Autor: Orhan Pamuk

Orhan Pamuk është shkrimtar, akademik dhe eseist turk, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006. Ka lindur më 7 qershor 1952 në Stamboll. Pamuk vjen nga një familje e cila ishte, siç’ thotë ai vet “me orientim euro-perendimor”. Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme. Është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Motivacioni ishte: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.

VEPRAT KRYESORE TE ORHAN PAMUK

Xhevdet Beu dhe të bijtë, (turqisht: Cevdet Bey ve Oğulları), 1982

Shtëpia e heshtjes , (shqip: Sessiz Ev), 1983

Kështjella e bardhë, (turqisht: Beyaz Kale), 1985

Libri i zi, (turqisht: Kara Kitap), 1990

Jeta e re, (turqisht: Yeni Hayat), 1994

Unë jam e kuqja, (turqisht: Benim Adım Kırmızı), 1998

Bora, 2002

Muzeu i pafajësisë, (turqisht: Masumiyet Müzesi), 2008

Tëhuajsim në mendjen time, (turqisht: Kafamda Bir Tuhaflık), 2014

Flokëkuqja, (turqisht: Kırmızı Saçlı Kadın), 2015

Stambolli, (turqisht: İstanbul: Hatıralar ve Şehir), 2003

Baulja e babait, (turqisht: Babamın Bavulu), 2007

Orhan Pamyuk ka fituar disa çmime letrare si: Çmimi Milliyet Press për romanin “Xhevdet-begu dhe djemtë e tij”; Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin “Kështjella e bardhë”

Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin “Unë jam e kuqja”; Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim për opusin e tij letrar; Çmimi Nobel për Letërsi në vitin 2006. Librat e tij janë botuar nga Skanderbeg Books dhe i gjeni online tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 13 përfundimetRenditur sipas më të rejave