Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 78 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shtepiza qershize

(0)
1, 200.00 L

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

Mati: shenime udhetimesh ne luginen e mbreterve

(0)
1, 000.00 L

Një përmbledhje e shkrimeve të udhëtarëve dhe vizitorëve të huaj e vendas, që kaluan nëpër Luginën e Matit përgjatë shekujve XIX-XX  Ky libër është një përmbledhje unike e dëshmive historike dhe përshkrimeve të udhëtarëve të huaj dhe vendas që kanë kaluar nëpër Luginën e Matit gjatë shekujve XIX–XX. Ai ndërton një tablo të gjallë të kësaj krahine, duke ndërthurur historinë, gjeografinë, kulturën dhe jetën shoqërore të banorëve.