Autor: Kliton Nesturi

Kliton Nesturi ka lindur në Tiranë, më 13.10.1971. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi. Prej më se njëzet e pesë vjetësh është pjesë e jetës letrare dhe të medias shqiptare.
Kliton Nesturi është prozator, poet, publicist dhe dramaturg, – një ndër autorët me individualitet të spikatur. Krijimtaria e tij shquhet për larmi temash dhe zhanresh, në të cilat lexuesi ndesh fatin e mjaft personazheve, që në jo pak herë është edhe fati i tij. “Spaletat” është libri i tij i tretë me tregime
LIBRA TË BOTUAR:
Njeriu qe shkruante ne varreza (roman, 2025)
I lindur bohem (poezi, 2024)
Ne katin e trete nuk troket askush (tregime, 2018)
Trangeland (dramë, 2014)
Gjergj Bubani, i harruari i perkohshem (ese/monografi, 2010)
Histori tangjente (tregime, 2019)
Nje mije (roman, 2007)
I huaj ne shtepi (tregime, 2005)
Eldorado (poezi, 1997)

Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Njeriu qe shkruante ne varreza

(1)
1, 200.00 L

Shkrimtari bashkëkohor Kliton Nesturi vjen para lexuesit me një roman misteri që zbulon sekretet më të errëta të jetës në periferi. I botuar nga shtëpia botuese Botimet M & B, ky libër thyen qetësinë e një qyteti ku nuk ndodh kurrë asgjë, duke u shndërruar në një pasqyrë të thellë të absurditeteve dhe krizave morale të shoqërisë shqiptare. Një rrëfim mjeshtëror që të mban të mbërthyer nën tension të vazhdueshëm, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.