Shpallen rezultatet e votimit online tek blogu Leximtari.al në kategorinë “Libri për fëmijë”. “” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun do të jetë në fokusin e promovimit gjatë vitit 2023 tek Bukinist.al
NJOFTIM – Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022, – në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
Këtë vit, në ndryshim nga herët e tjera, ky çmim jepet një ditë me vonesë, – pra më datë 3 prill, – për shkak të kohës që mori procesi i verifikimit të votimit, i cili në disa raste ishte në shkelje të rregullave që kemi përcaktuar. Sipas rregullores, “çdo person ka të drejtën për të votuar vetëm një herë, në secilën prej gjashtë kategorive”.
Departamenti i Zhvillimit ka verifikuar të gjitha IP përmes të cilave është kryer procesi i votimit dhe është konstatuar se ka pasur IP të panjohura përmes me të cilat është bërë votimi. Pikërisht për këtë arsye, nuk janë marrë në konsideratë votat e dy vendeve të para në këtë kategori.
Stafi i “Bukinist.al” dhe blogut “Leximtari.al” dëshirojnë të ndajnë me ju faktin se për ne si organizatorë ka më shumë rëndësi promovimi i librave sesa vetë procesi i votimit. Pikërisht, për këtë arsye, ne zgjedhim një listë të shkurtër me 7 tituj në secilën kategori dhe votimi online zgjat në një periudhë më shumë se 4 javore, – për të dhënë mundësinë e promovimit të librave që janë në garë dhe ngjalljen e interesit tek lexuesit. Për këtë arsye, ne kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë autorëve dhe botuesve që ishin përfshirë në këtë proces.
Çdo çmim që jepet dhe çdo proces votimi përmban në vetvete aspekte mbi të cilat mund të ketë qëndrime të kundërta, dhe në rastin konkret, ne jemi të hapur për të pranuar kritikat që mund të bëhen në adresë të procesit, për ta bërë më transparent dhe më të besueshëm. Edhe vendimi ynë i shërben këtij qëllimi
Titulli fitues në kategorinë “Libri për fëmijë” promovohet nga platforma Bukinist.al përgjatë gjithë vitit 2023.
Bukinist.al falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që votuan në këtë garë dhe uron autoren e librit ““, Valbona Banka dhe botuesin Mediaprint.
Gara për 5 kategoritë e tjera; Poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-fiction dhe libri i zhvillimit personal dhe biznesit vazhdon deri më 22 prill 2023 dhe fituesit shpallen në Ditën Botërore të Librit, më 23 prill.
Librin “Aria hidh e prit” e gjeni tek