10 librat me te shitur te shtepise botuese Minerva

Me rastin e 10-vjetorit të krijimit të shtëpisë botuese Minerva, – Bukinist.al ka vendosur në fokus portofolin e librave dhe ka sjellë oferta për lexuesit që janë të pasiuar pas këtyre titujve. Blogu ka përzgjedhur në këtë artikull 10 librat më të kërkuar nga lexuesit tek platforma më e madhe online e shitjes së librave, Bukinist.al

Këtë vit shtëpia botuese “Minerva” mbush 10 vite aktivitet në fushën e botimit. Ky ent botues lindi si pjesë e traditës dhe historisë së sipërmarrjes librore “Onufri”. E lindur nga pasioni i David Hudhrit, “Minerva” eci përgjatë kësaj dekade duke u bërë një nga shtëpitë botuese kryesore në fushën e librit non-fiction, sidomos për librat për zhvillimin personal, biznesin, lidershipin, spiritualizmin dhe botime të tjera të ngjashme.

Tashmë, në portofolin e kësaj shtëpie botuese janë më shumë se 80 tituj. Shumica e librave janë bestseller-a në tregjet ndërkombëtare. Përmes këti enti kanë ardhur në shqip libra të autorëve si Walter Isaacson, Mark Manson, Robert Caldini, Robin Sharma, Napoleon Hill, Stephen Hawking, Simon Sinek, Viktor Frankl, Rayn Holiday, Iann Bremer, Jordan Peterson, Ray Dalio, Rachel Hollis, serinë e autorëve stoikë si Epictetus, Marc Aurelius apo Seneka, etj.

Cilësia e botimeve, kujdesi në përzgjedhjen e titujve që i paraqiten lexuesit dhe shqipërimin e tyre e kanë kthyer në një ent botues lider në këtë fushë.

Disa nga librat e kësaj shtëpie botuese si “Arti i brishtë i not giving a f.ck” i Mark Marson apo “Parimet” kanë fituar çmimet si librat më të mirë të vitit në platformën Bukinist.al.

Me rastin e 10-vjetorit të këtij enti botues, Bukinist ka vënë në fokus librat e Minervës, ku do të ketë oferta, rekomandime dhe evente të ndryshme. Platforma ka përzgjedhur edhe 10 librat më të kërkuar nga lexuesi, të cilët po i ndajmë me ju, si më poshtë:

“Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Ky libër është përzgjedhur nga lexuesit si libri më i mirë i vitit, gjatë votimit që bëri online platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari.

“Meditime” nga Marcus Aurelius

 “Meditimet” e Marcus Aurelius ofrojnë një seri të jashtëzakonshme reflektimesh dhe ushtrimesh shpirtërore sfiduese të zhvilluara ndërsa perandori përpiqej të kuptonte veten dhe mjedisin rreth tij. Teksa Meditimet u krijuan për të ofruar ngushëllim dhe inkurajim personal, Marcus Aurelius krijoi gjithashtu një nga veprat më të mëdha të filozofisë: një koleksion të përjetshëm që është konsultuar dhe admiruar nga shtetarët, mendimtarët dhe lexuesit përgjatë shumë shekujve

“Rregulloni krevatin” nga William H. McRaven

Nëse doni të ndryshoni botën, filloni duke rregulluar shtratin tuaj. Ky libër ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, qoftë në momente të mira, por edhe në momentet më kritike. Disiplina e hekurt, inteligjenca, nderi dhe dashuria bëhen bashkë për të prodhuar vlera të padiskutueshme njerëzore. Këto mesazhe frymëzuese sjell edhe fjalimi briltan i admiralit amerikan McRaven më 17 maj 2014 në ceremoninë hapëse të fillimit të studimeve studentëve të Universitetit të Teksasit në Austin. Duke marrë frymëzim nga slogani i universitetit, “Ajo që fillon këtu ndryshon botën”, ai ndau dhjetë parimet që mësoi gjatë trajnimit si SEAL në Marinë, i cili e ndihmoi atë të kapërcente sfidat jo vetëm në stërvitjen e tij, në karrierën e gjatë detare, por edhe gjatë gjithë jetës së tij; dhe ai shpjegoi se çdokush mund t’i përdorë këto mësime themelore për të ndryshuar vetveten – dhe botën – për të mirë. Fjalimi origjinal i Admiralit McRaven shkaktoi një “epidemi virale” duke pasur mbi 10 milionë klikime. Duke u bazuar në parimet themelore të paraqitura në fjalimin e tij, McRaven tani tregon histori nga jeta e tij dhe nga ato të njerëzve që takoi dhe punoi gjatë shërbimit të tij ushtarak, të cilët merreshin me vështirësi dhe merrnin vendime të ashpra me vendosmëri, dhembshuri, nder dhe guxim. Thënë me përulësi dhe optimizëm, ky libër i përjetshëm siguron mençuri të thjeshtë, këshilla praktike dhe fjalë inkurajuese që do t’a frymëzojnë lexuesit për të arritur më shumë, madje, edhe në momentet më të errëta të jetës.

“200 sekretet e suksesit” nga Robin Sharma

Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije. Mjeshtri i zhvillimit personal, Robin Sharma ndan me lexuesit 200 sekretet e suksesit, të cilat mund ti keni hasur në jetë, – mund t’ua ketë thënë dikush, por në këtë libër dhe përmes tij, vijnë të sintetizuara dhe të parashtruara si ide që do të transformojnë jetën tuaj.

“Në kërkim të kuptimit” nga Viktor E. Frankl

Libri “Në kërkim të kuptimit në jetë”, shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga veprat më madhështore të epokës sonë dhe një nga librat më me ndikim në jetën njerëzore përgjatë shekullit të XX. Në përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë fragmente të tilla. Para së gjithash, ky është një libër për mbijetesën.

Si shumë hebrenj nga Gjermania dhe Evropa Lindore, të cilët mendonin se ishin të parrezikuar në vitet 1930, Frankll përfundoi në rrjetin nazist të kampeve të përgendrimit dhe shfarosjes. Ai shpëtoi për mrekulli. Mbijetoi ashtu siç thuhet në Bibël: “një urë zjarri e shkëputur nga zjarri”.

Por rrëfimi i tij në këtë libër ka të bëjë më shumë me burimet e forcës për të mbijetuar sesa me mundimet, vuajtjet dhe humbjet që përjetoi. Disa herë në këtë libër, Frankëlli konfirmon shpesh thënien e Niçes: “Ai që ka një Arsye për të jetuar, mund të përballojë çdo mënyrë jetese”.

“Arti i të jetuarit” nga Epictetus

Duke zbatuar në praktikë nëntëdhjetë e tre udhëzimet koncize, të mençura dhe të mprehta që përbëjnë “Artin e të jetuarit”, lexuesit mësojnë të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe të përballojnë me hir humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës. Mësimet e Epiktetit renditen ndër tekstet më të rëndësishme të mençurisë së qytetërimit njerëzor.

Epikteti lindi në skllavëri rreth vitit 55 pas Krishtit në zonat lindore të Perandorisë Romake. I shitur si fëmijë dhe i gjymtuar nga rrahjet e zotërisë së tij, Epikteti u lirua përfundimisht, duke u ngritur nga rrënjët e tij modeste për të krijuar një shkollë me ndikim të filozofisë stoike.

Duke theksuar se qeniet njerëzore nuk mund ta kontrollojnë jetën, vetëm se si reagojnë ndaj saj, Epikteti ia kushtoi jetën e tij përshkrimit të rrugës së thjeshtë drejt lumturisë, përmbushjes dhe qetësisë.

“Të shesësh gjithçka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon” nga Brad Stone

Ky libër sjell historinë e thelluar të Amazon-it, një prej kompanive më të suksesshme globale, e drejtuar nga themeluesi briliant, Jeff Bezos. “Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë. Ky botim është zgjedhur si “Libri më i mirë i biznesit i vitit 2013” nga Financial Times dhe Goldman Sachs. Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta.

Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mun- dësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë.

“Katër marrëveshjet” nga Don Miguel Ruiz

Një udhëzues praktik drejt lirisë personale. Mbi shtatë vite në listën bestseller të “Neë York Times”! Mbi 6 milionë kopje të shitura në SHBA. Përkthyer në mbi 40 gjuhë

Në librin Katër marrëveshjet, don Migel Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.

“Fillo me pse” nga Simon Sineku

Një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë: Pse e bëni atë që bëni?

Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besnikëri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të suksesshmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?

Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.

Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?

Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë.

Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan.

Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.

“E shoh çfarë po mendon” nga Joe Navarro

Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj. Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit: deshifroni mendimet dhe sjelljet, shmangni kurthet e fshehura, dhe zbuloni sjelljet mashtruese. Gjithashtu do të mësoni se si gjuha juaj e trupit mund të ndikojë në atë që shefi juaj, familja, miqtë, dhe të panjohurit, mendojnë për ju. Do të zbuloni: Instinktet e lashta të mbijetesës që kontrollojnë gjuhën e trupit; Përse fytyra është pjesa më e pagjasë për të gjykuar ndjenjat e vërteta të dikujt; Çfarë zbulojnë gishtat e mëdhenj, këmbët, dhe qepallat për ndjenjat dhe motivet; Sjelljet më të fuqishme që zbulojnë vetëbesimin dhe ndjenjat tona të vërteta; Sjellje të thjeshta joverbale që krijojnë menjëherë besim; Sjellje të thjeshta joverbale që komunikojnë menjëherë autoritet.

Të gjithë librat e shtëpisë botuese Minerva i gjeni në ofertë gjatë muajit maj 2022, online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *