Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 38 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Freshwater – Virginia Woolf

(0)
800.00 L

Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.

Ichigo Ichie – Pema

(0)
1, 000.00 L

Mëso si ta kthesh çdo moment në një përvojë unike dhe të papërsëritshme me këtë udhëzues përfundimtar mbi artin japonez të ichigo ichie, nga autorët bestseller të librit Ikigai.

I dashur ti je trap

(0)
800.00 L

“I dashur ti je trap” nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të zhveshin nga çdo iluzion dhe të detyrojnë të shohësh veten lakuriq, pa maska, pa justifikime. Një histori provokuese që godet drejtpërdrejt thelbin e ndjenjave njerëzore, duke dëshmuar se dashuria shpesh nuk të shpëton, por të zbërthen. Zbuloni këtë rrëfim të guximshëm dhe zhbirues, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Maktub

(0)
1, 200.00 L

Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm. “Sot, diku, të pret një thesar. Mund të jetë një buzëqeshje e lehtë ose një fitore e madhe, nuk ka rëndësi. Jeta ka mrekulli të vogla dhe të mëdha.”