10 librat më të shitur të muajit maj 2021

shitt

shitt

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al do të nxjerrë çdo fillim-muaji librat më të kërkuar nga lexuesit për muajin paraardhës. Këto të dhëna dalin nga sistemi i shitjeve mujore dhe synon që të informojë lexuesit në lidhje me kërkesat, shijet dhe prirjet e lexuesve sipas kategorive, grup-moshave dhe zhanreve të ndryshme. Të dhënat që dalin nga platforma Bukinist janë transparente dhe synojnë për të sjellë gjendjen momentale të shijeve të lexuesit.

Përgjatë muajit maj të vitit 2021 librat më të kërkuar i gjeni më poshtë:

1.“Mendo dhe behu i pasur” nga Napoleon Hill

mendo-dhe-behu-i-pasur

“Mendo dhe bëhu i pasur” i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre dhe konsiderohet si një nga botimet më të suksesshme në fushën e zhvillimit personal në të gjithë botën përgjatë gjysmë dekade.

  1. Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafón

qyteti-i-avullit

Zafoni është i njohur dhe i pëlqyer si romancier, por tashmë ai vjen para lexuesit shqiptar edhe si tregimtar. “Qyteti i Avullit” është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër. Ky është libri i fundit që ka lënë autori para se të ndahej nga jeta para kohe për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

  1. “Ti je Placebo” nga Joe Dispenza

ti-je-placebo

Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.

  1. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

gjuetari-i-balonave

Ky libër mbetet një bestseller absolut edhe në Shqipëri, – i krahasueshëm dhe shpeshherë i tejkalueshëm ndaj Alkimist-it. Në Shqipëri ka mbi 11 ribotime si roman. E vetmja e metë që kanë konstatuar lexuesit është se mbaron shpejt së lexuari.

  1. “Flama” nga Tom Kuka (Pseudonim)

flama
Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore.

  1. “Në botën magjike të Henrit” nga Anila Mullahi (Elezi)

ne-boten-magjike-te-henrit

Personazhet e përrallave të Henrit janë kryesisht heronj kulturorë, ku forca e tyre destruktive është gjithmonë kundërvënëse ndaj progresives. Studiuesja Mullahi në këtë libër ka shkrirë së bashku etnologjinë, psikologjinë dhe shkencën e letërsisë. Në këto 12 përralla mbizotëron karakteri edukativ, pedagogjik dhe filozofik. Shohim një ekuilibrim të botës emocionale krahasuar me letërsinë për të rritur, përsa i takon kujdesit të veçantë në lëvrimin e këtij zhanri. Letërsia për fëmijë në vetvete është letërsi qëllimore, ku shpjegimi i fenomeneve natyrore bëhet përmes gjuhës së pasur artistike, e ku në të gjitha këto përralla mbizotëron vlera pedagogjike. Përmes këtyre përrallave, autorja zhvillon aftësinë njohëse të fëmijëve, duke zgjeruar horizontin mendor të fëmijës dhe duke i mprehur atyre shijet estetike. Duke marrë parasysh se fëmijët janë të ndryshëm përsa i takon botës emocionale, përgatitjes pedagogjike, edukimit dhe kulturës familjare, studiuesja në këto përralla është një eksploratore, që kërkon të gjejë të panjohurën, të zbulojë të paditurën dhe të thotë të pathënën.

  1. “Parime” nga Ray Dalio

parime

Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund ti përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.

  1. “Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare

pallati-i-endrrave

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, – titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

  1. “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it” nga David Meerman Scott

rregullat-e-reja-te-marketingut-dhe-pr-it

Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it.

  1. “12 rregulla për jetën – nje antidot ndaj kaosit” nga Jordan B. Peterson

12-rregulla-per-jeten-nje-antidot-ndaj-kaosit

Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.

Të gjithë librat më të shitur në platformën Bukinist.al i gjeni tek LINKU:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *