Shpallen fituesit e konkursit Jam Liber

Fituesit janë nxënësit: Dea Aliaj, Aila Budini, Leticia Copa dhe Lorena Gjaci. Bukinist dhuroi çeçe për të porositur libra për më të mirët. Të gjitha punimet do të publikohen tek blogu Leximtari.al

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) përmbyllen konkursin e përshtypjeve “Jam libër – Përshtypje (review) për librin që të ka pëlqyer më shumë!” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. Në garën e lançuar më 28 shkurt 2022, e cila u mbyll më 23 prill 2022, në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Në mbyllje u paraqitën 31 punime të fëmijëve të sistemit parauniversitar, të cilët vinin nga rrethe të ndryshme, si Tirana, Vlora, Durrësi, Elbasani, Cërriku, Librazhdi. Kruja, etj.

Në qendër të leximeve të fëmijëve ishin libra të autorëve klasikë, por edhe bashkëkohorë nga letërsia botërore dhe letrat shqipe.

Më në fund, u bën klasifikimi i nxënësve që ishin në garë: Aila Budini, Aleksandra Pano, Alisia Naska, Dea Aliaj, Dejvi Mehmeti, Ejona Halili, Elia Xhuti, Ema Meçaj, Eni Laçka, Erti Koni, Greis Selimaj, Irvian Hoxhaj, Kerstin Vezi, Klea Konomi, Klea Xoxa, Klevisa Llaha, Kristel Joca, Leticia Copa, Livia Mançe, Livia Qyra, Lorena Gjaçi, Lusi Grublleshi, Melisa Reçi, Miranta Brama, Olsa Basha, Rina Ziri, Rrona Kaba, Rrona Kaba, Sara Leka, Sara Petritaj dhe Sindi Bixhaku.

Drejtuesi i Bukinist.al, Albert Gjoka, drejtoresha e COD-it, Ena Bulku dhe ekspertja e librit pranë kësaj qendre, Dorentina Xhafaj prezantuan punimet e nxënësve dhe bënë vlerësimet e tyre.

Sipas Albert Gjokës, cilësia e punimeve dëshmon më së miri edhe rritjen cilësore të lexuesve në moshat e reja. “Ky aktivitet dëshmoi më së miri se ka rritje të lexuesve në këto grupmosha, por ne të gjithë duhet t’i mbështesim ata me libra, me pasurimin e bibliotekave dhe përmes formave të tjera”, – tha z. Gjoka. Ai u shpreh se të gjithë nxënësit janë fitues, përtej faktit se kjo është një garë që do të duhet të shpallë disa çmime. Në mbyllje, u shpallën fituesit:

Dy çmimet e para për përshtypjet më të mira mes nxënësve të arsimit 9-vjeçar u ndanë mes lexuesve: Dea Aliaj, nxënëse e klasës së VIII, në shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë dhe Aila Budini, nxënëse e klasës VII, në shkollën “Sulë Harri”, në qytetin e Elbasanit.

Dy çmimet e para në garën mes nxënësve të shkollave të mesme u ndanë mes Greis, nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe Lorena Gjacit, maturante në shkollën e mesme në Cërrik.

Mbresat e nxënësve për libra që kanë lexuar, u ndanë edhe gjatë evenimentit, ku ishin të pranishëm edhe mësues e prindër.

Fituesit janë shpërblyen me çeçe librash (gift cards) për blerjet online te platforma Bukinist.al, ndërsa pjesëmarrësit morën kuponë me zbritje për blerje librash në këtë platformë.

Menaxheri i Bukinist.al, Albert Gjoka bëri të ditur se të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs do të përfitojnë statusin “Mik i Bukinist” nëse do të hapin llogari në platformën online. Me këtë status ata përfitojnë ulje të përhershme, oferta ekskluzive, informim të vazhdueshëm dhe procedim prioritar.

Ky konkurs është pjesë e filozofisë së punës nga Bukinist për të promovuar librin dhe leximin, sidomos tek të rinjtë. Partneriteti i ndërtuar me COD-in i ka dhënë vlerë mbështetjes së lexuesve në Shqipëri dhe ka parashikuar realizimin e disa aktiviteteve përgjatë gjithë vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *