Autor: Granit Zela
Rreth autorit
Granit Zela është përkthyes, poet, shkrimtar dhe studiues. U lind në vitin 1979. Është diplomuar për studime britanike dhe amerikane, si dhe për gjuhë dhe letërsi shqipe. Është autor i romaneve, vëllimeve me tregime, poezi dhe ese, ndër të cilat:
- “Përmbytja”, roman, 2024 (Çmimi Rexhai Surroi)
- “Secili shkruan tregimin e vet”, tregime, 2021
- “Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë: 1989–2009”, studim, 2011
- “Dodona”, roman, 2006
- “Shkronjat e errësirës”, ese, 2008
- “Psherëtimë për banalitetin”, ese, 2011
- “Fjala altar”, poezi, 2011
- “Në studion time hermetike”, poezi, 2003
- “Vdekje me dëshirë”, tregime, 2002
- “Apokalips”, poezi, 2001 (Çmimi “Kënga e Parë”, LSHASH)
Ka përkthyer në shqip vepra të rëndësishme të letërsisë anglo-amerikane, ndër të cilat:
- Henry James, “Portreti i një zonje”, 2025
- John Banville, “Znj. Osmond”, 2024
- John Updike, “Lepuri prehet”, 2023
- John Updike, “Lepuri është i pasur”, 2022
- John Updike, “Lepuri kthehet”, 2021
- John Updike, “Lepur, vrapo” 2020, (Çmimi Kombëtar i Përkthimit)
- William Faulkner, “Duke dhënë shpirt”, 2019
- William Faulkner, “Dritë e gushtit”, 2017
- Mary Shelley, “Syri i keq”, 2021
- Edgar Allan Poe, “Pusi dhe lavjerrësi”; “Shembja e shtëpisë Asher”, 2020
- Herbert George Wells, “Dyqani magjik”, 2020
- Charlotte Perkins Gilman, “Letra e verdhë e murit”, 2020.
Ka përkthyer gjithashtu pesëmbëdhjetë vepra joletrare, ndër to përmbledhjen me ese të përzgjedhura “Vetëbesimi” të Ralph Waldo Emerson-it dhe dy përmbledhje me esetë e plota të George Orwell-it.
Dr. Granit Zela është specializuar për gjuhë angleze në Teksas (SHBA, 2005, 2009), Otava (Kanada, 2006) dhe Heidelberg (Gjermani, 2005). Aktualisht është lektor universitar në Universitetin e Nju-Jorkut, Tiranë.
Ka kontribuar vazhdimisht në periodikët letrarë dhe kulturorë, me mbi dyqind përkthime artikujsh, esesh dhe shkrimesh kritike të autorëve anglo-saksonë.
Është një nga nismëtarët dhe koordinator i Forum 26. Disa nga veprat dhe përkthimet e tij i gjeni tek Leximtari.al.