit lidhen me njëri- tjetrin, ai lëkund kuptimin fillestar të natyrës njerëzore me pohimin se “kur hyni në marrëdhënie me të tjerët, parimet tuaja dhe parimet e tyre do të përcaktojnë formën se si do të ndërveproni me njëri- tjetrin.”
Rrëfimi i autorit për jetën e tij sugjeron të kundërtën: “Parimet” fillon me një kujtesë prej 125 faqesh në të cilin autori rrëfen ngritjen e tij, i ardhur nga një mjedis modest, nga shtresa e mesme. Pas Shkollës së Biznesit në Harvard ai punoi me artikuj të konsumit të gjerë derisa, për arsye të padeklaruara, ai nxori pa punë shefin e tij. Ai përdori njohuritë e tij për tregjet e së ardhmes për të nisur Bridgewater në vitin 1975, dhe kryesisht shkëlqeu. Por, në vitin 1993 “togerët” e tij kryesorë i dorëzuan një shkresë, ku i ankoheshin se po i bënte kolegët e punës të ndiheshin “të paaftë, të panevojshëm, të poshtëruar, të mbingarkuar, të nënçmuar, të shtypur; pra, me fjalë të tjera të këqinj”.
Kjo ndërhyrje e nxiti atë që të zhvillojë parimet, si: “Marrëveshjet se si do të ishim me njëri-tjetrin dhe reflektimet e mia në mënyrën sesi duhet të trajtojmë çdo situatë që na shfaqet”. Parimet e Dalios janë ngulitur tani në një projekt me tingëllim megaloman, që automatizojnë një pjesë të madhe të menaxhimit në Bridgewater, keqbërësit e të cilit e kanë quajtur mjedisin e saj një kult. Kompania mban të ashtuquajturat “Kartat e Bejsbollit”, të cilat mbledhin të dhëna për punonjësit e saj, për të bërë të dukshme pikat e forta dhe të dobëta të secilit punonjës. Dalio shkruan se “besueshmëria e të gjithëve gjurmohet dhe matet në mënyrë sistematike” duke përdorur mjete të tilla, me qëllim që “në mënyrë aktive të regjistrojnë dhe peshojnë përvojën e tyre dhe të kapin rekorde. ” Shumica e takimeve regjistrohen.
Edhe pse është e vështirë të argumentosh suksesin, edhe pse Dalio ka fituar rreth 49 miliardë dollarë nga investitorët – nuk ka asnjë provë që rezultatet e tij të jashtëzakonshme të rrjedhin jashtë nga ajo që ofrohet këtu. Apple, Amazon dhe kompani të tjera kanë lulëzuar nga themelues të ngjashëm, po aq të shkëlqyeshëm, me stil menaxherial kërkues; madje, mungojnë qindra faqe me parime ose ndonjë pretendim për transparencën radikale. Brigdewater mund të jetë edhe më shumë i suksesshëm nëse themeluesi i tij dhe miqtë e tij do të konsumoheshin më pak nga procesi – dhe të hiqnin kartat e tyre të bejsbollit.
Artikulli u botua në Wall Street Journal
Librin Parime të Ray Dalios, botuar nga Minerva e gjeni në shqip, online tek BUKINIST.AL