10 librat me te shitur gjate muajit qershor 2021

librat me te shitur te qershorit

librat me te shitur te qershorit

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al nxjerr çdo fillim-muaji librat më të kërkuar nga lexuesit për muajin paraardhës. Këto të dhëna dalin nga sistemi i shitjeve mujore dhe synon që të informojë lexuesit në lidhje me kërkesat, shijet dhe prirjet e lexuesve sipas kategorive, grup-moshave dhe zhanreve të ndryshme.

Gjatë muajit qershor 2021 ka pasur një vëmendje të shtuar të lexuesve për librat e rinj, por nuk kanë mbetur pas as klasikët.

Përgjatë muajit qershor të vitit 2021 librat më të kërkuar i gjeni më poshtë:

1 “Rregullat e reja te marketingut dhe PR-it” nga David Meerman Scott

rregullat-e-reja-te-marketingut-dhe-pr-it

Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it. Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it” është absolutisht i duhuri për ju.

2 “Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon Hill

mendo-dhe-behu-i-pasur

“Mendo dhe bëhu i pasur” i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre dhe konsiderohet si një nga botimet më të suksesshme në fushën e zhvillimit personal në të gjithë botën përgjatë gjysmë dekade.

3 “Ana Karenina” nga Lev Tolstoi

ana-karenina

Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës

4 “Flama” nga Tom Kuka  

flama

Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore.

5 “1984” nga George Orwell

1984-pegi

Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.

6 “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

gjuetari-i-balonave

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale… Ndodh rrallë që një libër t’i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

7 “E hëna e parë e dhjetorit” nga Ledion Krisafi

e-hena-e-pare-e-dhjetorit

Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor

8 “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

aventurat-e-tom-sojerit

Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd…. Ç’pret!

9 “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

tatuisti-i-aushvicit

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.

10 “Tre shoke” nga Erich Maria Remarque

tre-shoke

Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që sakrifikohen për njëri-tjetrin. Një libër, që të godet zemrën dhe mendjen!

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *