Autor: Steven Bartlett

Steven Barttlet ka qenë CEO, themelues, bashkëthemelues ose anëtar i këshillit drejtues të katër kompanive pararojë të industrisë që, së bashku, në kulmin e tyre, kanë arritur një vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarësh. Aktualisht është themeluesi i “Flight Story”-t, një agjenci marketingu novatore; themelues i “Thirdweb”-it, një kompani programesh kompjuterike; si dhe themelues i fondit të investimit të emërtuar “Flight Fund”. Në kompanitë e tij ka punësuar mijëra njerëz nga çdo cep i botës. Ka siguruar pothuaj 100 milionë dollarë investime për kompanitë e tij. Është investitor në më shumë se 40 kompani. Merr pjesë në këshillat drejtues të katër kompanive, dy prej të cilave janë aktualisht në ballë të industrive të tyre përkatëse, dhe është vetëm 30 vjeç.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Ditari i CEO-s
-10% Në fokus

Ditari i CEO-s

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 260.00 L.

Ky nuk është një libër vetëm për strategjitë e biznesit, pasi strategjitë ndryshojnë si stinët. “Ditari i CEO-s” trajton diçka shumë më të qëndrueshme: rregullat themelore dhe të forta për të ndërtuar gjëra të mëdha dhe për t’u bërë edhe vetë i madh. Këto rregulla, të rrënjosura në psikologji, shkencë dhe shekuj kërkimesh, mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht industrisë apo profesionit. Zbuloni këtë udhëzues të jashtëzakonshëm, tashmë të disponueshëm në Leximtari.