Platforma Bukinist.al nxjerr librat me te kerkuar nga lexuesit: Book Fest, Panairi i Librit dhe Black Friday nxiten rritjen e shitjeve ku pati kerkese te larte per titujt e rinj, librat e zhvillimit personal dhe biznesit
Gjatë muajit nëntor flitet shumë për librin. Edhe kësaj radhe ka ndodhur kështu: Disa ngjarje radhazi për librin dhe leximin si “Book Fest”, “Panairi i Librit Tirana 2023” dhe “Black Friday” e rritën në mënyrë të ndjeshme kërkesën për libra.
Po ashtu, si asnjëherë tjetër, gjatë muajit të kaluar janë hedhur në qarkullim rreth 400 titujt të rinj, të cilët e kanë vendosur në dilemë zgjedhje lexuesin shqiptar. Shumica e shtëpive botuese kanë vendosur që prurjet e tyre ti paraqesin tek lexuesi në pak ditë apo javë, por pa arritur që të promovojnë librat e rinj.
Përtej këtij fakti, gjatë muajit nëntor titujt e rinj kanë qenë ndër më të kërkuarit: Arti i negocimit i biznesimenit, trajnerit dhe filantropit Vasil Naçi, “Komploti” i Ben Blushit, “Jeta si një lojë shahu” i Garry Kasparov, “Parisi vret” i Mira Meksit janë vetëm disa ndër titujt më të kërkuar që kanë kryesuar listat.
Sërish mbetet e lartë kërkesa për librat e biznesit dhe zhvillimit personal. Libra të titullë si seria e Babait të pasur të Robert Kiyosakit nuk ndalet. Por edhe librat e serisë së stoikëve kanë kërkesa të larta. Meditime i Marcus Aureli mbetet në listën e 10 librave më të tërhequr.
“I rrethuar nga idiotët” i Thomas Erikson, botuar nga Pema është ndër titujt më të pëlqyer. Zhanri mister & thriller ka rritje të kërkesës, ku mes tyre kryeson “Shërbëtorja” e Frieda McFadden, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.
Libri “Sapiens” i Yuval Noah Hararit është në top-10-she, duke mbajtur të gjallë prej disa vitesh vëmendjen dhe interesin e lexuesit edhe në Shqipëri. Mes autorëve klasikë Erich Maria Remarque është ndër më të pëlqyerit. Kohët e vështira dhe kofliktet që po përjeton bota kanë risjellë në vëmende histori të ngjashme të cilat vijnë aq mjeshtrisht në romanet e Remarkut të cilët vënë në sfidë ekzistencën e humanitetit.
Më poshtë gjeni 10 librat më të kërkuar gjatë muajit nëntor 2023 tek platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al
“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi
Pas një përvoje prej tri dekadash në biznes dhe më shumë se 20 vitesh në trajnime dhe mentorim, biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi sjell për lexuesit librin e tij mbi mjeshtrinë e negocimit. Ky botim është një udhëzues tejet i vlefshëm për këdo që e kupton se çdo gjë në këtë botë është negocim. Ky tekst vlen për këdo, dhe pas leximit të tij çdokush do të dijë të bëjë më mirë marrëveshje me këdo në një botë ku kjo aftësi e butë është kritike për të ecur para dhe kuptuar të tjerët.
“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki
Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.
“Shërbëtorja” nga Frieda McFadden
Padyshim, ky është thrilleri më i mirë i momentit; më i kërkuari në botë dhe në vendin tonë. Lexuesit e kanë përzgjedhur prej disa muajsh si romanin më të mirë në këtë zhanër.
“Jeta si nje lojë shahu” nga Gary Kasparov
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca.
“Meditime” nga Marcus Aurelius
“Meditimet” e Marcus Aurelius ofrojnë një seri të jashtëzakonshme reflektimesh dhe ushtrimesh shpirtërore sfiduese të zhvilluara ndërsa perandori përpiqej të kuptonte veten dhe mjedisin rreth tij. Teksa Meditimet u krijuan për të ofruar ngushëllim dhe inkurajim personal, Marcus Aurelius krijoi gjithashtu një nga veprat më të mëdha të filozofisë: një koleksion të përjetshëm që është konsultuar dhe admiruar nga shtetarët, mendimtarët dhe lexuesit përgjatë shumë shekujve
Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.
Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.
Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën.
Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.
“Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin “Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.” Ismail Kadare
“Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë 5 viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit
Tek “Sapiens”, Dr Yuval Noah Harari përfshin të gjithë historinë njerëzore, që nga njerëzit e parë që ecin mbi tokë deri tek ndryshimet radikale – dhe nganjëherë shkatërruese – të Revolucioneve Njohëse, Agrokulturore dhe Shkencore. Duke nxjerrë në pah të dhëna nga biologjia, antropologjia, paleontologjia dhe ekonomia, ai hulumton se si rrymat e historisë kanë formësuar shoqëritë tona njerëzore, kafshët dhe bimët rreth nesh, madje edhe personalitetet tona.
A jemi bërë më të lumtur teksa historia na shpalos? A mund të çlirohemi ndonjëherë në sjelljen tonë nga trashëgimia e paraardhësve tanë? Dhe çfarë mund të bëjmë për të ndikuar në rrjedhën e shekujve që do të vijnë?
Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës.
Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar.
Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
Një nga vajzat më të bukura dhe më interesante të kryeqytetit shqiptar dërgohet inkonjito nga policia e fshehtë e Tiranës në Paris, me një mision delikat që lidhet me Martin Gjergjin. Letra që papa Paulus Secundus i dërgon Skënderbeut më 1468 është e kyçur me “kodin djallëzor” dhe pret të deshifrohet nga një kriptolog i famshëm.
Këto dhe plot ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike, krijojnë një thriller të jashtëza- konshëm magjik që merr jetë në faqet e këtij romani të shkruar mjeshtërisht nga Mira Meksi.
“I rrethuar nga idiotë” nga Thomas Erikson
“Rrethuar nga idiotë është metoda e tij më e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al