
Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari kanë përzgjedhur 9 “shokë” për lexuesit e vegjël gjatë pushimeve verore. Të gjitha rekomandimet vijnë nga letërsia shqipe për fëmijë. Shiko tek Shokët e verës
E ku ka shok më të mirë sesa një libër për vogëlushet gjatë pushimeve të verës. Kësaj radhe, platfoma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari kanë bërë një përzgjedhje mbi prurjet më të fundit, mes librave më të shitur dhe duke u bazuar edhe mbi kërkesat e lexueve deri më tani, kemi tashmë një listë rekomandimesh.
Lista e këtij viti është një përzgjedhje mes autorëve shqiptarë klasikë apo modernë, të ditëve tona. Padyshim kësaj liste nuk mund t’i mungojë Mitrush Kuteli, Gaqo Bushaka, Petro Marko, Dionis Bubani apo Bedri Dedja, të cilët kanë ardhur me ribotime të librave të tyre. Veprat që kanë për lexuesit e vegjël i kanë qëndruar kohës dhe mbajnë të gjallë interesin e vogëlushëve. Mes autorëve të tjerë është edhe Viktor Canosinaj, Rudina Çupi, Valbona Banka, e cila me veprën e saj “Aria, hidh e prit” është vlerësuar si botimi më i mirë i vitit 2022, në kategorinë letërsia për fëmijë tek Bukinist.al dhe tek Leximtari. Kjo përzgjedhje bëhet në mënyrë që fëmijët tanë ta kuptojnë më mirë realitetin tonë si dhe të mbështetin letërsinë shqipe për fëmijë.
Këto tituj dhe rreth 80 tituj të tjerë janë pjesë e ofertës së Bukinist.al për lexuesit e vegjël, të titulluar “Shokët e verës”.
Thuajse çdo vit Bukinist.al rekomandon libra për lexuesit e vegjël gjatë pushimeve të verës.

Më poshtë gjeni listën e librave që rekomandojmë për verën e këtij viti:
“Aventurat e Çapaçulit” nga Dionis Bubani
“Aventurat e Çapaçulit” ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001.
“Kalamajtë e pallatit tim 1” nga Bedri Dedja
Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
Një copëz letër, mbetur “e burgosur” në zarf, mban një sekret që shpaloset në faqet e fundit të këtij romani plot aventura, të cilat nisin në Tiranë e më pas zhvendosen në një fshat malor.
Xhamat e thyer në shtëpinë e banorit më të ri të pallatit, zbulojnë një nga një fqinjët e kateve të tjera, e ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre apo të organizojnë kohën e lirë.
Ata janë fëmijë që ndonjëherë i derdhin të gjitha energjitë në fushat e lojës, por që, nga ana tjetër, bëjnë përpjekje të mëdha për të përballuar situatat e ndryshme, që u krijohen në shkollë e në jetën e përditshme.
“Pushimet e Çufos” nga Gaqo Bushaka
Leximi i “Çufoja dhe bubi Kaçurrel”, “Çufoja në shtëpinë e çudirave”, “Filmi i gjeneral Çufos” dhe “Pushimet e Çufos” ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.
“Shpella e piratëve” nga Petro Marko
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese “Naim Frasheri”, ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
“Xinxifilua dhe përralla të tjera” nga Mitrush Kuteli
Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës.
Jo vetëm flisnin, po edhe shkruanin mirë e bukur në kartë, sepse mbanin nga një kallamar në brez e nja një kallam shkrimi në vesh. Kështu bënin ariu, ujku e dhelpra të veshur e ngjeshur me gjithfarë gëzofësh, kështu bënin grifsha, laraska e kaposhi të stolisur me gjithfarë puplash, iriqi me gjemba e breshka me zhguall, gjarpëri rrjepacak e gjithë të tjerët.
“Aria hidh e prit” nga Valbona Banka
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al, – në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “Aria, hidh e prit” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
“Ana nga Tirana” nga Rudina Çupi
Një rrëfim i koduar, i shkruar me rebuse, me fjalë të krijuara duke ndërthurur figura e shkronja. Ky libër ndërveprues, pjesë e serisë “Luaj e shkruaj” për lexuesin fillestar, nxit mendjemprehtësinë dhe logjikën, si dhe shprehjen e anës krijuese.
“Aventurat me ishullin lundrues” nga Viktor Canosinaj
Një roman i llojit të fantazisë për moshën 10-14 vjeç, i shkruar nga një prej autorëve më të spikatur të letërsisë për fëmijë
Vigi, një djalë 11-vjeçar, me anë të një filmi të realizuar në kompjuter nga një shoqja e tij e ngushtë, përjeton një sërë ngjarjesh fantastike, që vënë në provë karakterin e tij, duke e paraqitur ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Në fund, Vigi merr vesh se gjithçka është një mesazh i gjatë kompjuterik i dërguar nga shoqja e tij e ngushtë me rastin e ditëlindjes së tij.
“Tezja dhe shkopinjtë magjike” nga Edi Gogu
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë. Meqë më thatë që dini të mbani një sekret, unë po jua rrëfej sekretin tim. Tezja ime, teze Lola, ka shkop magjik. Madje jo një, por dhjetë. Po, po dhjetë ka. Unë i kam parë vetë me sytë e mi. Ja, tani po jua rrëfej menjëherë të gjitha, vetëm mbani vesh.
Të gjithë librat e rekomanduar “Shokët e verës” për fëmijë të grupmoshës 5-15 vjeç, i gjeni në ofertë gjatë verës tek Bukinist.al