Platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al dhe Leximtari nxjerrin të dhënat e shitjes gjatë muajit dhjetor: Mbizotërojnë librat e Krishtlindjes, por edhe librat e zhvillimit personal dhe biznesit. Lea Ypi me romanin e saj mban gjallë interesin e lexuesit, si dhe librat që sjellin historinë e Amazon dhe kriptomonedhat
Albert Gjoka
Lista e 10-librave më të kërkuar nga lexuesit tek Bukinist.al gjatë muajit dhjetor është e mbizotëruar nga librat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Kjo nuk ka lidhje thjeshtë me faktin se Bukinist.al pati dy lista rekomandimesh për lexuesit gjatë festave të fundvitit: “Përrallat e babagjyshit” dhe “Librat e festave”, por tashmë edhe librat e festave janë bërë pjesë e atmosferës festive nga shqiptarët.
Mes librave më të kërkuar, ne duam të ndajmë tre librat e Richard Paul Evans: “Streha e Krishtlindjes”, “Premtimi i Krishtlindjes” dhe “Sekreti i Krishtlindjes”, të cilët ishin në krye të listave. Padyshim, më i kërkuari nga lexuesit tanë mbetet “Premtimi i Krishtlindjes”.
Edhe J.K. Rowling, me librin më të ri të saj për lexuesit shqiptarë, “Derrkuci i Krishlindjes” vazhdoi të mbajë lartë interesin e lexuesit. Mes librave që sjellin atmosferë të bukur festive, libri për fëmijë “Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” i autores Persida Asllani ishte ndër më të kërkuarit gjatë muajit dhjetor.
Në top-10 librat më të kërkuar vazhdojnë të mbeten librat e zhvillimit personal dhe të biznesit: “Babai i pasur, babai i varfër” i Kiyosakit, biografia e Amazon dhe Jeff Bezos “Të shesësh gjithçka” i Brad Stone, dhe libri për kriptomonedhat “Standardi Bitcoini” u futën mes librave më të shitur të muajit.
Romani “Të lirë” i Lea Ypit, që kur është hedhur në qarkullim vazhdon të ketë një interes në rritje nga lexuesi, përtej debateve që lidhen me aspekte të komunikimit të veprës. Po ashtu, kjo ka lidhje edhe me përshtypjet e shumta që kanë sjellë lexues të niveleve të ndryshme për këtë libër, – ku mes tyre ka pasur edhe kritika.
Për më shumë, ju ftojmë listën me 10 librat më të shitur të muajit dhjetor 2021 tek Bukinist.al
“Babai i pasur, babai i varfër” nga Robert Kiyosaki
Prej disa javësh ky libër vazhdon të kryesojë listat tek Bukinist; – mbase për faktin se bota po shfaq sfida të mëdha në aspektin financiar dhe ky libër është një guidë bazike për t’u edukuar me paratë dhe kapitelin dhe për të marr nën kontroll të ardhmen financiare.
“Premtimi i Krishtlindjes” nga Richard Paul Evans
Richard Paul Evans tashmë është i njohur nga lexuesit shqiptarë për romancat e Krishtlindjes. Ndonëse së fundi edhe në shqip romani “Sekreti i Krishtlindjes”, lexuesit tanë kanë ende kërkesa të shumta për romanin “Premtimi i Krishtlindjes”, i cili shënoi rekorde shitjesh gjatë gjysmës së dytë të muajit të kaluar.
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Padyshim, ky roman mund të konsiderohet si fenomen i vitit edhe për lexuesit në Shqipëri. Brenda një kohe të shkurtër mbaroi tirazhi i parë dhe tashmë është ribotuar dhe po ecën me një ritëm befasues. “Mbaron me ne” është një roman i guximshëm dhe realist, – është një histori e paharrueshme dashurie.
“21 ligjet e padiskutueshme te lidershipit” nga John Maxwell
John Maxwell është ndër autorët më të shquar në botë në fushën e lidershipit. I ardhur tashmë në shqip me disa libra përmes Bota Shqiptare, – Maxëell me librin “21 ligjet e padiskutueshme te lidershipit” ka ngjallur interesin e lexuesit shqiptarë. Këtu ai ka përmbledhur të gjithë përvojën e tij në botime dhe trajnime dhe na përcjell në mënyrë briliante 21 rregulla që na bëjnë të kuptojmë thelbësisht artin e drejtimit të njerëzve.
Që kur është hedhur në qarkullim libri i Lea Ypit, profesoreshës e Teorisë Politike në London School of Economics, – ka ngjallur interesin e jashtëzakonshëm të lexuesit në Shqipëri. – Jo thjeshtë për specifikat ekstra-letrare të komunikimit të librit me lexuesit, por për realitetin që sendërton, për këndvështrimin dhe botën e një fëmijë për Shqipërinën nën komunizëm: Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi u botua njëherësh në 15 gjuhë dhe në tregjet perëndimore vlerësohet si libër i suksesshëm: I tillë është edhe në Shqipëri tashmë, duke shënuar një numër të lartë lexuesish.
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling
Çdo libër i J.K. Rowling është tejmase i dashur për lexuesit shqiptarë; këtë e dëshmoi edhe libri “Derrkuci i Krishtlindjes”, i cili vjen për lexuesit me sfidën për të qenë një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë. Libri është i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes.
“Të shesësh gjithçka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon” nga Brad Stone
Sa më shumë që rritet madhështia e Amazon, aq më tepër ngjallet interesi për themeluesin e tij, Jeff Bezos: Ky interes është shfaqur gjithnjë e më shumë nga luxuesit në Shqipëri. Në këtë faqe, ju do të jeni në gjendje të luani lloje të ndryshme lojërash falas, duke përfshirë lojëra elektronike, video poker, blackjack, ruletë, craps, baccarat, lojëra online hit-slots, poker, bingo dhe keno. Ky libër sjell historinë e thelluar të Amazon-it, një prej kompanive më të suksesshme globale, e drejtuar nga themeluesi briliant, Jeff Bezos. “Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.
“Standardi i bitcoin-it” nga Saifedean Ammous
Shfaqja e kriptomonedhave ka filluar që të ngjallë interesin e të gjithëve, – madje edhe në Shqipëri. Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm. Në Standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shëtit lexuesit përmes historisë së mrekullueshme të teknologjive të parasë dhe zbulon arsyen se si këto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humben, çfarë na meson kjo gje mbi veçoritë dëshirueshme të parasë dhe se si Bitcoin-i është ndërtuar për të përmirësuar këto teknologji.
“S’ka më justifikime” nga Brian Tracy
Ky libër i Brian Tracy-t është më i komentuari dhe më i vlerësuari nga lexuesit. Autori i qindra librave për zhvillimin personal dhe për biznesin sjell një udhëzues special për këdo që do të rritet përmes vetëdisiplinimit. Duke ndjekur udhëzimet që jepen në këtë libër mund të bësh arritje të mëdha në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.
“Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” nga Persida Asllani
Dhjetori ka rikthyer vëmendjen për këtë libër, pasi autorja na kujton mjeshtrit idenë se babagjyshi ekziston: Edhe nëse ky është një personazh i trilluar, – ne duhet ta besojmë ekzistencën e tij. Udhëtimi magjepsës nëpër Beratin e një mbi një dritareve i babagjyshit me elfët e tij gazmorë, – ndalesa nëpër lagjet e tij, sjellja e traditave, historinë, veshjet, ushqimet dhe legjendat e bukura – e bëjnë këtë libër një etyd festiv për Beratin, – i listuar si një ndër pasuritë botërore të mbrojtura nga UNESCO për vlerat e tij arkiteturore.
Të gjithë librat i gjeni online tek BUKINIST.AL
Përgatiti materialin Albert Gjoka, menaxher i Bukinist.al