Autor: Odis Toska

Odis Toska ka lindur më 27 korrik 2013 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor i ri, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij në botën e artit  dhe TV që në moshën 7-vjeçare. Në vitin 2021, ai u bë pjesë e emisionit televiziv “Në Kurthin e Piter Panit”, në sezonin e katërt, në Klan TV. Gjatë vitit 2022, Odisi mori pjesë në emisionin televiziv “Të bëftë mirë”, në sezonin e parë, në Top Channel. Po atë vit, ai interpretoi në rolin kryesor në shfaqjen teatrale “Të lundrojmë pa internet”, duke përjetuar një tjetër eksperiencë të rëndësishme në skenën teatrore. Gjatë rrugëtimit të tij artistik, Odis Toska ka marrë pjesë si aktor në disa filma dhe projekte televizive, ndër të cilat “Leaving Eden”, “Troubleshooters”, “Journalist Mission”, “Me Fat” dhe filmi me metrazh të shkurtër “Valixhja prej druri”. Ai ka interpretuar gjithashtu në serialin televiziv “Tenxherja-Kapaku”, ku spikati me rolin e djalit që shet vezë, në një nga episodet më virale të serialit. Një tjetër eksperiencë e rëndësishme në karrierën e tij është interpretimi në filmin me metrazh të shkurtër “Red Mud”, ku luan rolin kryesor, Lanin. Për interpretimin e tij në këtë film, Odisi u vlerësua me çmimin “Aktori intepretues më i mirë” në një festival filmi në Zvicër. Në moshën 13-vjeçare, Odis Toska boton librin e tij të parë, “MORENO – Mes dy botëve”, duke zgjeruar rrugëtimin e tij artistik edhe në fushën e letërsisë.

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Moreno – Odis Toska

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.