Platforma më e madhe online, Bukinist.al nxjerr të dhënat për ecurinë e shitjes së botimeve “Mediaprint”: E profilizuar tek letërsia për fëmijë; e përkthyer apo e shkruar nga autorët shqiptarë, – ka kërkesat më të larta për këto tituj.
Shtëpia botuese Mediaprint është krijuar në vitin 2006, me fokus librin shkollor dhe didaktik, por më pas e ka shtrirë aktivitetin tek libri akademik, libri për fëmijë, dhe tashmë edhe tek letërsia për të rritur.
Ekspertiza më e mirë është letërsia për fëmijë. Në protofolin e saj ka botime me vlerë nga letërsia botërore për fëmijë, të cilët kanë ardhur në shqip përmes një pune profesionale tejet cilësore.
Që nga viti 2011, Shtëpia Botuese Mediaprint ka krijuar redaksinë e librit për fëmijë me botime për fëmijët e moshës 3 deri në 14 vjeç. Rrugëtimi nisi me kolanën e edukimit financiar për moshat nga 6-18 vjeç, si dhe libra artistikë për fëmijë në partneritet me shtëpi botuese prestigjioze të huaja.
Botimi i serisë së famshme “Nikolasi i vogël” u pasua nga shumë botime të tjera duke krijuar një eksperiencë të bukur dhe të suksesshme në botimin e letërsisë klasike dhe bashkëkohore.
Mediaprint njihet edhe për promovimin e autorëve shqiptarë që lëvrojnë librin për fëmijë: Mes tyre do të përmendim autorë si Adelina Mamaqi, Xhahid Bushati, Rovena Rrozhani, Zimo Krutaj, Valbona Banka, etj., të cilët janë promovuar nga ky ent botues dhe kanë fituar edhe çmime kombëtare.
Mes autorëve kjo shtëpi botuese ka mbështetur edhe krijuesit e vegjël, ku njëri prej tyre, Rejv Dervishi është edhe fitues i çmimit vjetor për fëmijë që jep Bukinist.al.
Po kështu një vëmendje të rëndësishme i është kushtuar ilustrimeve të librit për fëmijë si një proces i rëndësishëm. Artur Dauti dhe Ledia Kostandini kanë ilustruar botimet tona duke iu përshtatur moshës dhe interesave të fëmijëve.
Së fundi, shtëpia botuese Mediaprint ka sjellë edhe autorë të njohur të letërsisë bashkëkohore për të rritur, por edhe botime të autorëve shqiptarë si Sonila Strakosha, Sherif Bundo, R. C. Anaider, Adelina Mamaqi, Saimir Lleshi, etj.
Gjatë muajit shtator Bukinist.al ka vënë në fokus të gjithë portofolin e botimeve të Mediaprint, dhe me këtë rast kemi përzgjedhur librat më të kërkuar të kësaj shtëpie botuese në platformën tonë.
1. “Vajza që donte të shpëtonte librat” nga Klaus Hagerup
A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
2. “Aria hidh e prit” nga Valbona Banka
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al, – në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “Aria, hidh e prit” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
3. “Hajdutet e bibliotekës dhe gjahtarët e yjeve” nga Azuz Begag
Azuz, “vocërraku” nga barakat e Chaabasë, u rrit shpejt. Për t’u treguar shokëve të tij se është burrë, i ndjek ata në një vjedhje të pabesueshme të një biblioteke. Katër “Hajdutët e bibliotekës” gjejnë një thesar të vërtetë: sa “shpella e Ali Babës …”
Diku në pyll, dy vogëlushë zënë dy fllade ere, dhe disa yje… Dy novela të ndjera që tregojnë ëndrrat dhe shpirtin e fëmijërisë.
“Nëse ke parë flori, e ke parë patjetër nëpër libra. Ka gjithë atë pasuri nëpër libra!”
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
5. “Meri Popins” nga P.L. Travers
Meri Popins është dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkallët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të lehtë, por prej saj dalin llojlloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët.
6. “Shitësi i lumturisë” nga Davide Cali dhe Marco Soma
Pak rreshta tregojnë një përmbajtje jo të vogël: lumturia që e duam të gjithë, është brenda nesh dhe ka të bëjë me gjërat e vogla që na rrethojnë përditë. Ilustrimet janë mjeshtërore, përrallore dhe na çojnë në një botë të bukur ku zhytemi në natyrë dhe jeta rrjedh ngadalë. Ndaj shikojini me vëmendje dhe do të kënaqeni. Ngjyrat janë tipike vjeshtake.
7. “Nikolasi i vogël” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit. Te ky libër do të gjesh jetën tënde të përditshme, personazhe që ngjajnë me shokët e tu të klasës, zënka fëminore, aventura, çapkënllëqe…
8. “Rozi dhe domatja kërcimtare” nga Rovena Rrozhani, Dhurata Thanasi
Ky liber sjell historite fantastike te femijeve sesi refuzojne ushqimin, te shoqeruara me 8 receta të shëndetshme për fëmijët, të përgatitura nga Dhurata Thanasi. Rrefimet, recetat, perfshirja e femijeve ne pergatitjen e ushqimit, fotografite, dizanji dhe ilustrimet fantastike e bejne kete liber me vlere te madhe edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel.
9. “E vetmja grua në dhomë” nga Marie Benedict
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e wi-fi. “Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në shkencë, te cilat shpesh historia i ka anashkaluar.
10. “Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës plot me lepurushë” nga Alice Pantermüller dhe Daniela Kohl
Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t’u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
11. “Ngjyrat e viteve” nga Sonila Strakosha
Sonila Strakosha vjen me nje roman te ri per lexuesit, – i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Një libër tek i cili përballen dy periudha, përplasen realitete, gjuhë, tradita, zakone të ndryshme.
Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve ‘80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës.
Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s’do t’i kish imagjinuar më parë.
Të gjithë libat i gjeni online tek Bukinist.al
Në muajin shtator janë në ofertë për të gjithë lexuesit, duke klikuar online KËTU