7 librat me te mire te Botart per lexuesin e rritur

Gjatë muajit mars 2022 platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka në fokus të gjithë librat që janë hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Botart. Në portofolin e botimeve ne kemi përzgjedhur 7 tituj që i rekomandojmë për lexuesit.

Shtëpia Botuese “BOTART” është themeluar në vitin 2005 dhe ka sjellë një portofol botimes me një gamë të gjerë që përfshijnë libra me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë. BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.

Ky ent botues ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.

Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.

Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Gill Sims, Chloe Benjamin, etj.

Në morinë e librave të Botart, ne kemi veçuar shtatë tituj të cilët i japin vlerë lexuesit dhe shoqërisë për të kuptuar dhe informuar më shumë për të shkuarën dhe të ardhmen e shoqërisë njerëzore si dhe do të ishin në nderin e çdo shtëpie botuese.

Le të vijojmë me librat e përzgjedhur nga portofoli i BOTART:

“Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari

Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut që kur është botuar dhe deri më tani në platformën më të madhe në botë të librit, Amazon dhe në të gjitha pikat e tregtimit të librit, përfshirë edhe në Shqipëri. Edhe dy librat e tjerë të këtij autori, Homo Deus dhe “21 leksione për shekullin e 21” kanë pasur të njëjtën pritshmëri tek lexuesi shqiptar.  

Tek ky libër, Yuval Noah Harari shtron pyetje të mëdha përgjatë 100.000 viteve, deri në kohën tonë, ku lloji i ynë, sapiensi, sundon Tokën. Si arritën speciet tona të mbizotërojnë botën? Pse u bashkuan paraardhësit tanë për të krijuar qytete dhe mbretëri? Si arritëm të besojmë tek perënditë, kombet dhe të drejtat e njeriut; Si iu besuan parave, librave dhe ligjeve; Po të skllavërohen nga burokracia, oraret dhe konsumizmi? Dhe cila do të jetë bota jonë në mijëvjeçarët e ardhshëm?

Tek “Sapiens”, Dr Yuval Noah Harari përfshin të gjithë historinë njerëzore, që nga njerëzit e parë që ecin mbi tokë deri tek ndryshimet radikale – dhe nganjëherë shkatërruese – të Revolucioneve Njohëse, Agrokulturore dhe Shkencore. Duke nxjerrë në pah të dhëna nga biologjia, antropologjia, paleontologjia dhe ekonomia, ai hulumton se si rrymat e historisë kanë formësuar shoqëritë tona njerëzore, kafshët dhe bimët rreth nesh, madje edhe personalitetet tona.

“Papirus” nga Irene Vallejo

Një nga thesaret e shtëpisë botuese Botart është libri “Papirus – Shpikja e librave në botën e lashtë”, njëherësh është edhe një nga titujt më vlerësuar në botë, nga autorja spanjolle Irene Vallejo.

Nobelisti i shquar Mario Vargas Llosa shkruan: “Dashuria për librat dhe për leximin është atmosfera në të cilën kalojnë njëra pas tjetrës faqet e kësaj kryevepre. Jam absolutisht i sigurt se do të vazhdojë të lexohet edhe kur lexuesit e sotëm të jenë në botën tjetër.”

“Biblioteka e mesnatës” nga Matt Haid

Komuniteti me i madh i lexuesve ne mbareboten ne Goodreads e ka vlerësuar si libri më i mirë i vitit 2020. I tillë duket të jetë edhe për lexuesin shqiptar. “The book magnet” thotë:  “Një nga librat e mi më të pëlqyer i të gjitha kohërave… Nuk duhet të mungojë në asnjë raft librash!”

“E ardhmja e kapitalizmit” nga Paul Collier

Ky libër vjen në pikun e debateve për një dështim pa kthim të sistemit kapitalist në kohën tonë: Prandaj, vlerësohet si një ndër botimet me idetë më polemizuese rreth kësaj çështje. Duke e lexuar këtë libër, do të jemi më të qartë për të ardhmen e tregjeve dhe kapitalit.

Multimiliarderi dhe filantropi Bill Gates shkruan: “Unë jam një admirues i madh i Paul Collier. Kur pashë se “E ardhmja e kapitalizmit” bënte fjalë për polarizimin që hasim sot në SHBA, Europë dhe në vende të tjera, isha i etur të dija çfarë thoshte ai. Dhe jam i lumtur që e lexova. ‘E ardhmja e kapitalizmit’ është një libër ambicioz dhe mendim-nxitës… Jam dakord me të, se “kapitalizmi duhet të menaxhohet, dhe jo të mposhtet.”

“Ushtria e askujt” nga Paul Scharre

Ky libër interesant sqaron më së miri se çfarë do ta bëjë natyrën e luftës të ndryshojë me themel: mundësinë e një të ardhmeje ku shumica e luftimeve do të bëhen nga armë autonome që mbështeten në Inteligjencën Artificiale… Ky libër i shkëlqyer është interesant si për lexuesit e zakonshëm, ashtu edhe për ata që janë profesionistë në çështje ushtarake.”

“Vetëvrasja e Europës” nga Dougllas Murray

Vdekja e çuditshme e Europës është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë. Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në të gjithë Europën. Ky libër është vlerësuar si libri më i mirë politik i vitit. Nuk do të pendoheni asnjëherë se përse e keni lexuar këtë libër.

“Spiuni dhe tradhëtari” nga Ben Macintyre

Historia më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një moment tradhëtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.

Librat e Shtëpisë Botuese “Botart” i gjeni në ofertë -15% gjatë muajit mars 2022 tek LINKU

Përgatiti materialin Albert Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *