8 romanet e luftes qe rekomandojme per lexim

Foto ilustruese

Kryeveprat nga letërsia botërore që kanë pasqyruar konfliktet e mëdha në historinë njerëzore dhe që kanë mbetur si dëshmi të gjalla të pasojave dramatike që ka sjellë lufta mes nesh

Letërsia na vjen në ndihmë në çdo kohë për të kuptuar përmasat dhe pasojat e luftës. Në të vërtetë, rrëfimi duket se ka lindur bashkë me kofliktin. Edhe “Iliada” e Homerit na sjell betejën e tmershme për marrjen e Trojës nga grekët. Por, historia është aty, brenda faqeve të librit, edhe në kohë paqeje, edhe në kohë të trazuara. Ajo është një lloj dëshmie, – përtej artefaktit, – për të na kujtuar pasojat dramatike të luftës.

Në një kohë të tillë kur lexohet pak, – tek qenia njerëzore forcohet natyra ego-centrike dhe të menduarit etnocentrik, – pa reflektuar për tjetrin dhe pa e konsideruar tjetrin si një vlerë.

Letërsia është këtu për ne, që të na ndihmojë për të kuptuar më mirë tjetrin dhe për të ndërtuar një komunikim të qëndrueshem me tjetrin që mund të ketë besim, rracë, ngjyrë, komb apo pikëpamje tjetër.

Në këto kohë të trazuara që po përjetojmë të gjithë, ne kemi përzgjedhur 9 romanet më të mira që kanë në qendër luftën dhe konfliktet njerëzore. Kjo përzgjedhje është bërë jo thjeshtë sipas kritereve lineare të kohës, por sipas vlerës që kanë marrë këto vepra tek lexuesit në kohë të ndryshme. Leon Tolstoi, Erich Maria Remarque, Ernest Hemingway, Boris Pasternatik, George Orewll kanë qenë dëshmitarë dhe kanë përjetuar drejtpërdrejt pasojat dramatike të konfliktit ruso-francez, Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, etj.

Ne kemi zgjedhur 8 romane, por lista mund të ishte shumë e gjatë kur flitet për këtë tematikë. Edhe përzgjedhja mund të ishte ndryshe, por ne po ndajmë me ju vetëm 8 romane.  

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën e rekomandimeve tona, duke besuar fort tek magjia e letërsisë për ta bërë një shoqëri më paqësore dhe më të mirëkuptueshme.

Për këtë arsye, i ftojmë edhe lexuesit tanë që t’i bëjnë këto vepra pjesë të leximit të tyre në çdo kohë, por sidomos në këto momente të vështira që po kalojmë të gjithë.   

“Lufta dhe paqja – Vell. I” nga Lev Tolstoi

“Lufta dhe paqja” është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara. Tregimi pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” nga Erich Maria Remarque

I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.

“Për kë bie kambana” nga Ernest Hemingway

“Për kë bie kambana” nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amerikan i brigadës ndërkombëtare, i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.

“Lavdi Katalonisë” nga George Orwell

Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat. Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty.

Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e tij në luftë, Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i hedhur nga një snajperist nga llogoret fashiste.

Përshkrimi që i bën Orwell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.

Doktor Zhivago nga Boris Pasternak

Romanin ‘’Doktor Zhivago’’,Pasternaku nisi ta shkruajë në vitet 1810-20 dhe e përfundoi në vitin 1955.Brendiia e tij është pasqyrë e gjallë e ngjarjeve politike të Lutës së Parë Botërore, Revolucionit të Tetorit dhe të Luftës Civile të viteve 1918-20 në Rusi. Pjesë e përmbajtjes së këtij romani bëhen edhe aludimet për përndjekjet, burgosjet dhe vrasjet e kryera në kampet shfarosëse të bolshevikëve stalinistë. Shpesh brendia e këtij romani merr natyrë autobiografike. Nën lëkurën e protagonistit Doktor Zhivago qëndron vetë Pasternak-u, me historinë e tij të trishtë. Stalini, duke parë kundërshtimin antimaksist dhe kundërrevolucionar të këtij romani, orkestroi një sulm të ashpër kundër Pasternak-ut, edhe pse deri në atë kohë e kishte adhuruar atë për poezitë e tij dhe veçanërisht për gjuhën origjinale të përkthimeve në gjuhën gjeorgjiane, për shkak të origjinës së tyre të përbashkët. Ishte kjo ndoshta arsyeja që  Stalini nuk e asgjësoi fizikisht, siç bëri me shumë të tjerë. Ky roman në vendin e sovjetëve mbeti i ndaluar dhe, ashtu si dhe vetë autori i tij.

“Pianisti” nga Wladyslaw Szpilman

“Pianisti” është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.

Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. “Pianisti” është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.

“Vajza e Pirenejve” nga Kristin Hannah

Vajza e Pirenejve është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.

Vajza e Pirenejve” tregon historinë e dy motrave të ndara prej vitesh, nga përvoja, ideale dhe pasione të ndryshme për jetën. Secila prej tyre ndjek rrugën e saj të rrezikshme drejt mbijetesës, dashurisë dhe lirisë, në Francën e pushtuar nga gjermanët dhe të shkatërruar nga lufta. “

Vajza e Pirenejve” është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.

“Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, – i veçantë në llojin e tij.

Historia e paharrueshme, zemërthyese e miqësisë së pamundur midis një djali të pasur dhe djalit të shërbëtorit të babait të tij vjen e sendërtuar bukur tek Gjuetari i balonave, një roman i krijuar mjeshtrisht; i vendosur në një vend që është në proces shkatërrimi. Bëhet fjalë për fuqinë e leximit, çmimin e tradhtisë dhe mundësinë e shëlbimit; dhe një eksplorim i fuqisë së baballarëve mbi bijtë – dashuria e tyre, sakrificat e tyre, gënjeshtrat e tyre.

Përgatiti: Albert Gjoka

Librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *