Ne fillimin e pushimeve të verës, mbizotërojnë romancat. Titujt e rinj kthehen menjëherë në “bestseller”. Vazhdon interesi për klasikët dhe për librat e zhvillimit personal tek Bukinist.al
Me fillimin e pushimeve verore rikthehet interesi për romancat apo romanet mister, të cilët kanë shënuar rritje në treg. Romanet e Colleen Hoover, Anna Premolit, por edhe të autores shqiptare Iva Musaraj kanë gjetur pëlqimin e pushuesve të cilët duan të kalojnë fundjavat apo ditët buzë detit. Për këtë arsye, botuesit kanë sjellë tituj të rinj nga këta autorë këtë periudhë. Living solli një roman të ri nga autorja e bestsellerit absolit, “Mbaron me ne”. Hoover po mban gjallë interesin e lexuesit shqiptarë edhe me romanin “Dashuri e shëmtuar”. Bota Shqiptare ka botuar një roman të ri të Anna Premilit, të titulluar “Dashuri dhe telashe”.
Një roman autobiografik që është pritur shumë mirë nga lexuesit tanë ka qenë edhe “E vetmja grua në dhome” i autores Marie Benedict, hedhur në qarkullim nga Mediaprint.
Këtë periudhë është rikthyer vëmendja e lexuesve tanë edhe për librat “Harry Potter dhe guri filozofal” i J. K. Rowling dhe Kur qau Niçja i Irvin Yalom. Mes klasikëve, shitje ka pasur edhe “Harku i triumit”, i Erich Maria Remarque, edhe për faktin se ky autor ka qenë në fokus gjatë muajit qershori në platformën Bukinist.al.
Tre bestseller-at absolutë të Bukinist.al, “Atje ku këndojnë karavidhet” i Delia Owens, “Sapiens” i Yuval Noah Hararit dhe “Arti i brishtë i not giving a f.ck” i Mark Manson kanë vazhduar të shiten edhe gjatë këtyre katër javëve të fundit.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën si më poshtë:
Dashuri dhe telashe nga Anna Premoli
Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar. Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara. Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin. Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend….
“Dashuri e shëmtuar” nga Colleen Hoover
Një histori dashurie e paharrueshme, që shkel çdo rregull: Hyn në lojë zemra, shkelet fjala e dhënë, shkilen rregullat, dhe dashuria bëhet e shëmtuar.
Kur Tejt Kollins takon djalin e heshtur dhe të përvuajtur Majls Arçer, nuk mund të themi se është dashuri me shikim të parë. Ata as shokë nuk bëhen dot në fillim.
E vetmja e përbashkët që kanë është një tërheqje fizike, që nuk mund të mohohet. Kur dëshirat e tyre dalin hapur, krijohet një lidhje pa kushte. Ai nuk është në kërkim të dashurisë, ndërsa ajo nuk ka kohë për dashuri.
Kështu, mbetet vetëm një marrëdhënie për seks. Megjithatë, çuditërisht ata janë të kënaqur, sidomos për sa kohë që Tejti u përmbahet dy rregullave kryesore të Majlsit: të mos e pyesë për të shkuarën dhe të mos ketë pretendime për të ardhmen.
Ata mendojnë se nuk ka asnjë problem me këtë zgjedhje, vetëm se gjërat tjetërsohen kur emocionet fillojnë ta ndryshojnë ekuacionin. Atëherë…
“Harry Potter dhe guri filozofal” nga Joanne K. Rowling
Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit.
Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin. Në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshmë dhe monotone. Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin. Gjatë tërë serisë së librave të Harry Potterit, atij i duhet të përballet me magjistarin më të madh të anës së errët, Lordin Voldemort apo në shqip, Lordi Fluronvdekje.
“Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
Është viti 1939. Pavarësisht një ligji që e ndalon të kryejë operacione kirurgjikale, Ravic – një mjek gjerman dhe refugjat që jeton në Paris – ka kryer prej dy vjetësh, disa ndërhyrje të njerëzve më elitarë të qytetit, nën emrin e dy mjekëve të paaftë francezë. I ndaluar për t’u kthyer në vendin e tij dhe duke iu shmangur rrezikut të përditshëm të burgut dhe deportimit, Ravic ia del të mbahet fort – gjatë gjithë kohës, duke kërkuar për Nazit që e torturuan në Gjermani. Edhe pse ai u dorëzua për të gjetur dashurinë, jeta ka mënyra të habitshme për tu kthyer drejt romantizmit, madje edhe në periudhat më të këqija. Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i Triumfit është një nga më dramatikët në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës në një zonë pra të ngushtë rreth Harkut të Triumfit, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme. …
Unë jam dashnorja nga Iva Musaraj
Pas shkrimit të tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me një romancë të pazakontë, e cila të surprizon dhe të sfidon që në titull.
“Kur qau Nicja” nga Irvin D. Yalom
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh evropian është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti të gjejë një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e lëndojnë. Kur Brojeri vendos të trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk tregon se edhe ai vetë gjente ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë të ndihmojë pacientin e tij. Në librin “Kur qau Niçja”, Irvin Yalom ngjall fakte dhe trillime, atmosferë dhe ankth, duke shpalosur një histori të paharrueshme për forcën e miqësisë.
“Atje ku këndojnë karavidhet” nga Delia Owens
Prej shumë vitesh, thashethemet për “Vajzën e Moçalit” gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut.
Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata.
E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra. Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet.
Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re – derisa ndodh e paimagjinueshmja.
“E vetmja grua në dhomë” nga Marie Benedict
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. “Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në shkencë, te cilat shpesh historia i ka anashkaluar.
Vjenë, viti 1933. Per Hejdi Kisllerin, aktore e re hebreje, bukuria e saj qe shpëtim dhe vuajtje: ajo e mbrojti nga nazistët, por e çoi në një martese tiranike me trafikantin e armëve të Hitlerit dhe Musolinit. E nënvlerësuar nga i gjithe rrethi i saj, ajo dëgjonte planet sekrete të Rajhut të Tretë kur shoqëronte të shoqin në festa dhe ballo. Vendosi të ikte në Hollivud me një emër të ri: Hejdi Lamar. Shumë shpejt u be ikone e kinemase amerikane.
Askush në jetën e saj të re nuk dyshonte se ajo kishte informacione konfidenciale per nazistët apo se ajo vetë mbante një sekret edhe me të madh: ajo ishte një shkencetare e aftë për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për t’i dhënë fund menjeherë luftës. Nëse do ta degjonin, sigurisht.
“Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë tre viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit
Tek “Sapiens”, Dr Yuval Noah Harari përfshin të gjithë historinë njerëzore, që nga njerëzit e parë që ecin mbi tokë deri tek ndryshimet radikale – dhe nganjëherë shkatërruese – të Revolucioneve Njohëse, Agrokulturore dhe Shkencore. Duke nxjerrë në pah të dhëna nga biologjia, antropologjia, paleontologjia dhe ekonomia, ai hulumton se si rrymat e historisë kanë formësuar shoqëritë tona njerëzore, kafshët dhe bimët rreth nesh, madje edhe personalitetet tona.
A jemi bërë më të lumtur teksa historia na shpalos? A mund të çlirohemi ndonjëherë në sjelljen tonë nga trashëgimia e paraardhësve tanë? Dhe çfarë mund të bëjmë për të ndikuar në rrjedhën e shekujve që do të vijnë?
“Arti i brishte i not giving a f.ck” nga Mark Manson
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”.
Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
Të gjithë këto libra i gjeni online tek Bukinist.al
Rekomandimet tona për Leximet e verës i gjeni tek LINKU:
Rekomandimet tona “Shokët e verës” i gjeni tek LINKU: