
Mes titujve më të kërkuar janë veprat e Ismail Kadaresë, Lea Ypit, Agatha Christie, Rhonda Byrne, Migues Ruiz apo Colleen Hoover. Ngjallet interesi për albumin e Fation Plakut dhe botimin për fëmijë të autoreve Rovena Rrozhani dhe Dhurata Thanasi
Blogu Leximtari.al dhe platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al kanë nxjerrë shitjet e muajit janar 2022: Referuar të dhënave, autorët shqiptarë po mbajnë ritmin e shitjeve. Lea Ypi me romanin “Të lirë” është konsideruar një fenomen i pazakontë. Edhe romani “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë ka qenë ndër më të kërkuarit nga lexuesit. Përgjithësisht, e gjithë vepra e Kadaresë ka shënuar rritje në shitje edhe për shkak të fokusit që pati 86-vjetori i lindjes, më 28 janar. “Sekreti” i Rhonda Byrne dhe “Katër marrëveshjet” i Miguel Ruiz kanë qenë ndër librat motivues më të pëlqyerit nga ndjekësit e Bukinist.
Mes romaneve bestseller, vazhdon të mbajë kryesimin libri “Mbaron me ne” i Colleen Hoover, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Living.
Çuditërisht, u rikthye kërkesa edhe për librat e Shery Argov, sidomos për titullin “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat”.
Thrilleri vazhdon të mbetet një zhanër me rritje nga viti në vit, dhe lexuesit e Agatha Christie kanë pësuar rritje gjithashtu. Kësaj radhe ka pasur kërkesa për “Zonja e krimit”.
Çudia e kësaj periudhe ka qenë numri i lartë i kërkesave për albumin “Homeland II” i fotografit dhe alpinistit të njohur Fation Plaku. Përmes këtij botimi ai sjell bukuritë turistike të Shqipërisë dhe ky botim special ka qenë një zgjedhje e bukur për dhurata.
Mes titujve për fëmijë, ka shënuar rritje interesi libri “Rozi dhe domatja kërcimtare” me autorë Rovena Rrozhanin dhe Dhurata Thanasi.

Më poshtë gjeni 10 librat më të kërkuar gjatë muajit janar 2022 tek platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al.

Perceptimet e një fëmijë për kohën e komunizmit dhe tranzicionin, të rrëfyera pa emocion, – me një naivitet fëminor, por njëherësh edhe me fuqi reflektuese për realitetin dramatik shqiptarë, e kanë bërë këtë libër tej mase të kërkuar nga lexuesit gjatë këtyre tre muajve.
“Kronikë në gur” nga Ismail Kadare

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.
“Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” nga Sherry Argov

As meshkujt nuk e dinë përgjigjen. Gjithmonë nëse ka një të tillë. Dhe pikërisht përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk duhet ta prisni nga ky libër. Aq më tepër të ktheni një libër në një manual që do të zgjidhë problemet tuaja në çift. Por, ftesa mbetet tejet grishëse për të kapërcyer titullin e librit dhe për të shkuar tek thelbi i raporteve mes burrit dhe gruas. Ky libër ka shumë për të thënë në këtë drejtim.
“Katër marrëveshjet” nga Don Miguel Ruiz

Ky është me të vërtetë një udhëzues praktik drejt lirisë personale.Trajtimi me mjeshtri dhe thjeshtësi i katër marrëveshjeve që duhet të bëjë çdo njeri për të pasur një jetë harmonike në mjedisin ku jeton e ka kthyer këtë libër në një bestseller absolut në botë, por edhe në Shqipëri konsiderohet tashmë një libër tejet i kërkuar: Mbi 6 milionë kopje të shitura në SHBA dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë.
“Homeland II” nga Fation Plaku

Ky album ka të fiksuara momentet me mbresëlënëse të udhëtarit Fation Plaku nëpër Shqipërinë që pakkkush e njeh: E parë në të gjitha stinet e vitit, në të gjitha relievet e saj, – Homeland II (si vijim i suksesshëm i botimit Homeland I) mbetet një ftesë tejet grishëse për secilin prej nesh që të ndërmarrë sfidën e udhëtarit për ta njohur këtë vend me bukuri të rrallë.
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover

Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.

Konsiderohet një sekret i madh që vetëm zbulohet nga lexuesit e tij të shumtë. I bazuar mbi një përvojë të gjatë spirituale, – referues i dhjetëra autorëve dhe spiritualistëve më të mëdhenj të kohës tonë, – ky libër të jep dorë për të kuptuar shumë nga misteret e jetës që na rrethon.
“Zonja e krimit” nga Agatha Christie

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” nga Daniel Kahneman

Ky është një libër i shkëlqyer për të të ndihmuar në procesin e vendimmarrjes: Çdo vendim që marrim në jetën tonë të përditshme pasohet me ndikime që përmirësojnë ose përkeqësojnë gjendjen tonë. Prandaj, autori, fitues i çmimit Nobel, propozon një skemë për mënyrën sesi duhet të mendojmë: Sistemi i të menduarit ngadalë dhe sistemi i të menduarit shpejt. Këtu jepen shpjegime dhe shembuj praktik për përdorimin e secilit prej tyre
“Rozi dhe domatja kërcimtare” nga Rovena Rrozhani dhe Dhurata Thanasi

Ky libër sjell historitë fantastike të fëmijëve sesi refuzojne ushqimin, të shoqëruara me 8 receta të shëndetshme për fëmijët, të përgatitura nga Dhurata Thanasi. Rrëfimet, recetat, përfshirja e fëmijëve në përgatitjen e ushqimit, fotografitë, dizanji dhe ilustrimet fantastike e bëjnë këtë libër me vlerë të madhe edukative dhe zbavitëse për lexuesit e vegjël.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al