Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 118 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Motion leadership

(0)
2, 000.00 L

Zbuloni sekretet e udhëheqjes së suksesshme me “Motion leadership” nga eksperti i njohur Michael Fullan! Ky libër është një udhëzues konciz dhe praktik për këdo që kërkon të kthehet në një agjent të vërtetë ndryshimi, duke nxitur individët dhe organizatat drejt zhvillimit dhe suksesit. Ndryshoni mënyrën se si menaxhoni sfidat e përditshme, me këtë libër tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Nacionalizmi

(0)
1, 000.00 L

Një nga kritikat më të fuqishme dhe më të kthjellëta ndaj shndërrimit të kombit në makinë pushteti, interesi dhe shpirtngushtësie. Me thellësi filozofike dhe ndjeshmëri të rrallë njerëzore, Tagore mbron lirinë, dinjitetin dhe shpirtin e njeriut përballë mekanizmave çnjerëzorë të nacionalizmit modern. Një libër i shkurtër, i fuqishëm dhe jashtëzakonisht aktual.

Si u bera i pasur

(0)
700.00 L

Në këtë libër biznesmeni dhe filantropi më i madh amerikan John D. Rockefeller ndan këshilla dhe fjalë të mençura për këdo, sidomos për njerëzit e botës së biznesit. Ai konsiderohet njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë.

Ora e zemres

(0)
1, 000.00 L

Një rrëfim thellësisht prekës e depërtues nga një prej psikoterapistëve më të shquar të kohës sonë, Irvin D. Yalom. “Ora e zemrës” zbulon sfidat, të fshehtat dhe triumfet e një praktike krejt të pazakontë: seanca terapie të vetme dhe njëorëshe. Një eksplorim magjepsës i mendjes njerëzore dhe fuqisë shëruese të fjalës, tashmë i disponueshëm në Leximtari.