Kryesojnë librat e festave të Krishtlindjes, romanet e Colleen Hoover dhe botimet për fëmijë. Klasikët dhe librat e zhvillimit personal ende me kërkesë të lartë nga lexuesit. 10 titujt më të pëlqyer për muajin që lamë pas tek Bukinist.al
Muaji dhjetor përkon me festat e fundvitit dhe për këtë arsye rritet kërkesa për librat e festave. Të ndikuar edhe nga listat e rekomandimeve të platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al, “Librat e festave” dhe “Përrallat e babagjyshit”, gjatë muajit të kaluar pati një interes në rritje për librat e Krishtlindjes, qoftë për lexuesit e vegjël, por edhe për të rriturit.
Përveç serisë së Richard Paul Evans me romancat e Krishtlindjes, e cila u pasurua së fundi me romanin “Ditari i Noelit”, libri “Një ditë dhjetori” i autores Josie Silver mbajti kryesimin e shitjeve gjatë muajit të fundit të vitit. Edhe rekomandimet për fëmijë si “Ditari i Gregut”, “Djali miliarder” i David Walliams apo “Tregime të moçme shqiptare” ishin zgjedhje të prindërve për t’ua dhuruar fëmijëve të tyre apo edhe vetë dëshira e lexuesve të vegjël.
Librat e zhvillimit personal dhe të biznesit ende kanë kërkesë të lartë nga lexuesit. “Babai i pasur, babai i varfër” i Robert Kiyosakit, botuar së fundi nga Argeta LMG së bashku me 4 titujt të tjerë të autorit më të shquar të financave personale dhe investimeve është në top-10 më të kërkuarit prej disa muajsh. Kësaj radhe pati rritje të interesit për librin “Lideri nuk lind…. bëhet” të Iris Halilit, një botim i pazakontë dhe me vlera për lidershipin, i cili është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Dituria”. Daniel Goleman me dy librat e tij “Inteligjenca emocionale” dhe “Inteligjenca sociale”, botuar nga Pema, vazhdon të ketë interes nga lexuesit në Shqipëri.
Së fundi, autoret bestseller kudo në botë, por edhe në Shqipëri, Colleen Hoover dhe Elif Shafak kanë shënuar rritje të shitjeve të romaneve të tyre edhe tek lexuesit shqiptarë.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën me 10 librat më të shitur gjatë muajit dhjetor 2022 tek platforma Bukinist.al:
Një ditë dhjetori” nga Josie Silver
Libri “Një ditë dhjetori” është një histori dashurie gazmore, emocionuese dhe shumë prekëse, dhe një kujtesë se fati merr kthesa të pashpjegueshme përgjatë rrugës drejt lumturisë. Lori është e sigurt se dashuria me shikim të parë ekziston vetëm nëpër filma, mirëpo një ditë dhjetori me borë, ajo shikon një djalë nga dritarja e mjegulluar e autobusit dhe e kupton menjëherë që është ai, i duhuri. Çasti kur sytë e tyre takohen është magjik… por autobusi i saj largohet. E sigurt se është e shkruar që ata ta gjejnë njëri-tjetrin, përgjatë një viti Lori nuk lë kafene dhe stacion autobusi pa skanuar, për të gjetur djalin, por më kot. Në vend të kësaj, ata takohen rastësisht në një festë Krishtlindjeje, kur shoqja e saj e ngushtë, Sara, e prezanton me të dashurin e vet. Ai është Xheku, djali i autobusit.
“Fillon me ne” nga Colleen Hoover
Para “Mbaron me ne”, filloi me Atlas. Colleen Hoover u tregon fansave anën e pelqyer te historisë së Atlasit dhe ndan me ne atë që vjen më pas në këtë vazhdim të shumëpritur të bestsellerit #1 të New York Times “It Ends with Us”, I konsideruar nga USA Today si “i lavdishëm dhe prekës”. Lily dhe ish-bashkëshorti i saj, Ryle, sapo janë vendosur në një ritëm normal të bashkëprindërimit kur ajo papritmas përplaset përsëri me dashurinë e saj të parë, Atlasin. Pas gati dy vitesh të ndarë, ajo gëzohet që për një herë, koha është në anën e tyre dhe menjëherë thotë Po kur Atlasi e kërkoi për një takim. Por pasioni i saj pengohet shpejt nga fakti se, megjithëse ata nuk janë më të martuar, Ryle është ende pjesë e jetës së saj – dhe Atlas Corrigan është i vetmi burrë që ai do ta urrejë që të jetë në jetën e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij.
“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki
Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.
“Tregime te mocme shqiptare” nga Mitrush Kuteli
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare
“Lideri nuk lind… bëhet” nga Iris Halili
Ky libër vjen në dorën e lexuesit si një përmbledhje esenciale studimesh disavjeçare të autores, të fokusuara veçanërisht në tiparet dhe cilësitë e lindura apo të fituara të liderëve. Në botën e lidershipit, forca e ndjekëseve është e pamat, pasi janë ata që formësojnë, fuqizojnë apo shfuqizojnë liderët. E gjithë kjo marrëdhënie lider-ndjekës bazohet në dy parime bazë të shkollës së lidershipit: “Nuk ka lider pa ndjekës” dhe “Nuk mund të ketë lider të mirë me ndjekës të këqij apo anasjelltas”.
Në këtë dinamikë mes palëve, një rol parësor luan kultura që ata përfaqësojnë. Ndonëse fusha e lidershipit është shumë herë e ndërlikuar dhe sfiduese, një përfun-dim mbetet qëndrestar: Lideri i suksesshëm nuk lind, por behet, pasi ndershmëria, karakteri, dëshira për ndryshim apo empatia, janë cilësi që kultivohen dhe përcaktojnë fatin e vetë liderit apo të ndjekësve të tij.
“Tre shokë” nga Erich Maria Remarque
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që sakrifikohen për njëri-tjetrin. Një libër, që të godet zemrën dhe mendjen!
“Ishulli i pemeve te zhdukura” nga Elif Shafak
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafak-ut.
“Ditari i Gregut 1” nga Jeff Kinney
Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjë ra si “I dashur ditar kështu” a “I dashur ditar ashtu” ! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme. Këtu keni vëllimin e parë…
“Djali miliarder” nga David Walliams
Nëse të ka ndodhur ndonjëherë që fëmija të qajë, apo të jetë i pakënaqur, edhe kur ia ke plotësuar të gjitha kushtet, – gjëja më e mirë është të lexojë këtë libër. Sepse i tillë është edhe personazhi ynë, Xho Spadin i ka të gjitha, por i mungon një shok. Ky libër është aq i thellë, dhe aq i vlefshëm saqë David Ëalliams ka ka lënë një tjetër magji për të vegjlit….
“Inteligjenca sociale” nga Daniel Goleman
Edhe nje here, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore të gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne “jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marredheniet tona në çdo aspekt të jetës. Tek “Inteligjenca Sociale” Daniel Golemani eksploron nje shkencë të re në zhvillim me implikime befasuese për botën tone nderpersonale. Ai shpjegon saktësinë befasuese te përshtypjeve të para, bazen e karizmës dhe fuqine emocionale, kompleksitetin e tërheqjes seksuale dhe menyren se si t’i zbulojmë gënjeshtrat. Ai gjithashtu pershkruan “anën e erret të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.
Librat i gjeni online tek Bukinist.al