Autor: Ag apolloni

AG APOLLONI (1982) është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka doktoruar. Ka qenë kryeredaktor i dy revistave letrare, Jeta e Re (2010–2012) dhe Symbol (2013–2023). Gjatë vitit 2024, ka ligjëruar në Universitetin e Pragës, ndërsa nga shtatori i vitit 2025 është vendosur në Massachusetts, i ftuar për një projekt njëvjeçar në Universitetin e Harvardit.

Ka shkruar rreth njëzet vepra në zhanre të ndryshme, si: “Ulurima e ujkut”, “Zazen” ,”Sandalet e Senekës” , “Një fije shprese, një fije shkrepëse” , “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” , “Shënime nga shpella” , “Predikimet e Pragës” etj. Është përfshirë nëpër antologji evropiane, është botuar dhe prezantuar në shtete të ndryshme evropiane dhe amerikane, është shpërblyer me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është përkthyer në shumë gjuhë, si: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, rumanisht, sllovenisht etj.

Ag Apolloni është Zv. President i Forumit të Shkrimtarëve Shqiptarë Forum 26. Disa nga librat e tij i gjeni online tek Leximtari.al

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Kesulekuqja – Ag Apolloni

(0)
750.00 L

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky roman është përkthyer edhe në anglisht.