Merr librin e Kadarese me nenshkrimin e tij

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe shtëpia botuese “Onufri” ofrojnë për lexuesit e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare libra me nënshkrimin e tij: Janë përzgjedhur 5 librat më të kërkuar të autorit, të cilët i gjeni në sasi të kufizuar gjatë muajit janar

Nëse doni një libër të shkrimtarit më të vlerësuar të ditëve tona, Ismail Kadaresë, me firmën e tij, – këtë ua mundëson tashmë platfoma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al. Falë bashkëpunimit me shtëpinë botuese “Onufri”, lexuesit kadareanë kanë mundësinë që të marrin me firmën e tij pesë nga titujt më të kërkuar: “Pallati i ëndrrave”, “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer” dhe “Kështjella”. Këto janë 5 romanet që lexuesi shqiptar i vlerëson më tepër tek ky autor dhe që, me siguri, do të donte që t’i kishte në bibliotekën personale me firmën e mjeshtrit të madh të letrave shqipe. Njëherësh, këto janë edhe 5 librat më të kërkuar të këtij autori tek Bukinist.al.

Kjo praktikë e re e shërbimit online për lexuesit vjen si kërkesë nga vetë lexuesit tanë, por që e kemi lançuar me rastin e muajit të Kadaresë, të cilin e ka përgatitur platforma Bukinist, dhe që përkon me ditën e lindjes së tij, më datë 28 janar. Sipas organizatorëve, për titujt e mësipërm, do të ketë një sasi të kufizuar kopjesh, të cilët mund të porositen direkt online tek Bukinist.al.

Ismail Kadare është ndër autorët më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë edhe sot, duke krijuar një horizont të ri ndërveprimi me lexuesin e një brezi tjetër. I kthyer tashmë në një modernist klasikë, romanet e tij janë të përfshira në klasikimet më të shitura tek Bukinist.al, përfshirë edhe renditjen e librave më të shitur të vitit 2023, ku kësaj radhe lexuesit kanë pëlqyer romanin “Pallati i ëndrrave”.

Tashmë, koha ka nisur për ata që duan të kenë një shenjë personale të vetë autorit në librat doni të keni në bibliotekën personale nga eposi kadarean.

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare duke nënshkruar librat e tij për lexuesit e Bukinist.al

Më poshtë, gjeni pesë librat më të kërkuar të Ismail Kadaresë në platformën Bukinist.al, të cilët mund ti merrni edhe me autografin e tij:

1. Pallati i ëndrrave

“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë. Vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

2. Kronikë në gur

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij romani një numër të kufizuar kopjesh me firmën e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

3. Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij romani një numër të kufizuar kopjesh me firmën e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

4. Prilli i thyer

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij romani një numër të kufizuar kopjesh me firmën e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

5. Kështjella

Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.

Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij romani një numër të kufizuar kopjesh me firmën e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Të gjithë veprën e Ismail Kadaresë e gjeni në ofertë gjatë muajit janar tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *