Autor: Jonathan Haidt
Rreth autorit
Jonathan Haidt është psikolog social në Stern School of Business të New York University. Ai mori doktoraturën (Ph.D.) në University of Pennsylvania në vitin 1992 dhe për 16 vjet dha mësim në departamentin e psikologjisë në University of Virginia. Kërkimet e Haidt-it fokusohen në themelët intuitive të moralit dhe në mënyrën se si morali ndryshon ndërmjet kulturave — përfshirë ato progresiste, konservatore dhe liberale. Qëllimi i tij është të ndihmojë njerëzit të kuptojnë njëri-tjetrin, të bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë me respekt, madje edhe të mësojnë nga dallimet morale. Ai ka bashkëthemeluar disa organizata që zbatojnë psikologjinë morale dhe sociale në këtë drejtim, përfshirë HeterodoxAcademy.org, The Constructive Dialogue Institute, dhe EthicalSystems.org.
Haidt është autor i librave: The Happiness Hypothesis: Finding Modern Truth in Ancient Wisdom, The Righteous Mind, The Coddling of the American Mind
Ai ka botuar mbi 100 artikuj akademikë, të cilët janë cituar gati 100,000 herë. Në vitin 2019 u pranua në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Shkencave dhe u rendit nga revista Prospect ndër 50 mendimtarët më të rëndësishëm në botë. Deri më sot, ai ka mbajtur katër ligjërata TED.
Që nga viti 2018, Haidt studion ndikimin e rrjeteve sociale në dobëssimin e shëndetit mendor tek adoleshentët dhe përkeqësimin e funksionimit politik. Libri i tij më i fundit Brezi i ankthit është bestselleri nr. 1 i The New York Times:
Këtë libër e gjeni edhe në shqip tek Leximtari.al.
Po shfaqet përfundimi i vetëm
Brezi i ankthit
Bestselleri #1 i New York Times, Jonathan Haidt, shpjegon se si smartfonët po dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve. Një udhërrëfyes thelbësor për prindërit dhe mësuesit që duan të mbrojnë fëmijërinë nga bota dixhitale.