Mbreteresha e thrillerit qe rivalizon Colleen Hoover-in

E përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës Karen M. McManus është autorja më e pëlqyer nga adoleshentët në zhanrin mister dhe thriller në ditët tona. Ja disa sekrete nga vepra e saj dhe seria Njëri nga ne po gënjen..

Nëse jeni të dhënë pas romaneve mister & thriller, ebsoj se keni dëgjuar për Karen M. McManus. Besoj se shumica dërrmuese e të rinjëve e njohin këtë emër. Ajo është autore e romanit “Njëri nga ne po gënjen”, i cili ka vazhduar në seri duke bërë për vete miliona lexues në mbarë botën.

Ajo është konsideruar si mbretëresha e padiskutueshme e misterit në letërsinë e ditëve tona. Për dramat dhe fuqinë e fantazisë madje ia ka tejkaluar edhe asaj që konsiderohet sot si mbretëresha e bestseller-it, Colleen Hoover-it me disa prej romaneve të saj.

Vepra e saj ka pasur ritme rritje të shpejtë dhe është e pëlqyer nga adoleshentët dhe të rriturit. Suksesi i saj tek adoleshentët konsiderohet si plotësisht i merituar sepse ka një fuqi të jashtëzakonshme krijuese për të prodhuar intrigën dhe tensionin. Me gjashtë romanet e saj i jepet lexuesit një mal imagjinate dhe befasish; gjë që paralajmëron faktin se kjo autore ka shumë për të dhënë.

Dëshironi të dini më shumë për autoren që qëndron pas serisë së romaneve “Njëri nga ne po gënjen” librave?

Lexoni për të mësuar më shumë rreth Karen.

Romanet e saj janë të përkthyera në mbi 40 gjuhë të ndryshme të botës.

Tre prej romaneve të saj, Njëri nga ne po gënjen”, “Mos ia thuaj askujt dhe “E ka radhën tjetri” janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dritan.

Karen ka nisur të shkruajë që në moshë të vogël. Librin e parë e ka publikuar kur ishte vetëm 8 vjeçe. Në qendër të romanit të saj ishte një shtrigë që nuk bënte dot magji….

Romani i saj më i shitur, “Një nga ne po gënjen” është frymëzuar nga “The Breakfast Club”.

Karen u frymëzua të shkruante libra thriller pasi lexoi “Lojërat e urisë”.

Karen është e diplomuar në anglisht në universitet dhe më pas ka marrë një diplomë master në gazetari.

Karen takoi shumicën e partnerëve të saj kritikë në Twitter.

Ajo mban gjithmonë balsam buzësh.

Karen e vlerëson motrën e saj, e cila e nxiti që të bëhej autore. Qeni i përkëdhelur Fritz tek romani “E ka radhën tjetri” është krijuar në kujtim të qenit të fëmijërisë së Karen – i quajtur gjithashtu Fritz.

Librat e Karen M. McManus i gjeni tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *