Platfoma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al publikon titujt më të kërkuar gjatë muajit korrik. Romancat e verës dhe mister dhe thriller mbeten ndër më të kërkuarit.
Vera sjell të tjera shije dhe kërkesa në tregun e librit: Romancat dhe romanet mister dhe thriller mbeten ndër më të kërkuarit nga lexuesit gjatë periudhës së pushimeve verore. Fatmirësisht, rritet edhe kërkesa për librin nëse e krahasojmë me muajt e tjerë të vitit. Pushuesit e kanë bërë pjesë të pandarë librin mes gjërave të domosdoshme në çantën e plazhit.
Gjatë muajit korrik ne kemi marrë të dhënat nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al. Colleen Hoover vazhdon të mbetet ndër autorët më të kërkuar. Edhe “Fillon me ne”, si vazhdim i romanit “Mbaron me ne” mban gjallë interesin e lexuesit.
Romani “Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” i Lucy Score i sapobotuar nga Bota Shqiptare, ka dalë në krye të listës së librave më të shitur.
“Pas asaj vere” i Carley Fortune, hedhur në qarkullim nga “Dritan” shkaktoi reagime të menjëhershme tek lexuesit, pas kthimit në bestseller në tregjet ndërkombëtare.
Çuditërisht edhe libri “Ne ishim gënjeshtarët” i Emily Lockhart ka pasur rikthim interesi për lexuesit, kryesisht të atyre që janë në moshë rinore.
Agatha Christie me librin e ri “Një kufomë në bibliotekë”, botuar nga “Dituria” ka qenë ndër librat më të pëlqyer, duke vijuar me prirjen e re të lexuesit tonë për zhanrin “Mister dhe thriller”, i cili ka shënuar rritje interesi gjatë tri viteve të fundit. Nobelisti Orhan Pamuk me romanin “Muzeu i pafajësisë” mbetet ndër 10 librat më të kërkuar gjatë korrikut tek Bukinist.al.
Ndonëse librat e zhvillimit personal mbeten të kërkuar, këtë muaj janë pëlqyer vetëm librat “Ligjet e natyrës njerëzore” të Robert Greene dhe “Sekretet e mendjes milionere”.
Një libër që ka shkaktuar befasi është romani biografik “U mbajta te parajsa”, shkruar nga Loreta Vaso, i bazuar mbi një histori reale të jetës dhe dramave të një mjekeje të njohur.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni 10 titujt më të kërkuar të muajit korrik tek Bukinist.al, si më poshtë:
“Fillon me ne” nga Colleen Hoover
Para “Mbaron me ne”, filloi me Atlas. Colleen Hoover u tregon fansave anën e pelqyer te historisë së Atlasit dhe ndan me ne atë që vjen më pas në këtë vazhdim të shumëpritur të bestsellerit #1 të New York Times “It Ends with Us”, i konsideruar nga USA Today si “i lavdishëm dhe prekës”.
Lily dhe ish-bashkëshorti i saj, Ryle, sapo janë vendosur në një ritëm normal të bashkëprindërimit kur ajo papritmas përplaset përsëri me dashurinë e saj të parë, Atlasin. Pas gati dy vitesh të ndarë, ajo gëzohet që për një herë, koha është në anën e tyre dhe menjëherë thotë Po kur Atlasi e kërkoi për një takim.
Por pasioni i saj pengohet shpejt nga fakti se, megjithëse ata nuk janë më të martuar, Ryle është ende pjesë e jetës së saj – dhe Atlas Corrigan është i vetmi burrë që ai do ta urrejë që të jetë në jetën e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Duke kaluar midis këndvështrimeve të Lily-t dhe Atlas-it, “Fillon me ne” fillon pikërisht aty ku u ndal epilogu i fenomenit më të shitur “Mbaron me ne“.
“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” nga Lucy Score
“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.
Historia zhvillohet kur Frankie dhe Aiden përballen me një situatë të papritur kur ata përfundojnë duke ndarë një banesë. Në vend që të qëndrojnë armiq, ata vendosin të bëjnë një marrëveshje: të shkojnë së bashku përpara për të shpëtuar në fund interesat e tyre të përbashkëta. Kjo çon në një serë ngjarjesh të papritura, aventurash humoristike dhe ndjenja që zhvillohen mes tyre.
“Revolucioni i glukozës” nga Jessie Inchauspé
Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts. Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori.
Nëntëdhjetë për qind nga ne vuajmë nga sheqeri i tepërt në sistemin tonë – dhe shumica prej nesh nuk e di.
Simptomat? Nepsi, lodhja, infertiliteti, puçrrat, rrudhat… Dhe, me kohë, zhvillimi i sëmundjeve, të tilla si: diabeti i tipit 2, kanceri dhe dementia.
Duke u mbështetur në arritjet e fundit të shkencës, si dhe në kërkimet e veta pioniere, biokimistja Jessie Inchaupsé ofron 10 truke të thjeshta të të ushqyerit dhe të mënyrës së jetesës, që ju ndihmojnë të eliminoni simptomat – pa iu nënshtruar dietave, apo pa hequr dorë nga ushqimet që ju dashuroni. Për shembull:
• Si mund t’ju bëjë të humbisni në peshë pa mundim, ngrënia e ushqimit në rendin e duhur.
• Cili përbërës sekret do t’ju lejojë të hani ëmbëlsira dhe, përsëri, të vijoni të digjni yndyrën tuaj.
• Cili ndryshim i vogël i mëngjesit do t’ju mbushë me energji dhe do të frenojë nepsin tuaj.
“Ne ishim gënjeshtarët” nga E. Lockhart
“Ne ishim gënjeshtarët” është një histori që duhet lexuar me një frymë. Një roman i mahnitshëm, i shkruar në mënyrën më të shkëlqyer.
Çdo verë, anëtarët e pasur e në dukje të përkryer të familjes Sinkler mblidhen në ishullin e tyre privat. “NE ISHIM GËNJESHTARËT” është historia e këtyre bashkimeve të përvitshme, dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë një vere që protagonistja Kejdëns nuk arrin ta kujtojë. Paragjykimet, zilia dhe favoritizmi patriarkal mes tri motrave të rritura, bën kontrast me shoqërinë dhe pikëpamjet e kushërinjve adoleshentë dhe shokut të tyre Gat. Ditët e qeta me limonadë në tarracë dhe lojërat maratonë ua lënë vendin tensionit, dashurisë së vërtetë dhe qëllimeve dashamirëse por, që shkojnë tmerrësisht keq.
“Pas asaj vere” nga Carley Fortune
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
Thonë se e shkuara nuk kthehet dhe për Persefoni Frejzërin, që kur bëri gabimin më të madh të jetës një dekadë më parë, kjo duket tepër e vërtetë. Në vend që të kalojë verat vezulluese buzë liqenit të fëmijërisë, ajo qëndron në një apartament elegant në qytet, duke i mbajtur të gjithë larg zemrës.
Pastaj merr një telefonatë që e bën të kthehet me ngut në Gjirin e Berit dhe në orbitën e Sem Florekut – burrit, pa të cilin kishte menduar se nuk do t’i duhej të jetonte kurrë.
Për gjashtë vera, gjatë pasditesh të mjegullta në ujë dhe netësh të ngrohta në restorantin e familjes së tij, Persi dhe Semi kishin qenë të pandarë. Ajo miqësi u shndërrua në diçka më shumë para se të shkatërrohej në mënyrën më tronditëse.
Kur Persi kthehet në liqen për funeralin e mamasë së Semit, lidhja mes tyre është po aq e pamohueshme sa ka qenë gjithmonë. Po derisa Persi të përballet me vendimet që mori, ata nuk kanë si ta dinë nëse dashuria e tyre është më e madhe se gabimi më i rëndë i së shkuarës.
“Një kufomë në bibliotekë” nga Agatha Christie
Shën Mari Med, një mëngjes i zakonshëm.
Të paktën derisa kolonel Bantri dhe gruaja e tij, Dolli, zgjohen me ngut nga një shërbëtore e tmerruar, e cila vjen për t’i njoftuar se në bibliotekën e shtëpisë është gjetur trupi i një gruaje të panjohur, veshur me fustan mbrëmjeje!Nuk është thjesht trupi, në fakt, është kufoma e saj!
Kush është kjo grua e re? Si arriti deri në bibliotekë? Kush e vrau?
Askush nga banorët e shtëpisë nuk e njeh viktimën, as e ka takuar ndonjëherë, po atëherë si shpjegohet vrasja dhe gjetja në atë vend?
Policia, e thirrur aty për aty, nis hetimin, por edhe kësaj here do të jetë zonjusha e këndshme Marpëll, shoqe e hershme e të zonjës së shtëpisë, që, me syrin e pagabueshëm dhe kthjelltësinë e saj, do të hedhë dritë në zonat më të thella e të fshehta të shpirtit njerëzor dhe do të zgjidhë çështjen.
Mes thashethemeve që përmbytin fshatin për “skandalin”, ajo ngre një kurth të zgjuar për të kapur një vrasës të pamëshirshëm.
“Ligjet e natyres njerëzore” nga Robert Greene
Vjen më në fund në gjuhën shqipe vepra më e rëndësishme e Robert Greene, “Ligjet e natyrës njerëzore”. I vlerësuar pa masë për bestseller-in absolut, “48 ligjet e pushtetit”, përmes këtij libri, autori shkon thellë në natyrën e qenies njerëzore dhe analizon mënyrat për të ndikuar tek njerëzit.
Së pari, ligjet që do të bëjën vëzhgues më të qetë dhe më strategjik të njerëzve, çka do të të ndihmojë të çlirohesh nga dramat emocionale që t’i shterrojnë energjitë kot së koti.
Së dyti, ligjt do të bëjnë mjeshtër të interpretimit të shenjave që njerëzit japin vazhdimisht, të cilat do të të ndihmojnë t’ua gjykosh më drejt karakterin
Së treti, ligjet do të të pajisin me aftësinë për t’ua hedhur dhe për të mposhtur tipat tokstikë, të cilët do t’i ndeshësh në jetë herët a vonë.
Së katërti, ligjet do të të mësojnë mjetet e vërteta për t’i motivuar njerëzit dhe për të ndikuar tek ata.
Së pesti, ligjet do të të japin aftësinë të ndryshosh edhe vetë skemat e sjelljeve të tua negative.
“Sekretet e mendjes milionere” nga T. Harv Eker
Ky libër të mëson se si të zotërosh lojën e brendshme të parave: Mendo si i pasur që të bëhesh i tillë. Në këtë libër që të transformon jetën, do të mësosh si të identifikosh e të ndreqësh prototipin tënd të parave dhe të shtosh të ardhurat në mënyrë të ndjeshme. Lexoje dhe u bëfsh i pasur! “Sekretet e Mendjes Milionere” shpjegon pse disa njerëz janë të destinuar të jenë të pasur, ndërsa të tjerët të rropaten gjithë jetën. Nëse doni t’i mësoni arsyet, lexojeni këtë libër!”
“Muzeu i pafajësisë” nga Orhan Pamuk
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të “Lolitës”, të “Madamë Bovarisë” dhe ” Ana Kareninës”.
“U mbajta te parajsa” nga Loreta Vaso
Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido. “Doja shumë të shkruhej historia reale e jetës sime ‘lakuriqe’, për të përcjellë mesazhe tek ato nëna, gra, vajza që në jetë mund të kenë kaluar situata të vështira”, – thonë në fund vetë Lindita. Por, autorja ia ka arritur që të përcjellë “amanetin” e personazhit real, të sjellë personazhin e Lindës si gruaja që rilind pas çdo vështirësie, që mëson pas çdo pengese dhe që bëhet më e fortë pas çdo sfide.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al
Rekomandimet e verës “Pusho dhe lexo” për të rritur dhe për lexuesit e vegjël, “Shokët e verës” i gjeni në ofertë deri më 31 gusht 2023.