
Platforma Bukinist.al dhe Balfin Group organizojnë për të gjashtin vit panairin e librit në qendrën më të madhe tregtare në vend, TEG. Një vit për të nderuar gjuhën dhe kulturën shqipe, për të takuar dhe kujtuar autorët, për të lexuar përralla dhe për përfituar nga ofertat tona deri në 50% në datat 17 tetor – 6 nëntor 2024.
Albert Gjoka*
“Book Fest” tashmë ka krijuar një traditë të bukur dhe mbetet një nga zgjidhjet më të mira për lexuesit: Për të gjashtin vit, platforma më e njohur online e librit shqip, Bukinist.al dhe qendra më e madhe tregtare në vend, Tirana East Gate (TEG) zhvillojnë panairin e librit në një nga hyrjet kryesore të saj. Panairi nis më datë 17 tetor dhe do të mirëpresë dashamirësit e librit deri më datë 6 nëntor tek Hyrja e Gjelbër, një nga portat kryesore hyrëse në TEG. Si çdo vit, kjo ngjarje ndjek më së miri atmosferën që krijohet gjatë tetorit të librit, por këtë radhë do të ketë një nderim të pazakontë edhe për Vitin e Gjuhës Shqipe. Në mjediset e qendrës do të jenë të pranishme vargjet më të bukura që janë shkruar për gjuhën tonë nga penat më të spikatura të letrave shqipe.
Në ndryshim nga herët e tjera, këtë vit lexuesit do të kenë mundësinë që të takojnë edhe shumë autorë, – të marrin nënshkrime prej tyre dhe të ndajnë momente me ta. Pak muaj më parë u nda nga jeta Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të shquar të letrave shqipe, por edhe këtë vit nuk do të mungojë këndi me thuajse të gjithë krijimtarinë e tij, si një shenjë modeste nderimi për veprën e tij. Po ashtu, do të ketë një fokus edhe për fenomenin e Book-took-ut në tregun shqip të librit, i njohur gjerësisht në të gjithë botën prej disa vitesh.
Kësaj radhe, organizatorët kanë menduar edhe për letërsinë shqipe për fëmijë, ku do të ketë një kënd për lexuesit e vegjël të cilët mund të dëgjojnë apo lexojnë vetë përralla si dhe të takojnë autorë të njohur shqiptarë. Po ashtu, vogëlushët do të ketë mundësinë që të organizojnë lojëra të ndryshme tek këndi i tyre.
Tetori është edhe viti i Nobelit edhe në këndin e librave të autorëve që e kanë marrë këtë trofe, do të jetë edhe autorja e vitit 2024, Han Kang, me librin “Vegjetariania”, përkthyer nga Bujar Hudhri dhe hedhur në qarkullim nga “Onufri”. Po ashtu këtë muaj do të ketë plot surpriza edhe në vigjilje të Hallouinit, ku do të kemi oferta fantastike për romanet e zhanrit Mister & Thriller, i cili ka shënuar rritje drastike gjatë viteve të fundit në tregun tonë.
Për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me leximin, nuk do të mungojnë as prurjet e vitit të fundit të librit shqip. Do të jenë mbi 400 tituj të zhanreve dhe kategorive të ndryshme, të botuar gjatë vitit 2024, të cilët do të jenë të ekspozuar në stendat e Book Fest. Padyshim, do të paraqitet edhe “Nexus”, botimi më i fundit i Yuval Noah Hararit, i cili u hodh në qarkullim nga data 10 shtator 2024 ngha “Botart” në gjuhën shqipe, në të njëjtën kohë me të gjithë vendet e tjera në mbarë botën. Surprizë mbeten edhe biografitë për Elon Musk dhe Kamala Harris që do të jenë në pritje të lexuesve.
Pjesa më e veçantë janë ofertat që edhe kësaj radhe do të shkojnë deri në 50%. Për këtë kontribut që bëjmë për lexuesit u jemi pafundësisht mirënjohës shumicës së botuesve të cilët nga mbështesin në projekte të tilla kulturore që synojnë zhvendosjen e librit aty ku është lexuesi. Të gjitha ofertat do të jenë të pranishme edhe online, në platformën e Bukinist.al.

Në stendat tonë këtë vit do të ketë edhe libra në gjuhën angleze, kryesisht botime në fushën e biznesit, motivimit, romane për adoleshentët apo botime për fëmijë dhe rekomandime të kategorive të ndryshme.
Për herë të parë, këtë vit jemi bërë pjesë e kartës së studentit, ku të rinjtë dhe të rejat që e mbajnë këtë kartë, përfitojnë ulje -15% nga çmimi i kopertinës për çdo libër që gjendet edhe në stendat e “Book Fest”.
Edhe këtë radhë do të kemi partneritete me influencë nga bota e librit për të rekomanduar dhe nxitur leximin, si dhe do të ketë quize dhe lojëra shpërblyese për lexuesit tanë.
Ne besojmë se leximi mbetet rruga më e mirë për të kuptuar të tjerët, botën që na rrethon, por njëherësh edhe veten tonë. Përmes librit dhe me librin ne kemi mundësinë që të sistemojnë njohuritë tona më mirë se me asnjë mjet tjetër, teksa rritemi personalisht dhe profesionalisht si dhe zgjerojmë horizontet e imagjinatës tonë. Në joshjet e mëdha që teknologjia dhe industria e konsumit na sfidon secilin prej nesh, “Book Fest” do të jetë aty ku janë njerëzit, i gatshëm për t’iu treguar edhe një herë magjinë e pazakontë që mbart në vetvete leximi dhe për t’iu dhënë mbështetjen më të mirë me ofertat, rekomandimet dhe shërbimet e tij ndaj lexuesve.
“Book Fest” organizohet çdo vit në mjediset e TEG, pjesë e Balfin Group në partneritet me Bukinist.al, kompania më e madhe në shitjet online të librit në Shqipëri, i cili bën dërgesa të librit shqip në të gjithë botën.
*Autori është menaxher i platformës Bukinist.al
