Nentori i librit – panairi me i madh online

Suprizat 3-javore të platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al: Mundësia për të parapaguar librat që pritet të dalin me ulje -10%, oferta -15% për të gjithë titujt e rinj dhe ofertat ekskluzive që shkojnë deri në -50%. Intervistat me botuesit për titujt e vitit 2022, “E premtja e zezë” me 25 nëntor dhe rekomandimet më të mira për historinë e Shqipërisë

Albert Gjoka*

Një projekt magjik në tregun e librit nis më 10 nëntor: Përgjatë tri javëve, platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al organizon “Nëntorin e Librit”, – ngjarjen që do të shënojë rekord në oferta dhe shitje online. Është hera e dytë që zhvillohet ky panair online dhe ka synim që të ofrojë të gjitha mundësitë për të gjithë lexuesit që nuk kanë mundësi të jenë në panairin e përvitshëm të librit në Pallatin e Kongreseve, si dhe për bashkëatdhetarët tanë që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Ne jemi të lumtur të konstatojmë se “Nëntori i librit” po kthehet në një traditë dhe po shërben si promovuesi më i mirë i librit shqip:

Në prag të Panairit të 25-të të Librit ne kemi menduar që të informojmë të gjithë lexuesit për titujt që pritet të hidhen në qarkullim gjatë këtyre ditëve. Ata që duan t’i bëjnë porosi që tani, e kanë këtë mundësi direkt ta parapaguajnë tek Bukinist.al me ulje -10% dhe sapo të dalin nga shtypshkrimi, i sjellim tek ju të dashur lexues.

Në datat 16 – 20 nëntor 2022 zhvillohet aktiviteti më i madh libror në Shqipëri nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Edhe këtë vit Bukinist.al vjen si një partner promovues i Panairit, duke mbështetur Sofanë e Librit dhe duke sjellë të gjithë botuesit, përmes platformave të përbashkëta  online, të cilët do të prezantojnë vetë titujt që kanë përgatitur përgjatë vitit 2022.

Gjatë ditëve të panairit Bukinist.al nxjerr në ofertë të gjithë librat e rinj, të cilët do të jenë me ulje -15%. Ky është një vit i mbarë. 2022 na solli në shqip kryevepra të mëdha nga letërsia botërore si: “Burri pa cilësi” i Robert Musil, përkthyer nga Jonila Godole, “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” i mjeshtrit të madh të tregimit botëror, Frank O’Connor, përkthyer nga Sokol Cunga, “Vjeshta e Patriarkut” i Gabriel Garcia Marquezit, shqipëruar nga Mira Meksi, “Në rrethin e parë” të Aleksandër Sollzhenicin, përkthyer nga Agim Doskani, “Dashnori i zonjës Çeterli” i D. H. Lawrence, shqipëruar nga Ukë Buçpapaj apo ardhja e plotë e kryeveprës së Haruki Murakamit, me librin e tretë “1q84”, përkthyer me përkushtim nga Ilir Baçi.

Edhe letërsia shqipe do të ketë plot surpriza: Tom Kuka, me romanin Rrethimi, Ben Blushi, Visar Zhiti, Ridvan Dibra, etj.. do të ketë vepra të reja.

Për të pasionuarit pas romaneve bestseller, “Mbaron me ne” pasohet me librin tjetër të Colleen Hoover, “Fillon me ne”, një nga titujt që sapo është botuar në SHBA dhe Angli dhe fill, pas tre javësh, botohet edhe në shqip nga botimet Living.

Saga “Vila e pëlhurave” e Anne Jacobs, përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj, hedhur në qarkullim nga “Dituria”, vjen me librin e dytë, “Vajzat e vilës së pëlhurave”.

Shtëpia botuese Dritan sjell romanet e Karen M. McManus, me tre librat e saj të thrillerit që ka magjepsur të rinjt. Irvin Yalom vjen me një tjetër libër në shqip, “Kuptimi i jetës”, hedhur në qarkullim nga botimet Morava.

Dy biografitë për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe për Rasputinin, përgatitur nga Botart, – padyshim që mbeten nga botimet më shënjuese të këtij viti në kategorinë e librave non-fiction.

Surpriza më e bukur për ata që duan të zhvillojnë edukimin në fushën e financave personale është botimi i katër librave të mjeshtrit të parasë dhe investimeve, Robert Kiyosaki: “Babai i pasur, babai i varfër 1”, “Babai i pasur, babai i varfër 2, – Skema e lëvizjes së parave”, “Babai i pasur, babai i varfër për adoleshentë” dhe “Biznesi i shekullit të XXI”, – që të gjitha përgatitur dhe botuar nga Argeta LMG.

Mes titujve të zhvillimit personal, rekordin absolut e ka shënuar që në dalje libri i Ermal Mamaqit, “Në garë me veten”, – i botuar nga Pegi, – për të cilin Bukinist.al ka të drejtë ekskluzive për shitjen online dhe në rrjetin e librave fizike në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.   

Por, për ata që duan të mësojmë më shumë rreth titujve të rinj, i ftojmë që të bëjnë ndalesa të herëpashershme tek Bukinist.al. Vetëm gjatë kësaj periudhe do të ketë online rreth 350 tituj të rinj.

Bashkësia e artë e lexuesve tanë “Mik i Bukinist” do të ketë një ofertë fikse -20% për të gjithë librat që do, prandaj ne i ftojmë ata që të zgjedhin titujt të cilët i kanë pritur prej shumë kohësh që të jenë në ofertë.

Befasitë e uljeve do të vazhdojnë me rreth 700 tituj të cilët do të jenë në ofertë për të gjithë lexuesit nga -20 deri në -50% ulje deri më datë 30 nëntor. Janë saktësisht 720 titujt të llojeve dhe kategorive të ndryshme. Prandaj, nxitoni dhe përfitoni nga uljet tona!

Surpriza më e madhe nis pas përfundimit të Panairit të Tiranës. Më datë 25 nëntor kemi Black Friday, – dhe si një traditë e re që ka hyrë tashmë edhe në mjediset e konsumatorëve dhe lexuesit shqiptarë, ne do të kemi disa gjëra fantastike. Por, kini durim deri atëherë ju lutem!

Nëntori do të mbyllet me festat kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ne kemi përzgjedhur 110 librat më të mirë që janë bërë për historinë e vendit të shqiponjave, për traditat, zakonet, botimet e albanologëve të shquar, studimet, botimet për heraldikën, kulinarinë, etj. Jo më kot, përgjatë muajit nëntor kemi vënë në fokus shtëpinë botuese “Plejad”, e cila ka hedhur në qarkullim veprat e mendjeve më të spikatura të mendimit shqiptar. Kjo listë rekomandimesh shërben si një mundësi e mirë për këdo që do të njohë më tej historinë e vendit tonë dhe të reflektojë mbi të kaluarën e një vendi që ka shënuar një rrugë të lavdishme por në mbijetesë. 

Me festat e nëntorit mbyllet edhe Panairi “Nëntori i librit”, i cili për ekipin e Bukinist.al shënon një fazë të re në fushën e menaxhimit dhe marketingut të librit në përmbushjen e ambicjes për të qenë lider në këtë treg në Shqipëri.

*Autori është menaxher i Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *