Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 62 përfundime gjithsejRenditur sipas popullaritetit

Arti i luftes – Pema

(0)
750.00 L

“Fitorja më e mirë do të thotë të ngadhënjesh pa luftuar”, na pohon Sun Tzu – ja, “dhe pikërisht ky është ndryshimi midis njeriut të matur dhe injorant.”

Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit

(1)
2, 000.00 L

Një fenomen botëror që ka mahnitur miliona lexues. Yuval Noah Harari shpjegon historinë e njerëzimit nga Epoka e Gurit deri në Luginën e Silikonit. Pse jemi këtu? Ku po shkojmë? Zbulojeni në këtë vepër thelbësore të kategorisë Histori.

Nacionalizmi

(0)
1, 000.00 L

Një nga kritikat më të fuqishme dhe më të kthjellëta ndaj shndërrimit të kombit në makinë pushteti, interesi dhe shpirtngushtësie. Me thellësi filozofike dhe ndjeshmëri të rrallë njerëzore, Tagore mbron lirinë, dinjitetin dhe shpirtin e njeriut përballë mekanizmave çnjerëzorë të nacionalizmit modern. Një libër i shkurtër, i fuqishëm dhe jashtëzakonisht aktual.

Libri i vogel i Ikigai-t

(0)
1, 000.00 L

Zbuloni sekretin japonez për një jetë të gjatë, të lumtur dhe me kuptim! “Libri i vogël i Ikigai-t” nga neuroshkencëtari Ken Mogi ju njeh me filozofinë e lashtë që ju ndihmon të gjeni qëllimin tuaj të vërtetë në jetë. Mësoni si të gjeni gëzimin në gjërat e vogla, të jetoni në të tashmen dhe të nisni çdo ditë me energji të re. Një thesar i zhvillimit personal, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Keshtjella – Pema

(0)
1, 200.00 L

Ky roman është një nga më të rëndësishmit të autorit i cili të fut në një botë të pazakontë, ku një i huaj përpiqet të depërtojë në një sistëm të mbyllur dhe të pakuptueshëm. Secili hap e çon më thellë në mister, mes personazhesh të çuditshëm, ai përpiqet të gjejë vend për veten, por çdo rrugë duket se e çon në më shumë pasiguri. Vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.

Gjeopolitika e Republikes Islamike te Iranit

(0)
2, 000.00 L

Libri “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit”, së bashku me dy librat e tjerë: “Strategjia Ushtarake e Iranit, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake” dhe “Forcat Al-Quds, Struktura, misionet, operacionet dhe kapacitetet e tyre”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe të aktiviteteve të paligjshme dhe destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.