Nëse doni të dhuroni libra në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, Bukinist dhe Leximtari ua bëjnë më të lehtë kërkimin dhe zgjedhjet: Romane të zhanrit romancë klasike dhe moderne, poezi dashurie, botime të ndaluara, tregime, dhe libra që na zbulojnë pasionet më të thella njerëzore.
Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri – një fshehtësi
M’e fshehur sesa fshehtësija.
Librat përcjellin vlera kuptimplota për çdo rast; – por padyshim, përçojnë më shumë se kushdotjetër thelbin e përkushtimit për festa të tilla si Shën Valentini. Historia njerëzore ka njohur dimensionet më të thella të pasionit njerëzor përmes fictionit apo non-fictionit që na vjen përmes librave.
Nëse ne duam të njohim botën e vërtetë njerëzore, e ku ka më mirë se sa romanca, romani psikologjik, thrilleri apo misteri, saga apo të gjithë librat e tjerë. Historia e shkrimit është e lidhur ngushtësisht me historinë e pasioneve njerëzore. Dashuria, tradhëtia, xhelozia apo besnikëria, etj., janë konstante universale që na vijnë që në tekstet e para si ato të Iliadës apo Odisesë; me Romeon dhe Zhuljetën apo libra të tjerë.
Me rastin e 14 shkurtit blogu, Leximtari ka përzgjedhur disa libra, – jo vetëm romanca, – të cilat përmbajnë thelbin e dashurisë njerëzore, sjellin përvoja dhe reflektime, trajtojnë histori apo shfaqen përmes vargjeve më të bukura, – pse jo edhe të ndaluara, për ndjesitë më të ëmbla njerëzore.
Kësaj liste i mungojnë shumë libra, – por ne jemi fokusuar tek ato botime që janë në qarkullim dhe mund të shkojnë menjëherë tek lexuesi, brenda pak orësh. Pse jo, kjo listë përmban edhe një përmasë subjektive, apo është e ndikuar edhe nga kërkesat e shumta të lexuesve që kanë pasur në vazhdimësi tek platfoma Bukinist.al.
Përzgjedhjet tona janë sa klasike aq edhe moderne, sa romanca aq edhe libra non-fiction: Ne i kemi dhënë hapësirë kësaj radhe edhe poezisë, duke u ndaluar që nga Sapho apo Rumi deri tek Lasgush Poradeci, si dhe botimeve të natyrës psikologjike apo praktike, që nga Tantra deri tek botimet e Esther Perel.
Kësaj liste i mungon një ndalesë dinjitoze nga letërsia shqipe, por ne kësaj radhe kemi vendosur që ta përfaqësojmë letërsinë e dashurisë me poezinë e Lasgush Poradecit dhe me librin me tregime erotike të Edmond Tupes, “Tension i lartë”.
Po ashtu, tragjedinë “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit e kemi këmbyer me romanin “E bardha dhe e zeza” të autores Malorie Blackman.
Bukinist.al ka përzgjedhur një listë me 60 libra, por blogu ynë e ka koncentruar në 11 tituj, të cilët po i ndajmë me ju pa u zgjatur më tej:
Ky është një botim që vjen i përkthyer nga Sokol Cunga prej gjuhës greke: Kjo autore i ka thurur vargjet më të bukura dashurisë dhe gjithë pasioneve femërore, – si e tillë, ne e kemi vendosur në listën e rekomandimeve për ditën e të dashuruarve.
Tantra moderne, që kombinon seksualitetin me shpirtëroren në një situatë praktike tokësore, mund të bëhet një mjet i përkryer për të ngritur në nivele më të larta, kënaqësitë që rrjedhin nga bashkimi seksual.
Për pjesën më të madhe të jetës seksi është një forcë shtytëse për çiftin, thuajse njëlloj si dëshira jonë e thellë për lidhjen me Zotin. Në kulturën tonë, në përgjithësi, këto dy forca nuk shkojnë sëbashku. Kur dy persona takohen, dhe një pasion i zjarrtë ndizet, shpesh mbetet në rrafshin e dëshirës seksuale, por rrallë herë në zonën shpirtërore. Por disa partnerë janë të aftë të zbulojnë se marrëdhënia dashurore mund të gjejë plotësi hyjnore.
Ne mund të mësojmë njëri-tjetrin, se si ta pasurojmë marrëdhënien tonë me emocione, seksualisht pasionante, dhe shpirtërisht dinamike. Qëllimi është që të motivohen çiftet të veprojnë sëbashku për të arritur diçka të rrallë dhe të bukur në këtë botë: një lidhje të thellë ku ne rritemi sëbashku, madje, deri në moshë të tretë, duke rikrijuar dashurinë, ditë pas ditë dhe vit pas viti.
“Libri i dashurisë, – poezi për dalldinë dhe mallin” nga Rumi
Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
Ky botim përmbledh të gjithë krijimtarinë poetike të Lasgush Poradecit, të botuar më parë në vëllimet “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Përmes këtij libri ne njohim të gjithë përmasat e artit të Lasgushtit; shkojmë në botën e brendshme shpirtërore të këtij autori të madh dhe sigurisht, njohim një anë të palëvruar më parë të pasionit të dashurisë përmes vargut lasgushian.
“Lulet e mollës” nga John Galsworthy
“Lulet e mollës” cilësohet novela më e njohur e shkruar nga nobelisti John Galsworthy, një nga prozat më të arrira për pasionet njerëzore dhe pamundësinë e arritjes së dashurisë në martesë. Kjo novelë është përshtatur me mjaft sukses edhe për ekranin e madh.
“Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Kësaj radhe, kryevepra e Marquez na vjen në shqip përmes rishikimit dhe plotësimit ë gjuhën tone që i ka bërë përkthyesja Mira Meksi
“Tension i lartë” nga Edmond Tupja
Edmond Tupe është dashnor i fjalës, – është mjeshtër në depërtimet më të thella të gjuhës dhe botës shpirtërore, – elokuent në analizat më të hollësishme të hejëzave të shpirtit njerëzor. Pas një sërë botimesh në fushën e erosit, ky autor ka përmbledhur një libër me tregime erotike, të cilin ne e kemi listuar mes rekomandimeve me rastin e Ditës së Shën Valentinit.
“E bardha dhe e zeza” nga Malorie Blackman
Ky roman është një version ndërtekstual i tragjedisë “Romeo dhe Zhuljeta” të Uilliam Shekspirit. Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jenë vdekjeprurëse.
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Ky roman mund të konsiderohet si romanca e ditëve tona: Një histori e paharrueshme dashurie, i cili është kthyer në një bestseller absolut në botë, por edhe në Shqipëri tashmë prej disa muajsh.
Për këtë arsye ne e kemi listuar mes 11 rekomandimeve tona për 14 shkurt.
“5 gjuhët e dashurisë” nga Gary Chapman
Nëse ka një dhuratë më të arritur librore të natyrës non-fiction, padyshim që është ky libër: Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme… Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni…. Sa pak thoni “TË DUA”, sa rrallë e dëgjoni “TË DUA”! Përmes rregullave të thjeshta dhe këshillave praktike, duke përmirësuar disa shprehi të vogla, ne mund ta bëjmë dashurinë tonë më të madhe, më të bukur dhe më të arrirë. Nuk është vonë për të mësuar dhe reflektuar për mënyrën sesi ne sillemi dhe i trajtojmë ata që duam dhe ndajnë jetën tonë me ta.
“Ringjallja e erosit” nga Esther Perel”
Në librin e saj “Ringjallja e erosit”, Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fton të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç’duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë.
Të gjithë librat i gjeni online në ofertë tek Bukinist.al
Listën me 60 rekomandime “Librat e dashurisë” i gjeni në ofertë speciale deri më 14 shkurt 2022 tek LINKU