Autor: Albert Camus

Albert Kamy është shkrimtar dhe filozof i shquar francez i shekullit të XX, njëherësh fitues i Çmimit Nobel në letërsi në vitin 1957, fituesi i dytë më i ri në moshë në histori në historinë e këtij trofeu të madh letrar. Ai ka lindur në vitin 1913. Kamy ishte përfaqësues i letërsisë franceze jo metropolitane. Origjina e tij nga Algjeria dhe përvojat e tij atje në vitet ’30, kanë ndikuar në mendimin dhe veprën e tij.

Albert Kamy është bërë i njohur për romanet e tij “I huaji” (1942), “Murtaja” (1947) dhe “Rënia” (1956). Kamy u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë me motivacionin “për prodhimin e tij të rëndësishëm letrar, i cili me një seriozitet të qartë ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohët tona”.

Albert Kamy përdori romanin e tij debutues, “I huaji” (1942), si një platformë për të eksploruar absurditetin. Ky ishte koncepti qendror për shkrimet e tij dhe në thelb të trajtimit të pyetjeve rreth kuptimit të jetës. Në veprën e tij, Kamy trajtoi tema që varionin nga tjetërsimi deri te pamjaftueshmëria e vlerave tradicionale.

Ishte një figurë kryesore letrare në mesin e shekullit të XX. Ai shkroi gjithashtu një ese filozofike me ndikim, “Miti i Sizifit” (1942) dhe disa pjesë skenike, duke përfshirë Kaligula (1945), një prodhim historik në Teatrin e Absurdit. Vdiq në një aksident automobilistit më 4 janar 1960, afër Sens, në Francë.

Po shfaqen krejt 5 përfundimetRenditur sipas më të rejave

I dashur Zoti Germain

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Miti i Sizifit-BFN

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.
-15% Në fokus

I huaji – Kamy Fan Noli

(1)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Njeriu i revoltuar-BFN

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Murtaja-BFN

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.