12 librat me te mire per biznesin gjate vitit 2024

Sfidat e reja si konfliktet, tensionet, ulje-ngritjet e tregjeve apo revolucioni teknologjik kerkojne mendesi dhe mjete te reja: Lista e rekomandimeve perfshin librat me te mire per motivimin, kreativitetin, negocimin, shitjen, lidershipin, kulturen e kompanise, konkurencen, inovacionin, etj..

Çdo fillimviti sjell mundësi të reja për drejtuesit e biznesit për të transformuar organizatat e tyre. Megjithatë, në një mjedis të trazuar dhe me pasiguri në tregje, ruajtja e rritjes kërkon strategji të aftë dhe zbatueshmëri të menduar mirë. Fatmirësisht, aksesi në mjetet dhe burimet për t’u udhëhequr drejt suksesit është i disponueshëm falë njohurive që gjejmë përmes librave të shkruar nga ekspertë të besueshëm që ndajnë mençurinë e tyre, të kuruar me kujdes për lexuesit që janë në sipërmarrje apo për biznesmenë që kanë vendosur që të rriten në sipërmarrjen e tyre përmes edukimit në vazhdim dhe përmes leximit.

Nëse dëshironi që të mësoni nga ata që janë përballuar me stuhi të ndryshme në një sërë sektorësh dhe kanë ndarë njohuritë më të fundit mbi motivimin, marketingun, lidershipin, kreativitetin, kapjen e gjërave thelbësore në punët e përditshme dhe shumë aspekte të tjera, – ne kemi përzgjedhur 12 libra që mund të jenë pjesë e leximit gjatë vitit 2024: Këto 12 libra janë 12 mjete që mund të përmirësojnë punën tuaj dhe të ekipit, në funksion të qëndrueshmërisë dhe të rritjes. Këto libra adresojnë sfidat e ndryshueshmërisë së mjedisit, konkurrencës së fortë, njohurive të reja që na duhen, etj.

Lista e rekomandimeve është përzgjedhur mes botimeve të viteve të fundit, në gjuhët shqipe dhe anglisht nga autorë të huaj, por edhe shqiptarë.

Të gjithë këto libra i gjeni tek platforma Bukinist.al dhe mund të vijnë në bibliotekën e biznesit tuaj në ofertë përgjatë muajit shkurt. Për më shumë, ndiqni rekomandimet tona.:

1. “Hidden Potential” nga Adam Grant – një libër motivues për tejkalimin e pritshmërive të secilit prej nesh, dhe të ekipeve

Ky libër na ndihmon që të kuptojmë se çdokush, individualisht apo në ekip mund të arrijmë nivele dhe rezultate më të larta përmes heqjes së kufizimeve brenda mendjes.

Masa e vërtetë e potencialit tuaj nuk është lartësia e majës që keni arritur, por sa larg jeni ngjitur për të arritur atje. Ne jetojmë në një botë që është e dhënë pas talenteve.

Të gjithë mund të arrijmë rezultate duke u përmirësuar. Edhe kur mundësia nuk troket, ka mënyra për të hapur një derë.

“Potenciali i fshehur” ofron një kornizë të re për ngritjen e aspiratave dhe tejkalimin e pritshmërive. Adam Grant ndërthur prova novatore, njohuri befasuese dhe tregime të gjalla që na çojnë nga klasa e një shkolle tek këndi i lojërave në Lojërat Olimpike dhe nga nëntoka në hapësirën e jashtme. Ai tregon se përparimi varet më pak nga sa shumë punon, sesa nga sa mirë mëson.

Rritja nuk ka të bëjë me gjeniun që zotëron – ka të bëjë me karakterin që zhvillon. Grant eksploron se si të ndërtojmë aftësitë e karakterit dhe strukturat motivuese për të realizuar potencialin tonë dhe si të hartojmë sisteme që krijojnë mundësi për ata që janë nënvlerësuar dhe anashkaluar.

2. “Mastery” nga Robert Greene – ka të bëjë me aftësitë njerëzore për tu bërë mjeshtër në një profesion

Me këtë tekst themelor si një udhëzues, lexuesit do të mësojnë se si të zhbllokojnë pasionin brenda tij dhe të bëhen mjeshtër në profesionin që dëshiron. Secili prej nesh ka brenda vetes potencialin për të qenë Mjeshtër. Mësoni sekretet e fushës që keni zgjedhur, nënshtrohuni një praktike rigoroze, thithni njohuritë e fshehura që zotërojnë ata me vite përvojë, rritni konkurrentët e kaluar për t’i kapërcyer ata në shkëlqim dhe shpërtheni modelet e vendosura nga brenda. Studioni sjelljet e Albert Einstein, Charles Darwin, Leonardo da Vinci dhe nëntë mjeshtrit bashkëkohorë të intervistuar për këtë libër nga autori i njohur i librave bestsellers: “48 ligjet e pushtetit”, “Arti i joshjes”, “33 strategjitë e luftës” dhe “Ligjet e natyrës njerëzore”. Përmes këtij libri, Greene ndan rrugën e fshehtë drejt madhështisë.

3. “Traction: Get a grip on your business” nga Gino Wickman – ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe arritjen e fitimit në një sipërmarrje

A keni nën kontroll biznesin tuaj, apo biznesi ju ka një kontroll? Të gjithë sipërmarrësit dhe drejtuesit e biznesit përballen me zhgënjime të ngjashme; – konflikte me personelin, vështirësi në arritjen e fitimit dhe rritje joadekuate. Vendimet duket se nuk merren kurrë, ose, pasi të merren, dështojnë në zbatimin e tyre siç duhet. Por ka një zgjidhje.

Nuk është e komplikuar apo teorike. Sistemi Operativ Sipërmarrës (EOS) është një metodë praktike për arritjen e suksesit të biznesit që keni parashikuar gjithmonë. Më shumë se 2000 kompani kanë zbuluar se çfarë mund të bëjë EOS. Tek libri “Traction”, do të mësoni sekretet e forcimit të gjashtë komponentëve kryesorë të biznesit tuaj.

Do të zbuloni mënyra të thjeshta por të fuqishme për të drejtuar kompaninë tuaj që do t’ju japin juve dhe ekipit tuaj drejtues më shumë fokus, më shumë rritje dhe më shumë kënaqësi. Kompanitë e suksesshme po aplikojnë “Traction” çdo ditë për të drejtuar biznese fitimprurëse dhe pa zhgënjim – dhe ju gjithashtu mundeni ta bëni një gjë të tillë.

4. “How to be a CEO Purpose. People. Performance” nga Ben Renshaw – përmes të cilit do të mësoni për aftësitë drejtuese që i duhen sot një CEO-je për të drejtuar një organizatë

Roli i CEO-s është një pozicion i rafinuar që merr një kombinim të veçantë të mendësisë, aftësive dhe mjeteve të duhura për të pasur sukses. Shumë njerëz aspirojnë për të qenë një CEO i një organizate të madhe, ndonëse e kanë përvojën dhe shkathtësinë e më të mirëve në biznes – megjithatë pak prej tyre kanë një rrugë të qartë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për ta vënë veten në skenë në një rol të madh drejtues.

Trajneri ekzekutiv me përvojë Ben Renshaw ka kryer një kërkim të gjerë rreth CEO-ve nga kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që punojnë për CEO dhe profesorë të njohur të lidershipit, për të distiluar thelbin jetik të çfarë duhet për t’u bërë një CEO i shkëlqyer.

Në vitet e fundit bota e punës ka përjetuar ndryshime të paprecedenta, duke bërë që organizatat, drejtuesit, ekipet dhe individët të rimendojnë se çfarë do të thotë punë dhe çfarë duan. Ai i ka dhënë të gjithëve të drejtën për të bërë pyetje se si të punojnë në mënyra më të mira dhe të presin përgjigje të drejta nga palët përkatëse.

Ky libër sjell një udhëtim imponues drejt madhështisë së lidershipit. Bazuar në një model të thjeshtë 3P: Qëllimi, Njerëzit dhe Performanca ofron një udhëzues praktik për të përshpejtuar zhvillimin e lidershipit për ata që duan të jenë në krye të evolucionit në botën e pasigurt të punës. Libri do t’ju ndihmojë të zhbllokoni mendimin tuaj për atë që përfaqësoni si udhëheqës dhe ndikimin që dëshironi të keni.

Do t’ju sfidojë të shfrytëzoni pikat tuaja të forta dhe të adresoni mundësitë tuaja për tu zhvilluar. Ai do ta ftojë lexuesin të krijojë kornizën e tij për t’u bërë kandidati më i mirë i CEO-ve që mundet, t’i pajis ata për rolin nëse janë në garë dhe të sfidojë liderët në të gjitha nivelet që të rrisin lojën e tyre dhe të udhëheqin shumë. E gjithë udhëheqja përgjigjet në një vëllim të vogël.

5. “Miti i sipërmarrjes” nga Michael E. Gerber – na mëson për fazat e zhvillimit të një kompanie dhe sekretet për të rritur jetëgjatësinë e një biznesi

Libri “Miti i sipërmarrjes” do të të ndihmojë ta zhvillosh ndërmarrjen në mënyrë frytdhënëse duke qenë i sigurt në vetvete.

Në këtë variant të rishikuar dhe të përditësuar të librit fenomenal, që u bë klasik menjëherë, përgënjeshtrohen mitet rreth hapjes së ndërmarrjeve të vogla. Konsulenti i ndërmarrjeve të vogla dhe autori Michael E. Gerber, i pajisur me njohuri të thella që i ka qëmtuar gjatë përvojës së tij të gjatë, vë në dukje se si supozimet e zakonshme, pritshmëritë, madje ekspertiza teknike mund të pengojnë menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjeve.

Michael E. Gerber të prezanton me fazat e jetës së ndërmarrjes—foshnjëria, adoleshenca e dhimbshme dhe pjekuria: pishtari udhërrëfyes i të gjitha ndërmarrjeve që ia dalin mbanë—dhe të tregon si të zbatosh mësimet e franshizimit në çdo ndërmarrje, pavarësisht nëse është franshizë apo jo.

Gjëja më e rëndësishme është që Michael E. Gerber vë në pah dallimin jetik, por shpesh të shpërfillur, midis marrjes me ndërmarrjen dhe punës në të.

6. “Dilema e novatorit” nga Clayton M. Christensen – na mëson sekretet e rritjes përmes inovacionit, duke u përqendruar tek teknologjitë disruptive.

Ky është një libër revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller, eksperti i inovacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg; ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se si ta shmangin një situatë të ngjashme.

Christensen, duke u përqendruar në “teknologjinë disruptive”, na tregon përse shumica e kompanive nuk i shfrytëzojnë valët e reja të novacionit. Qoftë në elektronikë apo në shitje me pakicë, një kompani e suksesshme me produkte popullore do të shpërfillet, nëse menaxherët nuk dinë se kur t’i braktisin praktikat tradicionale të biznesit. Dilema e novatorit, përmes mësimeve nga suksesi dhe dështimet e kompanive lider, paraqet një set rregullash për të shfrytëzuar fenomenin e novacionit disruptiv.

7. “Arti i negocimit” nga Vasil Naçi – na ndihmon për të qenë negociatorë më të mirë në një mjedis biznesi

Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të negociuarit, duke gërshtetuar edhe përvojat dhe rastet konkrete të një mjedisi tipi si ky i yni.

Negocimi është art, por edhe një aktivitet i parashikueshëm që ka parime, lëvizje, strategji, dhe kundërveprime të parashikuara.

Sipas autorit, “qëllimi i këtij libri është të ndihmojë çdo person që të përmirësojë aftësitë e tij negociuese dhe ta pajisë me mjetet dhe praktikat e duhura për të arritur rezultatet më të mira për veten dhe për njerëzit që e rrethojnë. Nëse jeni fillestar, ky libër do t’ju tregojë, hap pas hapi, se si të negocioni me besim dhe të arrini sa më shpjet dhe me sa më pak dhimbje rezultatet që dëshironi. Nëse keni eksperiencë, do t’ju ndihmojë të bëheni një negociator më i mirë nga sa e kishit imagjinuar.”

Negocimi, tani më shumë se kurrë, është një nga aftësitë thelbësore për sukses në të gjitha fushat e jetës. Na pëlqen apo jo, çdo njeri është një negociator. Të gjithë negociojmë diçka çdo ditë. Për disa persona, fjala ‘negocim’ përcjell ndjesi jo shumë të këndshme, sepse u sjell në mendje ndjenjën e konfrontimit, çka i shtyn të kenë frikë të negociojnë. Kjo vjen kryesisht nga mendimi se negociatorët janë në konflikt me njëri – tjetrin dhe duan rezultate të kundërta.

8. “Esencializmi” nga Greg McKeown – na mëson se cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë çdo ditë për biznesin që drejtojmë apo punojmë.

Esencializmi është një disiplinë përmes së cilës mund të arrish rezultate maksimale me përpjekje minimale; është një mendësi; është një ide e përkryer për t’u aplikuar në realitetin e sotëm.

Rruga e esencialistit është kërkimi i pandërprerë dhe i palodhshëm “për më pak, por për më mirë”. Është një rrugë që duhet të ndiqet vazhdimisht në mënyrë të disiplinuar.

Esencializëm nuk do të thotë të mësosh të bësh më shumë gjëra; do të thotë të mësosh të bësh gjërat e duhura. Esencializëm do të thotë të investosh kohë dhe energji në mënyrën më të mençur, me qëllim që të japësh kontributin maksimal duke bërë vetëm gjërat thelbësore.

Për të shpjeguar parimet e esencializmit, Greg McKeown bazohet në përvojën dhe njohuritë e fituara nga bashkëpunimi me drejtuesit e kompanive më novatore në botë.

9. “The Power of Company Culture” nga Chris Dyer – është një guidë bashkëkohore për të përmirësuar dhe rritur kulturën në një kompani

Çdo biznes mund të ndërtojë një kulturë që përmirëson produktivitetin, performancën dhe fitimet. Përmes këtij libri ju mund të mësoni si të përmirësoni performancën e fuqisë punëtore, të forconi mbajtjen e fuqisë punëtore dhe të përmirësoni udhëheqjen tuaj duke kultivuar dhe zgjeruar kulturën e kompanisë tuaj.

Ky botim i ri ofron njohuri të detajuara mbi nevojën për transparencë të kompanisë në punë, rëndësinë e një kulture të fortë dhe pozitive dhe se si udhëheqësit mund të kalojnë nga mbikëqyrja në mbështetjen e ekipeve të tyre për të ndërtuar në përgjithësi një kulturë më të mirë pune, të gjitha përmes punës hibride dhe fleksibël. Ky libër tregon se si të zhvillohet një kulturë kompanie që përmirëson produktivitetin, performancën, mbajtjen e stafit, reputacionin dhe fitimet e kompanisë.

I mbushur plot me njohuri nga praktikuesit kryesorë në ballë të zhvillimit të kulturave të jashtëzakonshme të kompanive nga kompani globale, ky libër nxit secilin prej nesh që të ndërtojë një mjedis pune motivues dhe rritës. Ky është lexim thelbësor për të gjithë menaxherët e burimeve njerëzore dhe drejtuesit e biznesit që janë përgjegjës për ndërtimin, monitorimin dhe menaxhimin e kulturës në organizatat e tyre.

10. “Vepro si ujku” nga Jordan Belfort – është një manual praktik dhe i fort për të përmirësuar teknikat e shitjes tek agjentët, menaxherët apo drejtuesit e një biznesi

“Vepro si ujku” deshifron kodin e blerjes, përmes të cilit kushdo – pavarësisht moshës, arsimit ose nivelit të aftësive – mund të bëhet mjeshtër në shitje, negocim, sipërmarrje dhe oratori.

Jordan Belfort na ofron një sistem efikas shitjesh, i cili është vërtetuar shkencërisht që përmirëson aftësinë për të ndikuar dhe bindur një individ (ose grup) për një rezultat të paracaktuar, qoftë në biznes ose në jetën personale.

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Deri më sot, ky program revolucionar ka qenë i disponueshëm vetëm përmes trajnimit në internet (dhe kushtonte 1,997 dollarë). Nga sot e tutje, përmes librit “Vepro si ujku”, Belfort do t’i përçojë një brezi të ri lexuesish teknika të jashtëzakonshme shitjesh. Çdo strategji dhe çdo këshillë e dhënë në këtë libër, është provuar se funksionon edhe në situata të jetës reale.

11. “Flow – psikologjia e lumturisë dhe e përvojës optimale” nga Mihaly Csikszentmihalyi – na mëson për të kuptuar sekretet e kreativitetit dhe lumturisë në çdo aktivitet njerëzor

Klasiku më i shitur që mban çelësin për të zhbllokuar kuptimin, kreativitetin, performancën maksimale dhe lumturinë e vërtetë përmes ideve dhe analizave që bën në veprën e tij.

Hulumtimet e famshme të psikologut legjendar Mihaly Csikszentmihalyi për “përvojën optimale” kanë zbuluar se ajo që e bën një përvojë vërtetë të kënaqshme është një gjendje e vetëdijes që quhet rrjedhë. Gjatë rrjedhës, njerëzit zakonisht përjetojnë kënaqësi të thellë, kreativitet dhe një përfshirje totale me jetën.

Në këtë botim të ri të veprës së tij novatore klasike, Csikszentmihalyi demonstron mënyrat se si mund të kontrollohet kjo gjendje pozitive; jo thjesht t’i lihet rastësisë. Rrjedha: Psikologjia e “përvojës optimale” mëson se si, duke porositur informacionin që hyn në ndërgjegjen tonë, ne mund të zbulojmë lumturinë e vërtetë, të zhbllokojmë potencialin tonë dhe të përmirësojmë shumë cilësinë e jetës sonë.

12. “Blue Ocean Strategy” nga W. Chan Kim, Renee Mauborgne – na mëson për të hartuar strategjinë më të mirë përballë një mjedisi gjithnjë e më konkurues

Konsideroni këtë udhëzuesin tuaj për të krijuar hapësirë ​​të pakontestueshme tregu – dhe për ta bërë konkurrencën të parëndësishme. Ky është një nga librat model dhe më me ndikim përsa i përkët strategjisë që mund të ndërtojë një biznes.

Në këtë bestseller të përhershëm, të përqafuar nga organizata dhe industri në mbarë botën, mendimtarët e shquar globalisht të menaxhimit W. Chan Kim dhe Renee Mauborgne sfidojnë gjithçka që mendonit se dinit për kërkesat për suksesin strategjik. Ky është një botim i përmirësuar nga varianti i parë, me përmbajtje të përditësuar, ku argumentohet se konkurrenca e mprehtë nuk rezulton në gjë tjetër veçse në një oqean të kuq të përgjakshëm rivalësh që luftojnë për një sasi fitimesh në tkurrje.

Bazuar në një studim të 150 lëvizjeve strategjike (që përfshin 30 industri përgjatë 100 viteve të aktivitetit të tyre), autorët argumentojnë se suksesi i qëndrueshëm nuk vjen nga lufta me konkurrentët, por nga krijimi i “oqeaneve blu” – hapësirave të reja të tregut të pashfrytëzuara të pjekura për rritje. “Strategjia e oqeanit blu” paraqet një qasje sistematike për ta bërë konkurrencën të parëndësishme dhe përshkruan parimet dhe mjetet që çdo organizatë mund të përdorë për të krijuar dhe kapur oqeanet e tyre blu. Kjo është një vepër historike që përmbys të menduarit tradicional për strategjinë, dhe që paraqet një rrugë të re të guximshme për të fituar të ardhmen.

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Përgatiti Albert Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *