Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 42 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Histori gazmore

(0)
1, 100.00 L

Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën. Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.

Udha fisnike e tetefishte e Budes – Sangharakshita

(0)
1, 200.00 L

Sangharakshita eshtë një nga figurat kryesore në budizmin perëndimor dhe themeluesi i komunitetit budist Triratna. Ai ia kushtoi jetën e tij përkthimit dhe percjelljes së budizmit si një traditë e gjallë për njerëzit e sotëm.

Bota e padukshme e adoleshences – Valbona Banka

(0)
600.00 L

Autorja e letersise per femije, Valbona Banka, fituese e Çmimit të Panairit Tirana 2025, vjen me një tjetër roman për lexuesit e rinj: “Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo i pakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.

Oficeri I Hitlerit – Viktor Canosinaj

(0)
900.00 L

Në shumë nga luftërat e pafunda të racës njerëzore pjesa më ë madhe e atyre që vishen me uniforme ushtarake nuk kanë lidhje as me luftën as me uniformën. Kjo është historia e jashtëzakonshme e një oficeri të Hitlerit dhe e një partizaneje shqiptare, e parë në një këndvështrim të ri për Luftën Nacionalçlirimtare.

Ishulli i kafsheve – Malusa Kosgran

(0)
900.00 L

Artur Paçe është 14 vjeç, fëmijë i vetëm, tip i mbyllur dhe numëron gjithçka: shkallët, yjet, hapat e tij. Arturi është autori i “Ishullit të kafshëve”, një libër komik, në të cilin rrëfen çfarë ndodh me të dhe familjen e tij, me banorët e ishullit ku jeton dhe me Stella Errerën, për të cilën dëshiron shumë që të bëhet shoqja e tij. Në librin e tij ai është Bianko, një ari polar, dhe çdo banor i vërtetë i ishullit është një kafshë. Gjithçka shkon mirë deri në natën e yjeve që bien, kur Arturi dhe Bianko shprehin të njëjtën dëshirë dhe ajo merr formë. Në të dy ishujt.

Ajo kerkonte nje hero

(0)
800.00 L

Autori më i dashur i të rinjve, Viktor Canosinaj, rikthehet me një roman të fuqishëm që godet në zemër të sfidave të adoleshencës. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Meriyll”, ky botim i ri trajton hapur krizën e identitetit dhe fenomenin e dhunës mes moshatarëve. Një libër shqip i domosdoshëm për çdo adoleshent që kërkon të gjejë rrugën e tij, si dhe për prindërit që duan t’i kuptojnë ata.

Gjejeni këtë rrëfim kurajoz në Leximtari.

Toroboti dhe Robotinka

(0)
800.00 L

Një aventurë origjinale, plot miqësi, guxim dhe të papritura, që të ndez imagjinatën dhe zemrën. Një libër i bukur për fëmijët kureshtarë nga 10 vjeç, shumë i përshtatshëm për ta rekomanduar në shkollat nëntëvjeçare!

Behu drita qe ke lindur te jesh

(0)
3, 000.00 L

Një udhëtim shpirtëror që zgjon kujtesën e dritës brenda teje. Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë  gjithmonë më shumë se trup, më shumë se mendje, ke qenë një qenie që mban universin në frymëmarrjen e vet.