Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 37 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Freshwater – Virginia Woolf

(0)
800.00 L

Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.

I dashur ti je trap

(0)
800.00 L

“I dashur ti je trap” nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të zhveshin nga çdo iluzion dhe të detyrojnë të shohësh veten lakuriq, pa maska, pa justifikime. Një histori provokuese që godet drejtpërdrejt thelbin e ndjenjave njerëzore, duke dëshmuar se dashuria shpesh nuk të shpëton, por të zbërthen. Zbuloni këtë rrëfim të guximshëm dhe zhbirues, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Ne orbite

(0)
1, 000.00 L

Ky libër është për ata që dikur i kthenin shishet në anije kozmike magjike, për ata që shohin penelatat e William Turnerit në peizazhet e përmbytura nga drita, për ata që pluskojnë e vërtiten në thellësitë e një ëndrre dhe për ata që kanë kuptuar se ne ekzistojmë në një lulëzim të përkohshëm jete e dijeje – një shpërthim veror, i shkurtër sa një rrahje qepallash.