Bukinist.al dhe Leximtari.al njoftojnë çdo fillim-muaji për librat me te kerkuar nga lexuesit tane. Kryesojne librat e rinj, romanet rreth historisë së Afganistanit dhe talibanëve, librat e zhvillimist personal, romanet mister & thriller, etj.
Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al publikon çdo fillim-muaji librat më të shitur të muajit të kaluar. Të dhënat dalin bazuar mbi kërkesat e lexueve tanë.
Përgjatë muajit gusht pati shumë risi: Ngjalli një interes të jashtëzakonshëm libri i shtatë i sagës “Shtatë motrat”, “Motra e humbur” i Lucinda Riley, i cili mbetet ndër librat më të kërkuar të momentit.
Zhvillimet dramatike në Kabul rikthyen vëmendjen e lexuesve tek Afganistani dhe historia e talibanëve. Për këtë arsye, ndër librat që kanë ngjallur interesin e lexuesit kanë qenë romanet e Khaled Hosseinit, “Gjuetari i balonave”, “Një mijë diej vezullues” dhe “Malet oshëtinë”. Edhe libri “Unë jam Malala” i nobelistes Malala ka qenë ndër më të kërkuarit, pasi tregon historinë e përballjes së një vajze me talibanët dhe luftën e saj për të arsimuar gratë në vende të tilla si Afganistani apo Pakistani.
Mes klasikëve më të pëlqyer mbetet “Ana Karenina” e Leon Tolstoit. Ndërsa, mes librave të rinj kanë ngjallur interes librat “Mea culpa – Ma fal” dhe “Testamentet” e Margaret Atwood.
Librat më të kërkuar të muajit gusht i gjeni si më poshtë:
1. “Motra e humbur” nga Lucinda Riley
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar “7 motrat”, i cili shën edhe fundin e kësaj serie të jashtëzakonshme.
2. “Një mijë diej vezullues” nga Khaled Hosseini
Ky roman mbetet një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon “Gjuetari i balonave”. Ka shume libra që trajtojnë figurën e femrës, por të paktë janë ata që trajtojnë femrën e Lindjes së Mesme. Këta të fundit jane akoma më të rrallë kur trajtojnë ndenjat fisnike si dashuria, të paktën atë të miqësisë. I tillë është dhe “Një mijë diej vezullues”.
Mbetet tërheqës, pasi përshkruan jetën e fshehur pas traditave afgane. Këto shfaqet jeta e një vajze “haram” dhe jeta e vajzës së një intelektuali. Paralelizmi mes dy jetëve të dy vajzave do të bashkohej nga fija e fatit në një ngjarje siç qe martesa me të njëjtin burrë. Dy gratë e një burri. Dy gra të ndryshme nga njëra tjetra bashkohen nga rrethanat e tyre dhe krijojne lidhjen e veçantë të miqësisë. Janë aq të ndryshme saqë mësojnë njëra tjetrën, por ndëkohë edhe ne.
3. “Kur qau Nicja” nga Irvin D. Yalom
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh evropian është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti të gjejë një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e lëndojnë. Kur Brojeri vendos të trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk tregon se edhe ai vetë gjente ngushëllim në seancat e tyre.
Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë të ndihmojë pacientin e tij. Në librin “Kur qau Niçja”, Irvin Yalom ngjall fakte dhe trillime, atmosferë dhe ankth, duke shpalosur një histori të paharrueshme për forcën e miqësisë.
4. “Mea culpa – Me fal” nga Clare Mackintosh
Ky është një ndër romanet thriller më të mirët që vjen në shqip. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo nuk mund ta ndalte. Apo mundej?
Bota e Xhena Greit u kthye në makth me shpejtësinë e dritës. Shpresa e vetme për të hedhur pas krahëve atë që ndodhi, është të ikë larg, sa më larg të mundet. Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi. Por një ditë, e shkuara rikthehet pa mëshirë. Pasojat do të jenë fatale!
5. “Mendo si murg” nga Jay Shetty
Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, “Mendo si murg” na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.
Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t’i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t’i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
6. “Ana Karenina” nga Lev Tolstoi
Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës. “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat” – kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.
Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, “Stiva”, një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.
7. “Testamentet” nga Margaret Atwood
Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019, “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese.
8. “Kthesa e madhe” nga Sheki Useini
Mjeshtri i njohur i meditimit, Sheki Useini ka sjellë gjithë përvojën e jetës së tij, të studimeve dhe përvojën e të tjerëve për mënyrën e të jetuarit në maksimum. Kthesa e madhe është momenti kur ti kupton se dhimbja është pjesë e pashmangshme e rritjes, kurse vuajtja është vullnetare. I gjithë libri i ngjason një protokolli sesi të çlirohemi nga vuajtjet në jetë.
Libri vendos në qendër të vëmendjes VETVETEN, projektin tënd më të rëndësishëm dhe apelon që ti të shmangësh çdo konflikt me të. Kur ti triumfon mbi veten, ke triumfuar edhe mbi jetën. Duke lejuar që dashuria dhe meditimi të jenë bashkëudhëtarët e tu, do ta shijosh jetën nga kolltuku i krijuesit dhe jo i viktimës. Mbijetesa është vetëm minimumi, ndërsa liria, lumturia dhe paqja e brendshme janë kurora e saj.
9. “Flama” nga Tom Kuka (Enkel Demi)
Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore. Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi kalldrëm”. Në një Tiranë “mbretërore” ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë.
10. “Unë jam Malala” nga Malala Yousafzai dhe Christina Lamb
Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues… është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana Frankut”. Autobiografia e fitueses më të re të Çmimit Nobel për Paqe dhe e vlerësuar në të gjithë botën, Malala Jusafzai i plagos rëndë në kokë nga talebanët, pas fushatave për zhvillimin e arsimit dhe të drejtat e gruas për arsim, por shpëtoi duke u kthyer në një prej luftëtareve të të drejtave të grave në Pakistan dhe gjithë botën
Të gjithë librat i gjeni online tek BUKINIST.AL