Autor: Gabor Mate

Gabor Maté është një mjek i dalë në pension, i cili pas 20 vitesh përvojë në mjekësinë familjare dhe kujdesin paliativ, punoi për më shumë se një dekadë në zonën Doëntoën East Side të Vankuverit me pacientë që përballeshin me varësinë nga drogat dhe sëmundjet mendore.

Autor bestseller i katër librave të botuar në njëzet e pesë gjuhë, Gabor është një folës i njohur ndërkombëtarisht, shumë i kërkuar për ekspertizën e tij mbi varësinë, traumën, zhvillimin e fëmijërisë dhe lidhjen mes stresit dhe sëmundjes.

Për punën e tij mjekësore dhe shkrimet novatore, atij i është akorduar Urdhri i Kanadasë, nderimi më i lartë civil i vendit të tij, si dhe Çmimi për Meritë Qytetare nga qyteti i tij i lindjes, Vankuveri. Ai është profesor i jashtëm (adjunct professor) në Fakultetin e Kriminologjisë në Universitetin Simon Fraser.

Ka lindur në janar të vitit 1944 në një familje hebreje në Hungari dhe në vitin 1956 familja e tij emigroi në Kanada. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Kolumbias ka punuar si mësues i letërsisë dhe gjuhës angleze. Më pas ka studiuar dhe është specializuar si mjek familje. Gjithë studimet dhe kërkimet e tij ua ka kushtuar traumave të jetës njerëzore.

Edhe librat e tij i janë kushtuar kësaj fushe. Në gjuhën shqipe kanë ardhur disa libra si “Kur trupi thotë jo”, “Miti i normales” dhe “Mendjet e thyera”, të sjella në shqip nga shtëpia botuese Pema. Këto libra i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave