10 librat më të shitur të tetorit 2022

Foto ilustruese

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al sjell për lexuesit titujt më të kërkuar gjatë muajit të kaluar: Shitje rekord në “Book Fest” në TEG, por edhe online: Kërkesë e lartë për librat e mentorit të parasë dhe investimeve, Robert Kiyosaki, romancat dramatike të Colleen Hoover, nobelistes së vitit 2022, Annie Ernaux dhe librat e biznesit dhe zhvillimit personal.

Muaji tetor ka shënuar nivelin më të lartë të shitjeve tek platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al. Përgjatë muajit që lamë pas, kërkesat më të shumta kanë qenë për serinë me tre libra të mentorit më të spikatur të parasë dhe investimeve, Robert Kiyosaki, i cili po vjen i plotë në shqip nga shtëpia botuese Argeta LMG. “Babai i pasur, babai i varfër 1”, Babai i pasur, babai i varfër 2, skema e lëvizjes së parave”, “Babai i pasur, babai i varfër për adoleshentë” mbeten ndër më të kërkuarit, duke mbushur në këtë mënyrë edhe një zbrazëti që ka ekzistuar në fushën e edukimit financiar në Shqipëri.

Mes autorëve më të shitur të kësaj periudhe, padyshim është edhe mbretëresha e bestseller-it, Colleen Hoover, ku thuajse të gjithë librat e saj janë të kërkuar nga lexuesit, sidomos nga të rinjtë. “Kujtimet e tij” dhe “9 nëntori” janë pëlqyer dhe ecin me të njëjtin ritëm si edhe bestseller-i absolut “Mbaron me ne”.

Gjatë muajit tetor u shpall edhe Nobeli në letërsi, gjë që u reflektua menjëherë me shitjet e librave të autores fituese, Annie Ernaux, sjellë nga shtëpia botuese Dudaj. “Pasion i thjeshtë” “Vendi i babait” dhe “Kujtime vajze” ishin mes 20 titujve më të shitur të muajit tetor.

Librat e biznesit dhe zhvillimit personal kanë ecuri të lartë në shitje, prandaj titujt si “Sjellja e suksesshme dhe mençuria në komunikim” e Vasil Naçit, “48 ligjet e pushtetit” e Robert Green dhe “Good vibes, good live” e Vex King janë ndër më të kërkuarit. Së fundi, është botuar edhe “Psikologjia e parasë” nga Morgan Housel, hedhur në qarkullim nga “Minerva”, i cili konsiderohet ndër më të vlerësuarit nga ky grupim lexuesish.

Edhe J. K. Rowling vazhdon të mbajë të gjallë interesin e lexuesve të saj në Shqipëri, ku “Harry Potter dhe guri filozofal” ishte mes dhjetë librave më të shitur të tetorit.

Së fundi ka dalë një libër i ri nga Natasha Lester, romani “Rrobaqepsja e Parisit”, hedhur në qarkullim nga Ombra GVG, i cili është pëlqyer menjëherë pas suksesit që pati me romanin e mëparshëm “Sekreti i Parisit”.

Libri “21 leksione për shekullin e 21” i autorit Yuval Noah Harari, i cili shënoi rekorde me dy librat e mëparshëm, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, – ishte ndër më të zgjedhurit nga lexuesit tanë në muajin tetor.

Me këto të dhëna po e mbyllim listën e 10 titujve më të kërkuar të muajit tetor, duke shpresuar që “Nëntori i librit”, i cili përkon me Panairin e 25 të Tiranës, që organizon Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të shënojë zhvillime domethënëse në tregun e librit shqip.

Foto ilustruese

Më poshtë, gjeni 10 titujt më të kërkuar të muajit tek Bukinist.al.   

“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki

Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.

“Pasion i thjeshtë” nga Annie Ernaux

Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t’u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet, e që aty rinis – pikërisht aty ku kishte mbetur – ajo pritje obsesive: për të, për një telefonatë, për një kapërthim të ri trupash e dëshirash. Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërpresin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes; treguesit e një pasioni të thjeshtë.

“Kujtimet e tij” nga Colleen Hoover

Permes ketij rrefimi Colleen Hoover na sjell një histori tronditese të nje nene te re, e cila kerkon te ndertoje nje jete shpresedhenese pertej pengesave qe i ka sjelle jeta.

“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nga Vasil Naçi

Autori ndan me lexuesit këshilla se si të flasësh hapur dhe të jesh i pëlqyeshëm në të njëjtën kohë, si të kujdesesh për hijeshinë në paraqitje dhe mençurinë në komunikim. Ky libër na fton të reflektojmë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja, për t’u bërë më të mirë, për të jetuar më bukur me njerëzit, për të marrë maksimumin nga çdo moment dhe për të pasur një jetë më cilësore.

“48 ligjet e pushtetit” nga Robert Green

48 LIGJET E PUSHTETIT është studimi më i mirë i pushtetit dhe udhëzues i domosdoshëm i artit bashkëkohor të përfitimit dhe të përdorimit të tij. Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës.

Njohja e tyre është shumë e sigurt, çfarëdo që të jetë synimi juaj: vetëmbrojtja ose thjesht informimi.

 “Harry Potter dhe guri filozofal” nga Joanne K. Rowling

Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Një libër ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin

Good Vibes – Good Life (sq) nga Vex King

“Vex King po i prin një revolucioni të brezit të ri të atyre që janë në kërkim të shpirtërores. Ai e ndan njohurinë e tij të thellë në një mënyrë që kuptohet lehtë, me histori nga jeta e tij, me citime frymëzuese fantastike e me zgjidhje praktike. Realist dhe i besueshëm, ky libër është për këdo që po kërkon rrugën për të dalë nga errësira dhe mjetet për të krijuar një jetë të re që ta duan.”

“Rrobaqepësja e Parisit” nga Natasha Lester

Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.

“Psikologjia e parasë” nga Morgan Housel

“21 leksione për Shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Yuval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë çdo individi në epokën tone. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja:

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *