Autor: Fatmira Aliaj

Fatmira Aliaj lindi në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Histori-Filologji. Krijimet e para janë disa vjersha dhe tregime të shkurtra. Më vonë iu kushtua gjinisë së dramës dhe letërsisë për fëmijë. Ka botuar për fëmijë:»Enoja dhe Pisokja», «Diana e vogël», pjesën teatrale «Një natë e gjatë» dhe novelën «Albani dhe qenushi Xhud». Ka botuar dramat «E fejuara ime», «Kthesa» dhe «Faji. «Më pas vëllimin «Betiana» ku përfshihen 3 drama «Primavera e Bethovenit», «Një vit i vështirë» dhe «Betiana». Këto vite dramën : «Vallëzimi i fundit». Ka botuar edhe novelat: «Stina e humbur», «Rekuiem për ty» si dhe romanet: «Shpirti i humbur», «Dyzet letra dashurie».

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Studioja ne katin e pare

(0)
1, 000.00 L

“Studioja në katin e parë” është një dashuri në kohë të errët—e thellë, e vërtetë, por e pafat. Përmes dy personazheve që na rikthejnë në periudhën e rëndë të regjimit të kaluar, ky roman nga Fatmira Aliaj ndërton një analizë të thellë psikologjike mbi absurdin dhe fatalitetin që pengojnë dritën të depërtojë. Një histori e fuqishme mbi forcën e shpirtit njerëzor dhe nevojën e pashmangshme për kujtesë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.