Autor: Rebecca Yarros

Rebecca Yarros është një nga autoret më të suksesshme bashkëkohore amerikane dhe një nga emrat më të njohur të zhanrit të ri të quajtur Romanco-fantazi (fantazi me elemente romance). Ajo është autore #1 në listën e The New York Times, USA Today dhe The Wall Street Journal, me mbi njëzet romane të botuara. Fama e saj u rrit në mbarë botën me serinë Empyrean, ku bëjnë pjesë bestseller-at Fourth Wing, Iron Flame dhe Onyx Storm, të cilët kanë fituar miliona lexues dhe janë shndërruar në një fenomen global. Këto romane

Përveç romaneve fantastike, Rebecca Yarros ka shkruar edhe romane bashkëkohore me tematika familjare, dashurie dhe sfidash personale. Veprat e saj dallohen për ritmin e shpejtë, personazhet e ndërtuar me kujdes dhe emocionet e forta që krijojnë te lexuesi. Ajo jeton në Colorado me familjen e saj dhe është bashkëthemeluese e organizatës jofitimprurëse “One October”, e cila mbështet fëmijët në sistemin e kujdestarisë familjare.

Librat e Rebecca Yarros kanë ardhur në shqip nga Bota Shqiptare dhe i gjeni tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 8 përfundimetRenditur sipas më të rejave