Autor: Majlinda Gonxhe Leka
Rreth autorit
Majlinda Leka (Gonxhe) ka titullin “mësues i edukimit fizik dhe trainer”, dhe “Mjeshtre” në mësimdhënie. Ajo është autore e shumë teksteve shkollore në Shqipëri dhe Kosovë. Ka trajnuar mbi 1500 mësues të edukimit fizik në të gjithë sistemin parauniversitar. Po ashtu, Majlinda Leka ka realizuar edhe shumë projekte në fushën e edukimit fizik në Shqipëri dhe Kosovë.
Së fundmi, Majlinda vjen pranë lexuesit me një seri librash me lojëra popullore dhe lëvizore në gjuhën shqip dhe në anglisht. Ky libër është një zgjidhje fantastike për të përmirësuar gjuhën angleze nëpërmjet bashkëveprimit dhe lojës, por edhe për fëmijët në diasporë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Bëjeni tuajin serinë me dy librat e parë të “22 lojëra”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint. Përmes këtij libri fëmijët tuaj do të luajnë, mësojnë dhe argëtohen njëkohësisht. Këto libra janë online edhe tek Leximtari.
Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave