Thrilleri i Hawkins sjell mjeshtrisht banalitetin e se keqes

Paula Hawkins vjen me një thriller të ri dhe aspak të ngjashëm me romanin bestseller “Vajza në tren” apo “Nën ujë”. “Zjarr që digjet ngadalë” është hedhur në qarkullim nga Botimet Morava

Maureen Corrigan*

A i mbani mend kohët e arta kur bota letrare ishte në dilemë për pyetjen nëse personazhet e trilluar duhet të jenë “të pëlqyeshëm” në vend të dilemës nëse personazhet e trilluar janë të dalë mode nga realiteti distopian? 

Claire Messud ndezi debatin për “pëlqyeshmërinë” në vitin 2013 kur dha një intervistë për Publishers Weekly rreth romanit të saj (atëhershëm i ri), “Gruaja në katin më sipër”. Kur intervistuesi cyti për protagonisten në librin e Messud-i, Nora Eldridge, duke thënë se: “Unë nuk do të doja të isha shoqe me Norën: Ju do ishit? Pikëpamja e saj është thuajse e padurueshme”.

Messud u përgjigj me një thirrje për disa nga personazhet më të pakëndshëm të letërsisë: “Për hir të Zotit, çfarë lloj pyetjeje është kjo? Ju do donit të ishit miq me Humbert Humbert-in? Do të dëshironit të ishit miq me Mickey Sabbath-in? Saleem Sinai-n? Hamleti-in? Krapp-in? Edipi-in? Oscar Wao-n? Antigon-ën? Raskolnikov-in?… Ndonjë nga personazhet e Pynchon-it? Apo Martin Amis? Apo Orhan Pamuk-ut? Apo Alice Munro-s? Nëse i lexoni librat për të gjetur miq, jeni në telashe të thella.”

Shtegu i bisedës kaloi më pas në betejën midis atyre që talleshin me lexuesit naivë të cilët i konsiderojnë personazhet e trilluar “miqtë” e tyre dhe të tjerëve që këmbëngulnin se një përqeshje e tillë ishte elitare. Dhe, me kaq shumë polemika letrare, beteja përfundoi pa një fitues.

E risjell debatin për të paralajmëruar se nëse je tipi që kërkon miq në librat që lexon, do të ishte mirë ta shmangie romanin e ri të Paula Hawkins “Zjarr që digjet ngadalë”. Në fakt, edhe nëse jeni mizantrop, është mirë që ta shmangni leximin e librit. Jo vetëm që çdo personazh në romanin e Hawkins është i poshtër, egoist dhe narcisist, por ata janë edhe të lodhshëm. Shumë të lodhshëm. Edhe vrasësi serial është i mërzitshëm. Thuaj çfarë të duash për Hannibal Lecter, por ai do të ishte një shoqërues argëtues mbrëmjeve; madje, edhe dikush që mund ta konsideroni një “mik”.

Ashtu si në romanet e saj të mëparshme, duke përfshirë librin e vitit 2015, “Vajza në tren“, Hawkins mbështetet në një stil tregimi zig-zag, ku lexuesit shohin këndvështrime të shumta për të njëjtat ngjarje nga një rrëfimtar që rrëfehet në vetë të tretë, i cili ka qasje në mendimet e personazheve të ndryshme në tregim. Ato ngjarje përbëjnë një përrallë të turbullt të tradhtisë, vrasjes, sjellje jo të pranueshme nga shoqëria, ndërveprimeve të ndyra familjare dhe përdorjes së historisë së dikujt tjetër nga një shkrimtar që kërkon të bëjë para. (Përdorimi i historisë së dikujt tjetër është tema e pezullimit të nënshkrimit të vitit 2021; është e vështirë të kujtohet edhe një herë tjetër kur nënkomploti i “historia e vjedhur” ishte një gjë e tillë).

Zjarr që digjet ngadalë” fillon me vrasjen e tmerrshme me thikë të një të riu (të papëlqyer) të quajtur Daniel Sutherland-it në shtëpinë e tij të rrënuar e të ankoruar në kanalin Regent në Londër. Tri gra tregojnë ngjarjet para dhe pas krimit. E para është një “zhbiruese që fut hundët kudo”, e quajtur Miriam Lewis, që jeton në një varkë ngjitur. Kapitulli i Miriamit fillon me këtë përshkrim për jetën e personazhit:

“Çdo të dielë të dytë të muajit, Miriam Lewis pastronte tualetin. Asaj iu desh ta ngrinte kasetën (çuditërisht të rëndë) nga tualeti i vogël në pjesën e pasme të shtëpisë-varkë, të kalonte përmes kabinës dhe të dilte në shtegun përmes kanalit dhe prej andej… në bllokun e tualeteve, ku mbeturinat duhej të hidheshin në tualetin kryesor, e më pas në ujë…”

Ndoshta shumë detajist, por kjo paraqitje e Miriamit shpjegon rrjedhjen e ngjarjes se pse ajo vëren se dyert e kabinës së shtëpisë – varkë të fqinjes janë të hapura në një mëngjes të ftohtë dhe, si rrjedhim, zbulon kufomën. Që të mos mendojmë se Miriami është një qytetare e denjë, në libër na rrëfehet gjithashtu se ajo vodhi një mbajtëse çelësi “ende me gjak” pranë trupit të Danielit dhe ia mbajti këtë të fshehtë policisë. Veprim jo i mirë ky nga Miriam.

Tezja e viktimës, Carla Myerson, është një grua e ftohtë, e zhgënjyer nga gjërat që duhet të pranojë, por ndrydhja e emocioneve të saj e ka një arsye: Burri i Carl-ës, romancieri pompoz Theo Myerson, që e la, rezulton të ketë patur lidhje me Miriam-in. Theo gjithashtu i jep policisë informacionin interesant se ai pa një vajzë, të mbuluar me gjak, duke ecur në rrugën përgjatë kanalit në kohën kur ishte kryer vrasja.

Vajza, e quajtur Laura Kilbride, me nofkën mizore “Mad Laura”, është gruaja e tretë e përfshirë në historinë mbërthyese. Laura punon në një lavanderi dhe vuan nga “vetëbesimi i ulët… hiperseksualiteti, kontrolli i dobët i impulseve, sjellja e papërshtatshme në shoqëri, shpërthimet agresive, humbja e kujtesës afatshkurtër dhe ecja mjaft e theksuar çalë- çalë,” (do t’ja hidhja fajin zilisë dhe lakmisë.) Mbajtësja e çelësit të përgjakur, që Miriami vjedh në vendin e krimit, i përket pikërisht Laurës.

Sigurisht, krimet në filmat bardhë e zi të James M. Cain nuk ishin të mbushura me njerëz të dashur dhe mjedise të gëzueshme, por është pikërisht fiksimi i personazheve të korruptuar, intensiteti i mjediseve të ngjarjeve nëpër qorrsokake dhe dialogët e jashtëzakonshëm që bëjnë kryevepra si: “Dëmshpërblim i dyfishtë” dhe “Postieri i bie ziles gjithmonë dy herë” në mënyrë të parezistueshëm. Në të kundërt, romani i Hawkins nuk e pëfshin shumë lexuesin. Galeria e saj e karaktereve mashtrues dëshmon edhe një herë “banalitetin e së keqes”.

Dhe, me përjashtim të një shmangie të zgjuar të komplotit në fund të këtij romani, zbulimet e ngjarjes në fund nuk e meritojnë gjithë pështjellimin narrativ. “Zjarri” që po digjet në titullin e Hawkins nuk është e vetmja gjë në romanin e saj të fundit që është i ngadaltë.

*Maureen Corrigan, kritike e librit për programin NPR, Fresh Air, ofron lëndën e literaturës në Universitetin Georgetown.

Përgatiti materialin Eni Sadiku

Librin e gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *