Colleen Hoover kryeson listat. Romanet e zhanrit mister dhe thriller dhe librat e zhvillimit personal kanë kërkesë të lartë nga lexuesit.
Muaji shtator mbajti në krye të listave autoren më të shitur të momentit në të gjithë botën, Colleen Hoover. Romanet e saj, të sjella në shqip nga botimet Living vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarit. Dy prej veprave të saj, “Mbaron me ne” dhe “Kujtimet e tij” kanë qenë zgjedhje gjatë muajit të kaluar. Prirja e lexuesit tonë për të lexuar romanet e zhanrit mister dhe thriller vazhdon të jetë e lartë: Laura Dave me romanin “Gjëja e fundit që më tha ai” dhe Karen M. Mcmanus me romain “Njëri nga ne po gënjen” listohen në top-10 më të lexuarit.
Tejet e lartë vazhdon të jetë kërkesa e lexuesve për librat e zhvillimit personal: “Zgjoni gjigandin e brendshëm” të Anthony Robbins dhe “Mposhtja e djallit” e Napoleon Hill dhe “Sekretet e mendjes milionere” vazhdojnë të porositen në librarinë online.
Po ashtu, shtatori pati kërkesë për klasikët, përfshirë edhe ata modernë, ku dy romanet “Katedralja e Parisit” e Viktor Hygosë dhe “1984” e George Orwell ishin mes librave më të pëlqyer.
Së fundi romani “Vila e pëlhurave” i Anne Jacobs, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Dituria” është ndër zgjedhjet e lexuesve në morinë e botimeve të reja.
Gjatë muajit shtator 2022 Bukinist.al zhvilloi me partnerët e tij, Bashkia Tiranë, Kongresi Rinor Kombëtar dhe Shoqata Muzika e të Rinjve “Tirana Book Clubs”, ku ftoj të rinjtë e kryeqytetit në mjediset e show-roomit librari Aladini. Në fund shpalli edhe botuesin më të mirë për të rinj, – Botart, përkthyesin më të mirë për të rinj, Anxhela Çikopano dhe autorin më të mirë për të rinj, – Viktor Canosinaj.
Platforma më e madhe online e librit shqip Bukinist.al po ndan me ju listën me 10 librat më të kërkuar të muajit shtator 2022, të cilën e gjeni si më poshtë:
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Një roman i guximshëm dhe realist dhe një histori e paharrueshme dashurie, e cila mban të mbërthyer prej më shumë se një viti interesin e lexuesit në Shqipëri dhe në mbarë botën.
“Kujtimet e tij” nga Colleen Hoover
Përmes këtij rrëfimi vjen historia tronditëse e një nëne të re, e cila kërkon të ndërtoje një jetë shpresëdhënëse përtej pengesave që i ka sjellë jeta.
“Gjëja e fundit që më tha ai” nga Laura Dave
Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.
“Sekretet e mendjes milionere” nga T. Harv Eker
“Sekretet e Mendjes Milionere” shpjegon pse disa njerëz janë të destinuar të jenë të pasur, ndërsa të tjerët të rropaten gjithë jetën. Nëse doni t’i mësoni arsyet, lexojeni këtë libër dhe në këtë mënyrë do të mësosh të zotërosh lojën e brendshme të parave. Mendo si i pasur që të bëhesh i tillë.
“Zgjoni gjigantin e brendshëm” nga Anthony Robbins
Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje e mençur: Në të jepen këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal
“Katedralja e Parisit” nga Viktor Hygo
Ky roman i jashtëzakonshëm historik i stilit gotik, i vendosur në Parisin mesjetar te kullat binjake të strukturës së tij më të madhe dhe simbolit suprem, katedrales së Notre-Dame, është drama tronditëse e Kuazimodos, një person me aftësi të kufizuara, ndërsa Lufton për t’iu kundërvënë kujdestarit Claude Frollo, i cili gjithashtu dëshiron të kryejë gjenocid kundër popullatës rome të Parisit.
“Mposhtja e djallit – Sekreti i lirisë dhe suksesit” nga Napoleon Hill
Napoleon Hill mbetet një motivues i shkëlqyer jo vetëm në Perëndim, por edhe në një vend si Shqipëria. Këshillat e tij vlejnë më shumë se të çdokujt tjetër për shqiptarë sepse përkojnë me kohët kritike që po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën (jo si të bëhesh burrë); si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme (jo si të vrasësh ditën në kafene); si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!
“Njëri nga ne po gënjen” nga Karen M Mcmanus
Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge.
Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri.
Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur – dhe kësisoj një motiv…
Kur George Orëell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.
“Vila e pëlhurave” nga Anne Jacobs
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al