Libri më i mirë 2021 – Si funksionon

libri-me-i-vitit-leximtari

LIBRI MË I MIRË 2021

  1. Hyrje

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, “Bukinist.al” është kthyer tashmë destinacioni numër NJË në informimin dhe shitjen e librit shqip. Ne ndihemi të priviligjuar që iu ofrojmë shërbimin e dërgesave të librit mijëra lexuesve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi komunitetin më të madh të lexuesve dhe të anëtarëve “Mik i Bukinist”-it, të cilët ndodhen në shkolla, universitete, biblioteka, klube leximi, etj.

Rritja e vazhdueshme nga viti në vit na motivon që t’i rikthehemi organizimit të sondazhit online për librin më të mirë të botuar gjatë vitit 2021, përzgjedhja e të cilit do të bëhet nga ju, lexues, përmes një votimi transparent dhe të hapur në gjashtë kategoritë e përzgjedhura prej nesh.

  1. Koha e votimit

Votimi online nis më 15 shkurt deri më 23 prill 2022. Për kategorinë “Libra për fëmijë” votimi do të zhvillohet në periudhën 15 shkurt – 02 prill 2022

III. Kategoritë e përzgjedhura

Pas shqyrtimit të të gjithë korpusit të botimeve të hedhura në qarkullim gjatë vitit 2021, Bukinist.al vendosi të përzgjedhë nga secila prej gjashtë kategorive të librave të hedhura në qarkullim gjatë vitit të kaluar nga 7 libra, të cilët do të votohen online për nxjerrë librat më të pëlqyer nga lexuesi.

Kjo listë me libra që po ju propozojmë për votim ka dalë bazuar mbi shitjet e realizuara për botimet e vitit të kaluar, por edhe në bazë të propozimeve që kanë ardhur nga lexuesit e mirë dhe ekspertët e fushave përkatëse.

Kategoritë e librave që janë ftuar për votim janë:

  1. Libri për fëmijë
  2. Romani shqip
  3. Romani i përkthyer
  4. Poezia shqipe
  5. Libri non-fiction
  6. Libri i zhvillimit personal
  1. Procesi i votimit

Gjatë periudhës 15 shkurt – 22 prill 2022, ora 23:59 votohet online përmes platformës tonë për të 5 kategoritë që janë nominuar për çmim. Fituesi shpallet në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Ndërsa për kategorinë e “Librit për fëmijë”, votimi zhvillohet në periudhën 15 shkurt – 01 prill 2022. Fituesi shpallet në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, më 2 prill.

Çdo person ka të drejtën për të votuar vetëm një herë, në secilën prej gjashtë kategorive.

Platforma jonë garanton procesin e votimit për transparencë, duke shfaqur në kohë reale votat që ka marrë secili libër dhe nuk do të lejojë ndërhyrje apo abuzime në procesin e votimit.

SHËNIM – VOTUESIT SHPËRBLEHEN!

Ne duam që të kemi sa më shumë votues, prandaj,  kemi vendosur që të shpërblejmë kohën që jep secili prej jush për të votuar: Të gjithë lexuesit dhe ndjekësit tanë që marrin pjesë në votim, do të fitojnë një kupon, përmes të cilit do të kenë ulje -10% për çdo libër që do të bëjnë porosi tek Bukinist.al. Po ashtu, do të ketë edhe shumë surpriza të tjera.

Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion rreth procesit, mos hezitoni të na kontaktoni:

E-mail: info@bukinist.al

Telefoni: 044508282