Autor: Renato Civili

Renato Civili është drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i qendrës së trajnimeve “Digital Academy Albania”. Ai ka trajnuar mbi 2 000 profesionistë dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, si: “Balfin Group”, banka “OTP”, “BKT”, “Credins Bank”, “Union Bank”, “Fibank”, “Porsche Albania”, “Kalemi Travel” etj. Ai është konsulent për realizimin e strategjive të marketingut dixhital dhe të shitjeve për disa biznese shqiptare dhe të huaja dhe ka mbi 15 vjet përvojë në marketing, shitje dhe menaxhim biznesi.

Renato ka mbaruar studimet “master” për administrim biznesi (MBA) në Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe studimet “bachelor” në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Informohu më shumë rreth tij dhe shërbimeve që ofron në: renatocivili.com. Ndiqe Renato Civilin në “LinkedIn”, “Instagram” dhe “Facebook”. Librin e autorit e gjeni online dhe tek libraria e Leximtari.al

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Strategjia fituese

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 350.00 L.

Dëshiron të marketosh më mirë biznesin? Ky libër është për ty! Mbështetur në përvojën e tij 10-vjeçare dhe në studimin e marketerëve më të mirë në botë, Renato Civili, ekspert i mirënjohur i marketingut në Shqipëri, të tregon hap pas hapi si të krijosh strategji të marketingut dixhital që të ndihmojnë: të rrisësh shitjet dhe të ardhurat; të fitosh klientë; të ndërtosh një biznes dhe brend të suksesshëm; të dallohesh nga konkurrentët; të ushtrosh më shumë ndikim dhe autoritet në treg. Të gjitha këto i ke vetëm 10 hapa praktikë larg. A ke guxim t’i zbatosh?