Autor: Yanis Varufakis
Rreth autorit
Yanis Varoufakis ka lindur më 24 mars 1961 dhe është një ekonomist, pedagog dhe politikan grek. Ai ka qenë akademik dhe ka shërbyer si ministri grek i Financave nga janari deri më korrik 2015, si pjesë e kabinetit të kryeministrit Aleksis Cipras. Varoufakis është Sekretar i Përgjithshëm i MeRA25, një parti politike e majtë, që prej themelimit të saj në 2018. Një ish-anëtar i Syriza-s, Varoufakis ishte anëtar i parlamentit grek nga janari deri në shtator 2015; ai rifitoi një vend parlamentar në korrik 2019.
Ai studioi matematikë dhe ekonomi në Universitetin e Birmingemit dhe në Universitetin e Eseksit, ku ai mori një doktoraturë në ekonomi. Më pas ai dha mësim ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në Universitetin e Sidneit, përpara se të kthehej në Greqi në vitin 2000 për të dhënë mësim në Universitetin e Athinës .
Në janarin e 2015-ës, Varoufakisi u emërua Ministër i Financave të Greqisë. Ai drejtoi negociatat me kreditorët e Greqisë gjatë krizës së borxhit qeveritar. Megjithatë, ai nuk arriti një marrëveshje me trojkën evropiane (Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar) që çoi në zhvillimin e referendumit të shpëtimit në vitin 2015. Referendumi hodhi poshtë kushtet e shpëtimit të trojkës dhe një ditë më pas Varoufakisi dha dorëheqjen si ministër i Financave.
Varoufakis ka shumë artikuj, studime, kërkime dhe njëherësh botoi edhe librin Teknofeudalizmi, përkthyer në shqip nga Redi Muçi dhe botuar nga Botart. Këtë libër e gjeni tek Leximtari.
Po shfaqet përfundimi i vetëm