Mendo dhe bëhu i pasur – Përse ta lexojmë?

“Njeriu që studioi hapat drejt suksesit të 500 milionerëve”

Afër një shekulli më parë, gazetari Napoleon Hill studioi mbi 500 milioner të cilët e kishin bërë vet pasurinë e tyre, përfshirë këtu Adrew Carnegie, Henry Ford, Rockfeller dhe Charles M. Schwab. Ai u përpoq të gjej nëse ka një lidhje mes këtyre njerëzve që ditën si të bëhen të pasur. Intervistat dhe kërkimet e tij u përmblodhën në vitin 1937 në bestseller-in e tij “Mendo dhe bëhu i pasur”.

I përkthyer në shumë gjuhë të botës, ky libër u përqafua gjerësisht duke thyer çdo tabu për këtë zhanër dhe duke u hapur kështu rrugën librave të tjerë të frymëzuar të paktën në një aspekt. Por përse u pranua kaq gjerësisht? Njerëzit për vite me radhë kanë bërë pyetjen “a ka një metodë të ripërsëritshme për të mësuar si të bëhesh i pasur” dhe ky libër thotë që PO. Ka një metodë që është fryt i 25 vitesh kërkime dhe është ndarë në 13 hapa.

A ndodhet sekreti i suksesit në këtë libër? Përgjigja është po, por jo për të gjithë. Ky sekret qëndron në hije gjatë gjithë leximit duke pritur lexuesin e duruar me dëshirën mjaftueshëm të zjarrtë për të arritur qëllimin e tij. Ashtu siç thotë edhe Napoleon Hill: “Nëse lexuesi i Mendo dhe bëhu i pasur është gati për këtë sekret, ky sekret do t’i dali para syve në çdo kapitull të këtij libri.”

Përse ta lexojmë?

  • Është klasiku i zhanrit self-help
  • Është frymëzim për librat e tjerë pasardhës të këtij zhanri
  • Është në listat e sugjeruara nga: Bill Gates, Steve Jobs, Mark Zuckerberg etj
  • Ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës
  • Merr shembuj real (si Henry Ford etj).

“Çdo sekret, çdo pasuri fillon me një ide” – Napoleon Hill

Shkroi: Akistula Pula

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *