Autor: Liridon Mulaj
Rreth autorit
“Net dhe mjalte – Dita” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën
Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Net dhe mjalte – Dita
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)
Historia që do t’ju rrëfej mbase nuk mbart interes kolektiv. Ndoshta nuk ka arsye ta ndaj me lexues, por pastaj i rikthehem dhe ndjej se duhet ta nxjerr nga vetja. Ta shkëpus nga barra emocionale që më shkakton dhe të mbetet një rrëfim mbi një brez e një kohë e cila po zhduket përfundimisht, ashtu si njeriu po ndryshon përfundimisht, vendi ku kemi jetuar dhe krijuar kujtimet tona, qyteti , shteti dhe tërë bota. Shoqëria, shkolla, miqësitë e adoleshencës apo edhe fëmijëria deri diku e lumtur tashmë janë pjesë e së shkuarës dhe çuditem se si errësira arrin të përpijë kaq shumë njerëz, vende, objekte dhe frymë, kaq shpejt. Mua më mungon ajo kohë, bashkë me të edhe Tringa.